• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sondazhi i “Source Group” dhe AP: Në Berat dominon PS-ja, LSI në zhdukje e sipër

by A R
23/02/2021 18:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rezultatet e dy palë zgjedhjeve të fundit në Shqipëri, 2017 dhe 2013, sikurse edhe matjet e opinionit publik përgjatë këtij katërvjeçari, tregojnë një zhvendosje të elektoratit kah e majta, por edhe kah qendra. Për pasojë, ky process shoqërohet me largim të elektoratit nga e djathta dhe sidomos nga partitë më të vogla.

Në këtë kontekst janë edhe të gjeturat e sondazhit të realizuar nga Albanian Post dhe Source Group, për Qarkun e Beratit, në javën e fundit të janarit. Në aspektin teknik, sondazhi është realizuar me mostër përfaqësuese për qarkun dhe njësitë përbërëse: Bashkia Berat, Ura Vajgurore, Skrapari, Poliçani dhe Kuçova. Përveç qendrave kryesore të qarkut, janë realizuar anketa edhe në dy komuna – Otllak dhe Kurtali, për shkak të koncentrimit të votuesve.

Si rrjedhojë, grafiku për Qarkun e Beratit tregon qartë rënien e madhe të përkrahjes për Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe një rënie deri diku të ndjeshme të Partisë Demokratike.

Deklarimi i votës 

Në zgjedhjet e vitit 2017, në Qarkun e Beratit LSI-ja kishte marrë 19 mijë e 764 vota, apo 23.62%, duke dalë partia e dytë në atë zonë zgjedhore. Ndërsa, tani sondazhi e e nxjerr me 2.6%, që nënkupton tkurrje për 88.99% të votës së LSI-së, apo përkthyer në pikë të përqindjes, i bie që vota për subjektin që udhëhiqet nga Monika Kryemadhi të jetë zvogëluar për 21.02 pikë.

Ky disponim qytetar karshi Lëvizjes Socialiste për Integrim del në pah edhe përmes deklarimit të votës të të anketuarve për vitin 2017. Vetëm 1.6% e mostrës kanë deklaruar ta kenë votuar LSI-në në zgjedhjet e para ktër vjetëve, që shpërfaq distancim në shifrën 93.23% nga ai rezultat zgjedhor.

Distancim në deklarimin e të anketuarve për votën e vitit 2017, karshi rezultatit zgjedhor të vitit 2017, vërehet edhe tek votuesi i Partisë Demokratike – minus 41.99%. Ngritje ka vetëm në votën e deklaruar për Partinë Socialiste, për 16.63 për qind, apo 9.07 pikë të përqindjes.

Sa i përket zgjedhjeve të 25 prillit, 76.3% e të anketuarve kanë deklaruar që do ta votojnë Partinë Socialiste, 17.3% kanë zgjedhur Partinë Demokratike, 2.6% kanë thënë se do ta votojnë Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe 1.9% partitë tjera.

Bazuar në këto rezultate, pra në deklarimin e të anketuarve për votën e vitit 2017 dhe atë për zgjedhjet e ardhshme të 25 prillit 2021, i bie që nga tkurrja e ndjeshme e LSI-së të përfitojnë PS-ja, e cila rritet për 10% dhe PD-ja për 6%.

Vlerësimi për liderët 

Kjo lëvizje e votës brenda Qarkut të Beratit mund të shpjegohet edhe me rënien drastike të popullaritetit të ish-kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, tani president i vendit dhe kryetares së tanishme të subjektit, Monika Kryemadhi.

Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi dalin të jenë liderët me shkallën më të lartë, madje shumë të lartë të vlerësimit brenda sondazhit, krahasuar me Lulzim Bashën dhe veçanërisht me Edi Ramën. 83.7% të të anketuarve kanë vlerësim negativ për Ilir Metën, ndërsa 89% për Monika Kryemadhin. Vetëm 4.5% përkatësisht 2.9%(përafërsisht sa vota e LSI-së) kanë vlerësim pozitiv për Metën, gjegjësisht Kryemadhin.

