• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sondazhi i Euronews Albania: Shëndetësia dhe bashkitë, vendet kryesore ku shqiptarët paguajnë ryshfet

by A R
04/11/2021 21:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sistemi shëndetësor është vendi ku shqiptarët paguajnë më shumë rryshfet, raporton EuroNews.

Pothuajse dy në tre familje (63%) që kanë pranuar se kanë paguar rryshfet gjatë 12 muajve të fundit, kanë paguar të paktën një herë rryshfet tek punojësit e shëndetësisë.

Pas shëndetësisë vjen pushteti lokal—rreth një e treta e familjeve që kanë paguar rryshfet gjatë vitit të fundit, pranojnë se i kanë paguar të paktën një herë punojësit bashkiakë.

Rryshfeti është relativisht i përhapur edhe në sistemin e rendit dhe të drejtësisë. Rreth 18% e familjeve që kanë paguar rryshfet në 12 muajt e fundit, i kanë paguar nën dorë punonjësit e policisë lokale apo të shtetit, dhe 16% i kanë paguar gjyqatarëve ose prokurorëve.

Në sondazh bie në sy përqindja relativisht e lartë e qytetarëve që kanë paguar në drejtoritë e transportit, ku kryhen shërbime si regjistrimi i makinave, kontrolli teknik, nxjerrja e lejeve të qarkullimit etj—10 për qind e familjeve që kanë paguar rryshfet të paktën një herë tek punonjësit e transportit gjatë 12 muajve të fundit.

Institucione të tjera ku qytetarët paguanë rryshfet në mënyrë te ngjashme janë hipotekat, institucionet arsimore si dhe kompanitë publike si OSHEE dhe UKT.

Rezultatet janë të një vrojtimi për Euronews Albania, realizuar nga MRB dhe Data Centrum, në shkallë vendi në periudhën 20-29 tetor 2021.

Next Post
Përmirësohet situata e Covid në Kosovë, në tre spitale nuk ka pacientë

Zbulohet gjeni që dyfishon rrezikun nga COVID, i përhapur më shumë te…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com