Shqiptarët në shumicë nuk kanë besim tek partitë e reja të opozitës. Sipas të dhënave të sondazhit të Report Tv në bashkëpunim me ‘Piepolit’, 52% e shqiptarëve të pyetur thonë se nuk kanë aspak besim te partitë e reja, ndërsa 26% kanë pak besim.
9% e shqiptarëve të anketuar thonë se kanë shumë besim tek partitë e reja, ndërsa 11% mjaft. 2% e të anketuarve thonë “nuk di të gjykoj”.