Nga matja e Source Group e vitit 2017, kur shkalla e “papëlqyeshmërisë” qytetare ndaj Ilir Metës ishte 53.4%, krahasuar me këtë matje për Qarkun e Beratit, “mospëlqimi” ndaj tij është rritur me mbi 30 pikë të përqindjes. Monika Kryemadhi nuk ka qenë pjesë e asaj matje.

Lulzim Bashën me nota pozitive e vlerëson 9.9% e mostrës, derisa për Edi Ramën kjo shifër është gati sa katërfishi i të treve së bashku – 65.2% e të anketuarve, që është më e lartë edhe se ajo e matjes së vitit 2017, kur “pëlqyeshmëria” ndaj Ramës ishte në shifrën 56.2%.

Vota sipas vendbanimeve

Dominimi i Partisë Socialiste në Qarkun e Beratit vërehet edhe kur zbërthehet vota sipas vendbanimeve. Në të gjitha pesë bashkitë dhe dy komunat ku është realizuar matja, mbështetja për PS-në është mbi 70 për qind.

Nëse ky rezultat krahasohet me atë të zgjedhjeve të vitit 2017, mesatarja e rritjes së Partisë Socialiste në pesë bashkitë e qarkut rezulton të jetë 44.62%. Rritjen më të madhe socialistët e kanë në Skrapar(Çorovodë), ku nga 37.59% sa kishin marrë në zgjedhjet e shkuara, rezultatet e sondazhit për zgjedhjet e 25 prillit e nxjerrin ndjeshëm të parën me 78.3%.

Partia Demokratike del të ketë një rritje të lehtë tek Ura Vajgurore dhe në Skrapar. Ndërsa, Lëvizja Socialiste për Integrim ka rënie drastike në të gjitha bashkitë. Në komunën e Otllakut, matja në të cilën bashkë me komunën e Kutalisë është bërë për shkak se aty ka një koncentrim të rreth katër deri në pesë mijë votuesve, LSI-ja nuk figuron fare.

Gara për mandate

Të gjeturat e sondazhit sugjerojnë që Lëvizja Socialiste për Integrim do ta ketë të pamundur ta fitojë një mandat në Qarkun e Beratit. Rrjedhimisht, ndarja e mandative në këtë zonë zgjedhore do të bëhet mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike.

Matematika e kësaj ndarje ndërlidhet edhe me numrin e votuesve që dalin në zgjedhe. Për këtë arsye, bazuar në mesataren e daljes në zgjedhje, në tre palë zgjedhjet e fundit(2017, 2013, 2009) janë ndërtuar tre skenarë:

⋅ Skenari I: Nëse në zgjedhje dalin 85 mijë votues, për 1 deputet duhen pak mbi 12 mijë vota

⋅ Skenari II: Nëse në zgjedhje dalin 80 mijë votues, për 1 deputet duhen rreth 11 mijë e 500 vota

⋅ Skenari III: Nëse në zgjedhje dalin 70 mijë votues, për 1 deputet duhen rreth 10 mijë e 800 vota

Në secilin rast, Lëvizja Socialiste për Integrim nuk ka vota të mjaftueshme për ta marrë një deputet, Partia Socialiste i ka të sigurt pesë deputetë dhe ka mundësi të madhe që ta marrë edhe deputetin e gjashtë, ndërsa Partia Demokratike e ka të sigurt një deputet dhe mund t’i duhen rreth 8 mijë vota për ta siguruar të dytin.

Pra, krahasuar me zgjedhjet e vitit 2017, LSI-ja i humbet dy mandate, PD-ja e ruan një mandate dhe lufton për të dytin, ndërsa PS-ja i ruan katër mandate, e merr një nga LSI-ja dhe është shumë afër që ta sigurojë edhe mandatin e gjashtë nga Qarku Berat.

__

Nga kjo matje, rezulton që Partia Socialiste të jetë fuqizuar ndjeshëm në Qarkun e Beratit dhe në secilën bashki të qarkut veç e veç. Partia Demokratike e ka ruajtur përgjithësisht votën me tendencën për t’u rritur. Lëvizja Socialiste për Integrim është tkurrur në nivelin e partive të vogla që nuk e kalojnë pragun zgjedhor.

