Ashtu si shumica e qytetarëve në botë edhe qytetarët shqiptarët nuk janë indiferentë për konfliktin midis Izraelit dhe Palestinës.
Ne gjetjet e Barometrit në Euronews Albania del se shqiptarët informohen shpesh për situatën në fjalë. 40,2 përqind e tyre janë shumë të shqetësuar për këtë konflikt, ndërkohë 54 përqind kanë frikë përhapjen e tij në rajonin tonë.
Si pothuajse çdo vend edhe Shqipëria apo më saktë qytetarët e saj kanë mbështetje të ndryshme për palët në konflikt, por Barometri vëren se tendenca tek shqiptarët është të mbështesin Palestinën në këtë konflikt. Ndryshe nga perceptimi tyre për mbështetjen e qeverisë shqiptare të cilët qytetarët e lexojnë si 28,2 për Izraelin dhe 19,7 për Palestinën dhe 25,1 përqind të dyja njesoj.
45 përqind mbështesin Palestinën, 9,2 përqind palën izraelite, 34,1 përqind të dyja njësoj dhe 11,6 përqind pergjigjen nuk e di, në pyetësorin e Data Centrum.
Shumica e përkrahësve të Palestinës si edhe në vendet e tjera janë më të rinjtë me 51 përqind dhe kjo mbështetje ulet në grupmoshat më të rritura me 42 përqind tek 44 vjeçarët.
Shqiptarët shprehen qartë edhe për zgjidhjet e mundshme të konfliktit. Sipas tyre, 63,2 përqind mendojnë se zgjidhja është krjimi i dy shteteve të pavaruara dhe 15,7 përqind një shtet të përbashket ku palët të bashkëjetojnë.
/a.d