• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sondazhi: Kryemadhi më pak e besueshmja, ja si renditen Rama, Basha e Berisha

by Java News
15/03/2019 08:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përpos nivelit të besueshmërisë së shqiptarëve tek krerët e politikës shqiptare, në rang kombëtar, perceptimit të situatës politike në vend dhe pritshmërive për zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019, sondazhi i institutit italian “GPF Inspiring Research”, i sjellë për publikun nga Report Tv, ka prodhuar rezultate edhe mbi popullaritetin e krerëve të politikës shqiptare në 12 qytetet kryesore në vend. Po përveç rezultateve mesatare në rang kombëtar, cili është niveli i besueshmërisë i 5 liderëve politikë në nivel vendor?

Edi Rama

Kryeministri Edi Rama, i cili sipas sondazhit është politikani më i besuar në Shqipëri, me një diferencë të thekuar me Sali Berishën, Lulzim Bashën, Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin, ka popullaritet më të lartë në Elbasan dhe më të ulët në Berat. Konkretisht, të pyetur se cila figurë politike ju duket me e sinqertë në deklaratat e veta publike, 75.5% të qytetarëve të pyetur në Elbasan kanë zgjedhur kryeministrin Edi Rama. Ndërsa në Berat, Ramës i besojnë 37.5% të të pyeturve. Pas Elbasanit, vjen Gjirokastra, ku 68.9% të qytetarëve i besojnë Ramës, i ndjekur nga Tirana me 68.4%, Vlora me 64.5%, Shkodra me 64.3%, Korça me 63.3%, Lezha me 58.2%, Durrësi me 49.3%, Fieri me 45.1 % dhe Dibra me 40.5%. Por nëse kryeministri Edi Rama ka besueshmërinë më të ulët në Berat me 37.5%, niveli më i lartë i besueshmërisë për kryetarin e opozitës, Lulzim Basha, është në Vlorë me 26.2%.

Berisha dhe Basha

Ashtu si në të gjithë Shqipërinë, edhe sipas qyteteve, ish-kryeministri Sali Berisha vijon të ketë popullaritet më të madh se sa pasardhësit i tij politik në krye të PD, Lulzim Basha. Edhe pse Basha drejton prej pesë vitesh partinë kryesore në opozitë, shqiptarët, të cilët në rastin konkret mund të identifikohen me demokratët, vijojnë t’i besojnë më shumë Sali Berishës. Ky i fundit, sipas sondazhit, popullaritetin më të madh e gëzon në Kukës me 51.7%, ndërsa më pak popullaritet ka në Gjirokastër me vetëm 4.8% dhe në Vlorë me 8.9%. Ndërkaq, pas Kukësit, Berisha ka popullaritet më të madh në Fier me 30.6% dhe në Berat me 25%. Nga ana tjetër, kryetari i PD, Lulzim Basha, sipas sondazhit, ka popullaritetin më të madh në Vlorë me 26.2%, ndërsa më pak i besojnë në Korçë me vetëm 3.4%. Në Tiranë besueshmëria për Bashës është 12.4%, në Shkodër 3.6%, në Lezhë 16.1%, në Kukës 6.5%, në Gjirokastër 18.3%, në Fier 10.8.%, në Elbasan 6.7%, në Durrës 6.3%, në Dibër 18.6% dhe në Berat 5.1%. Nga 12 qytetet, Basha dominon mbi Berishën vetëm në Vlorë, Gjirokastër dhe Dibër. Në total, popullariteti i Berishës është 20.8%, ndërsa i Lulzim Bashës është 9.8%.

Meta dhe Kryemadhi

Edhe në kampin e LSI, Ilir Meta rezulton me më shumë popullaritet se sa Monika Kryemadhi. Sipas sondazhit të sjellë nga Report Tv, në bashkëpunim me institutin Italian “GPF Inspiring Research”, presidenti Ilir Meta është më i besueshëm në Berat me 32% dhe më pas i besueshëm në Lezhë dhe Elbasanin me vetëm 0.1%. Në Vlorë, Metës i besojnë vetëm 0.3% të të pyeturve, në Tiranë 0.4%, në Shkodër, 10.9%, në Kukës 0.2%, në Korçë 14.2%, në Gjirokastër 4%, në Fier 12%, në Durrës 11.7% dhe në Dibër 18.6%. Ndërkaq, kryetares së LSI, Monika Kryemadhit, në Tiranë, Kukës dhe Shkodër i besojnë vetëm 0.1% të të pyeturve. Në Vlorë, në Lezhë dhe në Berat i besojnë vetëm 0.2% të të pyeturve. Në Fier besueshmëria e kryetares së LSI është 0.8.%, në Elbasan 1.1% dhe në Gjirokastër 4 %. Zonja Kryemadhi ka popullaritetin më të madh në Dibër me 12.5%, më pas në Durrës me 10% dhe Korçë me 7%. Në total tek zonjës Kryemadhi i besojnë 2.7% të shqiptarëve, ndërsa ish-kryetarit të LSI, Ilir Meta, sot President, i besojnë 8.9%

