Qarku Elbasan
Qarku i Fierit konfirmon bindjet e majta. Ky është rezultati i sondazhit të Ora News dhe IPR Marketing sipas të cilët nëse qytetarët fierakë do të votonin sot, PS do të merrte 54.7% të votave ose 9-10 mandate deputetësh nga 16 në total që ka ky qark. Ne te ketyre te dhenave PS merr deri në 10 mandate, PD 5, LSI 1
Krahasuar me 2013, PS ka një rritje në përqindje. Në 2013 kishte marrë vetëm 44.2%. Partia Demokratike do të merrte vetëm 24.7% ose 4-5 mandate. Në 2013 demokratët kishin marrë 22.9%. LSI ka marrë vetëm 9.6% të votave ose 1-2 mandate. Në 2013 mori 9.7% të votave.
LIBRA e Blushit ka marrë 3.6% të votave ose 0-1 mandate. PDIU 3% të votave ose 0-1 mandate. Kjo parti ka një rënie krahasuar me 2013 ku kishte marrë 4.5% të votave. Rënie ka shënuar edhe PR që merr vetëm 1% të votave nga 1.9% në 2013, por nuk kalon pragun elektoral bashkë me partitë e tjera të vogla, të cilat nuk marrin asnjë mandat deputeti.
Sqarim: Në sondazh janë intervistuar 1000 persona të ndarë sipas gjinisë, moshës, vendbanimit. Telefonatat janë zhvilluar nga telefonat fiks dhe celular. Për të marrë përgjigjet është përdorur një Call Center nga e cila mund të telefonojnë telefonat celular dhe fiks. Për të zbuluar se në cilën zonë janë zgjedhësit, janë pyetur se ku banojnë.
Nëse qytetarët e Durrësit do të votonin sot, PS do të merrte 42.2% të votave ose 6 mandate deputetësh nga 14 deputetë në total që ka qarku. Nga rezultatet e sondazhit të publikuar në Tonight Ilva Tare vihet re një rritje e PS krahasuar me 2013 ku ka marrë vetëm 39.2% të votave.
E dyta renditet PD me një mandat më pak, ku ka marrë 35.5% të votave ose 5 mandate. në 2013, PD ka marrë 34% të votave. Ndërkohë LSI ka marrë 12% të votave, ku lufton për 1-2 mandate. Në 2013 ka marrë 7.5% të votave. LIBRA e Blushit lufton edhe në këtë qark për një mandat deputeti.
Ka marrë 3.1% të votave. Për një mandat lufton edhe PDIU me 3% të votave nga 2.4% që ka marrë në 2013. Rënie të madhe ka PR që ka marrë vetëm 1% të votave nga 6.8% në 2013. Nuk merr asnjë mandat. Poshtë pragut elektoral pozicionohen të gjitha partitë e tjera të vogla.
PS 7 mandate në Elbasan, PD 4, LSI 2, LIBRA dhe PDIU luftojnë për 1
Nëse qytetarët e Elbasanit do të votonin sot, Partia Socialiste do të dilte forcë e parë në këtë qark me 49.5% të votave. Rezultatet e sondazhit të publikuar mbrëmjen e sotme në Tonight Ilva Tare te IPR Marketing e nxjerrin këtë parti me një rritje edhe nga 2013 ku kishte marrë 43.3%. E përthyer në numër mandatesh, PS merr 7 deputetë në Elbasan.
Ndërkohë Partia Demokratike pozicionohet e dyta me 29.5% të votave nga 27% që kishte marrë në 2013, duke rrëmbyer katër mandate deputetësh.
LSI shënon rënie në Elbasan. Ka marrë 10% të votave nga 10.6% në 2013. Merr 1-2 mandate deputetësh. Rënie ka dhe PDIU që ka marrë 5.5% të votave nga 7.0 në 2013. Lufton për një mandat deputeti.
Edhe LIBRA e Blushit ka pritshmëri në këtë qark, ka marrë 3% të votave dhe lufton për një mandat. Rënie ka Partia Republikane, nga 3.6% të votave që ka marrë në 2013 në këtë sondazh merr vetëm 1% të votave, duke mos kaluar pragun elektoral. Poshtë pragut pozicionohen të gjitha partitë e tjera elektorale.