• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sondazhi i Piepolit/ Shqiptarët të kënaqur me menaxhimin e COVID, vaksinimin dhe rindërtimin

by Ardit Rada
27/01/2021 22:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Report Tv dhe Instituti prestigjioz italian Piepoli, sjellin sonte sondazhin e dytë për zgjedhjet politike të 25 prillit. Sondazhi i dytë, 3 muaj para zgjedhjeve po transmetohet gjatë programit ‘Repolitix’ të drejtuar nga gazetari Denis Minga.

Pyetja e parë që i është bërë shqiptarëve në sondazhin e Institutit Piepoli dhe Report Tv është çështja më e ndjeshme e ditëve të fundit, vaksinimi. Qytetarët janë të ndarë në lidhje me sjelljen e qeverisë për fushatën e vaksinimit anti-COVID-19, ku edhe pse përqindja më e madhe 43 % e ka vlerësuar pozitive se ka reaguar mirë dhe shpejt, ndërsa 34 % mendon se ka reaguar keq. Shqiptarët janë përgjigjur pozitivisht procesit të vaksinimit ku 56 % duan që ta bëjnë atë sot, ndërsa 27 % shprehen kundër. Edhe për menaxhimin e pandemisë 53 % e shqiptarëve, vlerësojnë si pozitive menaxhimin e pandemisë,  ndërsa 35 % shprehen të pakënaqur.

Debati i krijuar në Shqipëri pas kritikave që Kryeministri Rama i ka bërë Bashkimit Evropian që nuk u treguan solidarë për shpërndarjen e  vaksinave anti-COVID me Ballkanin Perëndimor ka qenë një tjetër çështje për të cilën shqiptarët janë pyetur në sondazhin e publikuar në Report Tv.  54 % e shqiptarëve mbështesin e Ramës ndërkohë që  28 % e shqiptarëve nuk mbështesin sjelljen e kryeministrit.

Zv/Presidenti i Institutit Piepoli Livio Gigliuto është pyetur për pikat kryesore të sondazhit. Ai ka thënë se ndryshe nga sondazhi i parë ku u pyetën 500 shqiptarë kësaj radhe kemi 900, një kampion shumë më i madh se në rastin e parë kështu që të dhënat do të jenë edhe me të rëndësishme.

Instituti Piepoli i cili prej 60 vitesh realizon në Itali sondazhe zgjedhore për RAI-n dhe për televizionet më të rëndësishme kombëtare, ka bërë një marrëveshje me Report Tv për të ndjekur gjithë procesin zgjedhor në Shqipëri deri më 25 prill 2021. Edhe më parë, falë këtij bashkëpunimi Instituti prestigjioz Piepoli arriti të parashikonte saktësisht zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2013 dhe 2017 në Shqipëri.

Next Post
Reagon për herë të parë Pipero pë infektimin: Rasti im është i veçantë

Reagon për herë të parë Pipero pë infektimin: Rasti im është i veçantë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Tablo e zymtë ekonomike e familjeve në Tiranën urbane

November 9, 2026
Kërkoi verifikim të fletëve të votimit për zgjedhjet e 11 Majit, KQZ i kthen përgjigje PD-së

Zgjedhjet vendore 2027, KQZ kërkon Kuvendit 265 milionë lekë shtesë: Mungesa e fondeve ndikon në sigurinë e sistemeve dhe logjistikën!

November 9, 2026
“Do shkrihen edhe akujt artificialë”- Rama prezanton platformën “Fol me Kryeministrin”: Një dritare dialogu online me studentët, e hapur 24 orë për pyetje, shqetësime dhe…! (VIDEO)

Dritarja online e dialogut “Fol me Kryeministrin”, mbi 971 shqetësime nga qytetarët deri tani! Ja cilat janë ankesat kryesore

November 9, 2026
Gjenerata Z ngrihet kundër Merz, mbi 150 mijë të rinj regjistrohen për protesta në të gjithë Gjermaninë. Letër të hapur kancelarit

Kancelari Merz kërcënon të bllokojë buxhetin e BE-së nëse nuk arrihet marrëveshje për financimin e Ukrainës, i dërgon letër Antonio Costa-s!

November 9, 2026
“Ja 4 hapat se si të mbroheni”- AKSK paralajmëron qytetarët për mesazhet mashtruese: Kujdes nga njoftimet për gjoba dhe detyrime të papaguara

“Ja 4 hapat se si të mbroheni”- AKSK paralajmëron qytetarët për mesazhet mashtruese: Kujdes nga njoftimet për gjoba dhe detyrime të papaguara

November 9, 2026
Balliu tërhiqet nga Kombëtarja shqiptare? Ja si qëndron e vërteta me mbrojtësin kuqezi!

“Nëntë vite në zemrën time”- Ivan Balliu ndan mesazhin prekës pas lamtumirës nga Kombëtarja: Një privilegj për gjithë jetën!

November 9, 2026
Emërimi i ministres virtuale “Diella”, GJK rrëzon me shumicë votash padinë e PD-së

“Nuk është funksionar, por platformë AI”- Rrëzoi kërkesën e PD për shfuqizimin e ‘Diellës’, Kushtetuesja zbardh vendimin: Jo karakter normativ

November 9, 2026
Greva për paga lë Kosovën pa transport hekurudhor

Greva për paga lë Kosovën pa transport hekurudhor

November 9, 2026
Universitetet ankohen ndaj qeverisë, duan më shumë financime! Mazhoranca: Këtë vit buxheti për arsimin e lartë është më i madh!

Universitetet ankohen ndaj qeverisë, duan më shumë financime! Mazhoranca: Këtë vit buxheti për arsimin e lartë është më i madh!

November 9, 2026
Alarm pranë Shtëpisë së Bardhë, një makinë përplaset me barrierat mbrojtëse, arrestohen dy persona! Zv/presidenti Vance…

Alarm pranë Shtëpisë së Bardhë, një makinë përplaset me barrierat mbrojtëse, arrestohen dy persona! Zv/presidenti Vance…

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In