 

 

/a.meta

Next Post
ZYRTARE/ Johnny Depp s’do të jetë më Jack Sparrow në filmin e ri të sagës “Pirates of the Caribbean”

ZYRTARE/ Johnny Depp s'do të jetë më Jack Sparrow në filmin e ri të sagës “Pirates of the Caribbean”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Evropa mblidhet në Dublin, 48 liderët e kontinentit në alarm për luftën hibride! Diskutohen sulmet dhe kërcënimet që trondisin sigurinë

Evropa mblidhet në Dublin, 48 liderët e kontinentit në alarm për luftën hibride! Diskutohen sulmet dhe kërcënimet që trondisin sigurinë

November 12, 2026
Sfida me Finlandën/ Stadiumi i tejmbushur, 3 pikë në lojë për kreun dhe një arbitër me histori polemikash! Shqipëria kërkon reagimin

Liga e Kombeve/ Historiku i përballjeve direkte, statistikat në favor të Finlandës, Shqipëria kërkon 3 pikët dhe vendin e parë!

November 12, 2026
Prokuroria e mori në pyetje për katër orë kreun e Spitalit Fier, Arben Voja shoqërohet drejt dhomave të paraburgimit!

Prokuroria e mori në pyetje për katër orë kreun e Spitalit Fier, Arben Voja shoqërohet drejt dhomave të paraburgimit!

November 12, 2026
“Kërkojmë informacione nga Departamenti i Drejtësisë”- Lobimi i LSI-së në SHBA, Kryemadhi: Negociatat i bëra unë, Meta s’kishte dijeni!

“Kërkojmë informacione nga Departamenti i Drejtësisë”- Lobimi i LSI-së në SHBA, Kryemadhi: Negociatat i bëra unë, Meta s’kishte dijeni!

November 12, 2026
“Po s’u nda nga Berisha, PD nuk ka të ardhme”- Spaho: E destinuar të dështojë, po vuan atë që ka gatuar vetë! Po ndjen riskun e humbjes së…

“Po s’u nda nga Berisha, PD nuk ka të ardhme”- Spaho: E destinuar të dështojë, po vuan atë që ka gatuar vetë! Po ndjen riskun e humbjes së…

November 12, 2026
Korçë, 4 drejtues automjetesh të arrestuar nga Rrugorja dhe mbi 1100 gjoba në një javë!

Korçë, 4 drejtues automjetesh të arrestuar nga Rrugorja dhe mbi 1100 gjoba në një javë!

November 12, 2026
Putin refuzon kompromiset territoriale dhe kundërshton trupat paqeruajtëse në Ukrainë: Evropa të vendosë për luftë apo paqe!

Putin refuzon kompromiset territoriale dhe kundërshton trupat paqeruajtëse në Ukrainë: Evropa të vendosë për luftë apo paqe!

November 12, 2026
PS ka vendosur kufi pritjeje 30 nëntorin për Reformën, Gjiknuri thirrje PD-së: Flasim më vonë për sistemin, të kalojmë ndryshimet për vendoret!

PS ka vendosur kufi pritjeje 30 nëntorin për Reformën, Gjiknuri thirrje PD-së: Flasim më vonë për sistemin, të kalojmë ndryshimet për vendoret!

November 12, 2026
Zjarr i madh pranë Paraburgimit të Vlorës, rrezikohen edhe banesat përreth! Aksion për shuarjen e flakëve, dyshohet se…

Zjarr i madh pranë Paraburgimit të Vlorës, rrezikohen edhe banesat përreth! Aksion për shuarjen e flakëve, dyshohet se…

November 12, 2026
Ligji për Specialen në Kuvend, partitë me qëndrime të ndryshme, votimi shtyhet për të premten

Ligji për Specialen në Kuvend, partitë me qëndrime të ndryshme, votimi shtyhet për të premten

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In