• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

SONDAZHI\ Ja kë zgjedhin shqiptarët mes Biden, Trump, Putin, Erdogan, Melonit…

by Java News
11/05/2024 09:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Barometri në Euronews Albania këtë të premte ka pyetur qytetarët për pëlqyeshmërinë e disa liderëve botërore dhe evropianë. Krerët e shteteve më të rëndësishme janë vendosur përballë opinionit dhe vlerësimit të tyre për të kuptuar pëlqyeshmërinë e shqiptarëve.

Vladimir Putin, Presidenti i Rusisë, është njëri prej liderëve më të pa vlerësuar nga qytetarët. Nga 1000 të intervistuar ballë për ballë, 85.2% e tyre kanë mendim negativ për Presidentin e Rusisë, ndërkohë vetëm 5.6% kanë mendim pozitiv dhe 6.3% shprehen nuk e di.

Nga ana tjeter Presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenski gëzon mendim pozitiv nga shumica e të anketuarve. Janë 75,1 % e të intervistuarve që kanë vlerësim pozitiv për Presidentin e Ukrainës, përkundër 11,1 % të të pyeturve që kanë mendim negativ për të dhe 8.4 % e tyre nuk e njohin.

Nga liderët evropianë janë vendosur krerët e shteteve më të fuqishme në Evropë nga Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania,dhe Italia. Pëlqyeshmërinë më të madhe mes shqiptarëve ndaj liderëve evropianë e ka Giorgia Meloni me 71,5 % e të anketuarve.
Olaf Scholtz Kancelari Gjerman dhe Emmanuel Macron Presidenti i Francës janë pak a shumë në të njëjtat nivele të përqindjes së pëlqyeshmërisë me 59,7 % Scholtz dhe 57,3 % Macron.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak ka pëlqyeshmëri në nivelin 41.5 % e të anketuarve.

Ndërsa përsa i përket mendimit negativ për liderët evropianë, shqiptarët e kanë më të ulët mendimin negativ për Olaf Scholtz me 8,7 %, Georgia Meloni 13, 1%, Emanuel Macron 18,1 % e të anketuarve dhe 19,6 % për Rishi Sunak.

Në listën e liderëve të vendosur përballë qytetarëve nga Barometri janë edhe liderët e vendeve të rajonit tonë. Aleksandër Vuçiç, Presidenti i Serbisë, Kyriakos Mitsotakis, Kryeministri i Greqisë dhe Rexhep Taip Erdogan, Presidenti i Turqisë kanë kaluar filtrin e vlerësimit të qytetarëve dhe renditja për mendimin pozitiv apo negativ mes tyre është si më poshtë.

Mos pëlqyeshmërinë më të madhe mes të tre liderëve të rajonit për shqiptarët e ka Aleksandër Vuçiç me 80.8% që kanë mendim negativ për të.

Më pas vjen Kryeministri grek me 46,9 % e të anketuarve që kanë mendim negativ për të, dhe i fundit Erdogan me mos pëlqyeshmërinë më të ulët 15,1 %.

E kundërt është renditja për pëlqyeshmërinë, i pari është Erdogan me 71,8 % e të pyeturve që kanë mendim pozitiv për të, më pas Mitsotakis me 28,1 % të pëlqyeshmërisë, dhe në fund pëlqyeshmërinë më të ulët e ka Aleksandër Vuçiç 6,9 %.

6 muaj përpara zgjedhjeve në SHBA, Barometri ka vendosur shqiptarët përballë tre pyetjeve, 1- për fituesin e mundshëm të zgjedhjeve presidenciale 2-kush mendojnë ata se është më mirë të fitojë marrë parasysh realitetin në botë sot 3-kush është më mirë të fitojë për interesin e shqiptarëve në rajon.

Në të treja pyetjet përgjigjet e qytetarëve shqiptarë janë përkthyer në shifra konkrete. Në pyetjen e parë: “Në zgjedhjet për president të SHBA-ve mes dy kandidatëve kryesorë Biden dhe Trump kush do të fitojë?”

46,2% e të anketuarve mendojnë që zgjedhjet presidenciale në SHBA i fiton Donald Trump dhe 33,7% e tyre mendojnë që i fiton Joe Biden.

Në pyetjen e dytë: “Marrë parasysh situatën në botë aktualisht, kush është më mirë të fitojë sipas jush?”

43,5 % e të anketuarve mendojnë që është më mirë për situatën në botë të fitojë Donald Trump dhe 36,5% e tyre mendojnë që është më mirë të fitojë Joe Biden.

Në pyetjen e tretë: “Po për interesin e Shqipërisë, Kosovës dhe shqiptarëve në rajon kush është më mirë të fitojë mes Biden dhe Trump?”

40% e të anketuarve mendojnë që është më mirë të fitojë Donald Trump për Shqipërinë dhe Kosovën, ndërsa 37,7% e tyre mendojnë që është më mirë të fitojë Joe Biden për interesin e Shqipërisë dhe Kosovës. Euronews

Next Post
Vdekja e eskortave nga Ukraina/ Çfarë po ndodh me prostitucionin e huaj në Shqipëri?!

Vdekja e eskortave nga Ukraina/ Çfarë po ndodh me prostitucionin e huaj në Shqipëri?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndahet Çmimi Nobel për Mjekësinë, tre shkencëtarët që e fituan

Ndahet Çmimi Nobel për Mjekësinë, tre shkencëtarët që e fituan

October 5, 2026
Spahiu mesazh studentëve të Mjekësisë: Teknologjinë në duar, shkencën në mendje dhe njeriun në qendër

Spahiu mesazh studentëve të Mjekësisë: Teknologjinë në duar, shkencën në mendje dhe njeriun në qendër

October 5, 2026
Konferenca Ndërqeveritare, Balla: Shqipëria europiane që po ndërtojmë është një histori suksesi

Reforma territoriale, Balla: PS do ta votojë, deputetët duhet të jenë të gjithë të pranishëm

October 5, 2026
Andrew kundërshton në gjykatë kontrollet e policisë pas arrestimit për çështjen Epstein

Andrew kundërshton në gjykatë kontrollet e policisë pas arrestimit për çështjen Epstein

October 5, 2026
Braçe dhe Sinaj kundër hartës së re territoriale, debate në Grupin Parlamentar të PS

Braçe dhe Sinaj kundër hartës së re territoriale, debate në Grupin Parlamentar të PS

October 5, 2026
Zgjerimi i Bashkimit Europian në kohë lufte dhe pasigurie

Zgjerimi i Bashkimit Europian në kohë lufte dhe pasigurie

October 5, 2026
Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët

Miku gjerman që erdhi t’u diktonte shqiptarëve demokracinë tjetër

October 5, 2026
Krishtlindjet, Begaj nga Katedralja Ngjallja e Krishtit: Kjo ditë duhet të na bëjë të duam më shumë njëri-tjetrin! Të ndihmojmë më të dobëtit!

Begaj mesazh magjistratëve të rinj: Profesioni kërkon integritet dhe përgjegjësi!

October 5, 2026
“Drejtësia sot funksionon me 73.6% të kapacitetit”, Sadushi: Mungesa e gjyqtarëve, problemi themelor i sistemit

Shkolla e Magjistraturës, Sadushi: Pavarësia e gjyqtarit nuk është privilegj, por garanci e qytetarit

October 5, 2026
Berisha: Ergys Agasi dhe Vlora Hyseni kanë nisur të flasin se e kanë kuptuar se Rama i ka shitur

Berisha: Ergys Agasi dhe Vlora Hyseni kanë nisur të flasin se e kanë kuptuar se Rama i ka shitur

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com