• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Sondazhi/ Kancelarja Merkel besohet dhe vlerësohet më shumë se Biden, Putin, Xi Jinping dhe Macron

by Java News
24/09/2021 12:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kancelarja në largim e Gjermanisë Angela Merkel vazhdon të gëzojë një reputacion të mirë jashtë Gjermanisë dhe asaj i besohet më shumë se Joe Biden, Vladimir Putin, Xi Jinping ose Emmanuel Macron, sipas një sondazhi të ri të publikuar nga Qendra Kërkimore Pew.

Cilat janë gjetjet e studiuesve?

Qendra Kërkimore Pew është një qendër jopartiake me qendër në Uashington D.C, e cila kryen sondazhe, kërkime demografike dhe analiza përmbajtjeje. Raporti i fundit ka grumbulluar të dhëna nga 16 sondazhe publike në vendet me ekonomi të përparuara.

Kancelarja gjermane mori vlerësimin më të lartë të besimit në krahasim me udhëheqësit e SHBA, Rusisë, Kinës dhe Francës.

77% e të anketuarve shfaqën besimin se Merkel do të bënte gjënë e duhur në lidhje me çështjet ndërkombëtare. Megjithatë mendimi pozitiv nuk ishte i dallueshëm në Greqi, ku vetëm 30% e të anketuarve kishin besim se Merkel po bënte gjënë e duhur. Qeveritë greke dhe gjermane janë përplasur vazhdimisht gjatë krizës së borxhit në eurozonë, e cila mbi një dekadë më parë paralizoi ekonominë e Greqisë.

Po gjermanët dhe europianët e tjerë?

Angela Merkel gëzon gjithashtu besimin e gjermanëve që kur u zgjodh kancelare. Më shumë se 2/3 e tyre e kanë ruajtur këtë besim gjatë gjithë rrugëtimit të saj.

Në vitin 2021 shifrat janë akoma më të larta, ku 77% e të anketuarve kanë besim tek udhëheqësja e tyre, e cila i jep fund karrierës së saj politike pas zgjedhjeve parlamentare të kësaj jave.

Anketuesit gjithashtu e shtrinë studimin në tetë vende të tjera europiane, përfshirë Francën, Britaninë e Madhe dhe Italinë. Shtatë nga 10 persona në vendet e anketuara janë të bindur se Merkel do të bëjë gjënë e duhur në bashkësinë ndërkombëtare. Ndërsa në Holandë dhe Suedi, nëntë në 10 persona mendojnë njësoj.

Cilat janë ndjenjat e përgjithshme ndaj Gjermanisë?

Studimi nxorri në pah se 79% e të anketuarve kanë konsideratë për shtetin gjerman.

Ata gjithashtu mendojnë se qeveria gjermane e menaxhoi siç duhet pandeminë e COVID-19, më mirë se Organizata Botërore e Shëndetësisë, Kina, Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara.

Tetë nga 10 vetë të pyetur në Greqi, mendojnë se Gjermania ka shumë ndikim. Të njëjtin shqetësim ndanë edhe shumica e italianëve dhe spanjollëve./DW/

g.kosovari

Next Post
Operacioni “Buna 2021”, arrestohen 8 persona dhe shpallet në kërkim 1 mjek

Operacioni “Buna 2021”, arrestohen 8 persona dhe shpallet në kërkim 1 mjek

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

Si funksionon makineria gjigante e SHBA-së për shpëtimin e pilotëve?

April 3, 2026
“Kanë pesë dekada që na urrejnë”, Trump konfirmon pjesëmarrjen e SHBA-ve në operacionin kundër Iranit

Trump pas rrëzimit të avionëve në Iran: Jemi në luftë, kjo nuk ndikon në negociata!

April 3, 2026
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuari me precedentë për armë dhe drogë

April 3, 2026
Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

Papa Leo XIV mban kryqin gjatë gjithë procesionit në Koloseum, i pari në dekada

April 3, 2026
Gogu replikë me Berishën: Zotëria i 21 janarit ka diskriminuar duke vrarë e torturuar njerëz! U përpoq të nënshtrojë KLSH kur…

“Harta, shkaktare e vonesave”, Gogu: Zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK? Nevojitet dialog i kujdesshëm

April 3, 2026
Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

Muxhahedinët na rrezikojnë? Gjenerali shqiptar zbulon të “fshehtat”: Ka të rekrutuar…

April 3, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Sikur opozita të drejtohej prej Luigj Gurakuqit?!

April 3, 2026
Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

Irani refuzon armëpushimin 48-orësh të SHBA, dështojnë përpjekjet për negociata në rajon

April 3, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Si mund ta vejë Dado gjithë shtetin para?”, Hoxha: Ramës do t’i vijë dita ta provojë në lëkurën e tij atë që po i ndodh Veliajt

April 3, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Nëse gjykata vërteton padinë e Veliajt ndaj Dados, prokurori duhet të lërë sistemin”

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In