ABC News dhe Angi Ricerche, një prej firmave me prestigjioze të sondazheve në Europë, publikojnë në emisionin ‘Real Story’ nga Sokol Balla, sondazhin e parë parazgjedhor kombëtar për zgjedhjet e 11 majit.
Pyetja e sondazhit “Duke menduar për Shqipërinë dhe gjendjen në vend, cilin nga këto emocione ndien më shumë?, shqiptarët janë përgjigjur si vijon:
- Krenari, patriotizëm 37.8%
- Zemërim, frustrim, dëshpërim, 29.9%
- Frikë, shqetësim 20.2%
- Gëzim, shpresë për të ardhmen 12.1%