Ky trend është përgjithësisht në sinkron me atë të në nivel vendi, kur si njësi krahasuese merret matja e Source Group e realizuar në shtator të 2020-ës. Rezultati në Qarkun e Beratit është veçanërisht tregues i dobësimit që opozita dhe sidomos LSI-ja ka pësuar pas djegies së mandateve, kundër këshillave të Bashkimit Evropian dhe pas refuzimit për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të vitit 2019, të cilat në ato kushte i pati fituar bindshëm Partia Socialiste. Përveç kësaj, LSI-ja ndjek edhe trendin ballkanik të tkurrjes së partive të vogla, sikurse ka ndodhur në Serbi, në Kosovë dhe që mund të vërtetohet në zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri.

AlbanianPost.com

Next Post
FOTO / Thirrja e SHBA për të mos kandiduar, Doshi takohet me njeriun e besuar të Metes dhe Berishës

FOTO / Thirrja e SHBA për të mos kandiduar, Doshi takohet me njeriun e besuar të Metes dhe Berishës

Comments 1

  1. Tako Mako says:
    5 years ago

    Në gopin e Monikes shkon LSI.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në dosjet e Epstein del edhe emri i biznesmenit shqiptar: Princesha do të donte ta shihte këtë video

Në dosjet e Epstein del edhe emri i biznesmenit shqiptar: Princesha do të donte ta shihte këtë video

February 1, 2026
“Erdha të takoja nënën, e gjeta jashtë”, Laureta i kërkon llogari vëllait: Do mbash përgjegjësi për këtë!

“Erdha të takoja nënën, e gjeta jashtë”, Laureta i kërkon llogari vëllait: Do mbash përgjegjësi për këtë!

February 1, 2026
Një nga kritikët më të ashpër të Kosovës/ Ish-sekretari i KiE-së Thorbjorn Jagland i përfshirë në emailet me Epstein

Një nga kritikët më të ashpër të Kosovës/ Ish-sekretari i KiE-së Thorbjorn Jagland i përfshirë në emailet me Epstein

February 1, 2026
Skandali në Angli/ Shqiptari, oficer emigracioni grabiste emigrantët, akuzohet edhe për mashtrim me pasaportat

Skandali në Angli/ Shqiptari, oficer emigracioni grabiste emigrantët, akuzohet edhe për mashtrim me pasaportat

February 1, 2026
“Kim Jong-un, me raketa që mund të arrijnë Amerikën”

A janë vendet e BE-së, importues të produkteve dhe armatimeve koreanoveriore?!

February 1, 2026
Tensionet në pikën kritike, Khamenei paralajmëron “luftë rajonale” nëse SHBA-të sulmojnë

Tensionet në pikën kritike, Khamenei paralajmëron “luftë rajonale” nëse SHBA-të sulmojnë

February 1, 2026
“Më e shtrenjta Zvicra me 171 euro”/ Eurostat: Shqipëria, ndër vendet më të lira për hotele e restorante në Europë

“Më e shtrenjta Zvicra me 171 euro”/ Eurostat: Shqipëria, ndër vendet më të lira për hotele e restorante në Europë

February 1, 2026

Përse Berisha e ka “të nevojshme” bojkotin e reformës territoriale

February 1, 2026
Tabloidi i “The Daily Mail”: Epstein, vepër e rusëve! Gjithçka është e organizuar nga ish-shërbimi sekret

Tabloidi i “The Daily Mail”: Epstein, vepër e rusëve! Gjithçka është e organizuar nga ish-shërbimi sekret

February 1, 2026
“Do të të marr me vete”, kush është e reja që u përplas nga treni teksa e sulmoi një emigrant në shinat e metrosë

“Do të të marr me vete”, kush është e reja që u përplas nga treni teksa e sulmoi një emigrant në shinat e metrosë

February 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In