• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Sondazhi në LA Times, i vetmi që gjeti rezultatin e zgjedhjeve

by Java News
09/11/2016 12:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Eduard Zaloshnja
Portali amerikan RealClearPolitics raportonte një ditë para zgjedhjeve të SHBA-së sondazhet më të fundit rreth garës Clinton-Trump, si dhe llogariste mesataren e tyre. Mesatarja e sondazheve të fundit tregonte një epërsi të Clinton-it me 3.2 pikë përqindje. Por vetëm njëri nga këta sondazhe – ai i gazetës me prirje të majta Los Angeles Times – tregonte një epërsi të Trump-it me 3 pikë përqindje në rang kombëtar.

Mediat e tjera – ku përfshihen media me prirje të djathta, të majta e të qendrës – si Bloomberg, IBD, Economist, ABC, Washington Post, FOX News, Monmouth, NBC News, Wall Street Journal dhe CBS News parashikonin një epërsi të Clintonit në rang kombëtar prej 1-6 pikësh përqindje.

Në fakt, sondazhi i LA Times ndryshonte ndjeshëm nga mesatarja e RealClearPolitics edhe katër vjet më parë – një ditë parazgjedhjeve të atëhershme ai tregonte një epërsi të Obamës prej 3.5 pikësh, ndërsa mesatarja e RealClearPolitics tregonte një epërsi prej vetëm 0.5 pikësh. Dhe Obama i fitoi zgjedhjet me 4 pikë epërsi…

Nga pikpamja metodologjike, sondazhi LA Times, i cili kryhet nga statisticienët e Universitetit të Kalifornisë së Jugut, ndryshon prej të tjerëve si nga natyra e kampionit (rreth 3000 të anketuar që intervistohen çdo javë, krahasuar me rreth 1000 që përdorin mediat e tjera në çdo sondazh të veçantë), ashtu edhe nga karakteri probabilitar i pyetjeve rreth votimit. Kështu, në sondazhin LA Times, nuk pyetet vetëm se për kë është i prirur i anketuari të votojë, por edhe për probabilitetin që ka i anketuari të shkojë të votojë ditën e votimit për kandidatin e parapëlqyer.

Duke kombinuar probabilitetet e atyre që kanë votuar para katër vjetësh për kandidatin demokrat, me ato të atyre që kanë votuar për kandidatin republikan ose që nuk kanë votuar fare para katër vjetësh, sondazhistët e LA Times, llogaritën se sa vota mund të merrte Trumpi e sa Clintoni.

Next Post
Lul Berisha kërkon lirinë, ja pse

Lul Berisha kërkon lirinë, ja pse

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com