• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sondazhi / Besimi në qeveri? Shqiptarët shpresojnë te institucionet e huaja

by Java News
01/02/2016 15:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) prezantoi të hënën gjetjet e sondazhit “Besimi në Qeveri” për vitin 2015. Gjetjet e sondazhit tregojnë nivel relativisht të ulët të besimit ndaj institucioneve publike. Mbi 50% e të anketuarve nuk shprehin besim ndaj pjesës dërmuese të institucioneve publike shqiptare.

Referuar sondazhit, në Shqipëri nivelin më të lartë të besimit e gëzon NATO me 74% dhe BE me 72%, ndërsa  institucionet fetare zënë vendin e tretë me besimin më të madh. Mbi 1 në 2 shqiptarë të anketuar (52%) deklarojnë se u besojnë institucioneve fetare. 1 nga 3 qytetarët e anketuar 34% i besojnë qeverisë. Kjo e fundit gëzon besim më të madh se parlamenti me përkatësisht 34% dhe 22 %. Shqiptarët kanë po aq besim tek media 39% sa ç’kanë dhe tek organizatat jofitimprurëse 38%. Nga ana tjetër, institucionet më pak të besuara janë sistemi gjyqësor dhe partitë politike, ndërsa institucionet që kanë pësuar rënien më të madhe të besimit në vitin 2015 janë: Parlamenti (nga 29% në 22%) dhe sistemi shëndetësor (nga 32% në 27%). Media është i vetmi institucion që nuk ka pësuar ndryshim në nivelin e besimit.

Që nga viti 2013, gjyqësori dhe institucionet e sistemit arsimor po përballen me një rënie të besimit publik në krahasim me policinë, e cila po përjeton një rritje të qëndrueshme. Në krahasim me vitin 2014, analiza tregon se 7 nga 14 institucione kanë përjetuar një rënie ose asnjë ndryshim në nivelin e tyre të besimit.
Institucionet e tjera që kanë përjetuar një rritje të besimit nga viti 2014 janë: Policia (nga 41% në 45%), Presidenti (nga 25% në 29%), organizatat e shoqërisë civile (nga 34% në 38%) dhe Bashkimi Evropian (nga 68% deri 72%).

Opinioni publik është i ndarë në qëndrimin e tij nëse institucionet publike shqiptare janë transparente dhe të përgjegjshme në punën e tyre të përditshme. 47% e qytetarëve të anketuar besojnë se institucionet publike shqiptare nuk janë transparente dhe të përgjegjshme, në krahasim me 41% që besojnë të kundërtën.
Sondazhi i IDM-së, i mbështetur nga BE dhe PNUD, synon matjen e nivelit të besimit të publikut tek institucionet qeveritare si dhe qëndrimin e qytetarëve ndaj punës së institucioneve publike dhe ofrimit të shërbimeve në Shqipëri.

Next Post

Bashkia e Tiranës vendos 18 gjoba për kompanitë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedi në Etna/ Rrufeja godet turistin amerikan, humb jetën 30-vjeçari

Tragjedi në Etna/ Rrufeja godet turistin amerikan, humb jetën 30-vjeçari

August 17, 2026
“Berisha do ta vrasë PD-në para se të largohet”, Kadilli: Në parti ka mbetur vetëm berishizmi

“Berisha do ta vrasë PD-në para se të largohet”, Kadilli: Në parti ka mbetur vetëm berishizmi

August 17, 2026
Del videoja, ja momenti i shpërthimit të motorit të skafit ku u plagosën 4 persona

Del videoja, ja momenti i shpërthimit të motorit të skafit ku u plagosën 4 persona

August 17, 2026
“Ata duan humbjen e Netanyahut”/ Likud trazon fushatën me posterin ku shfaqen Khamenei, Erdogan dhe Mamdani

“Ata duan humbjen e Netanyahut”/ Likud trazon fushatën me posterin ku shfaqen Khamenei, Erdogan dhe Mamdani

August 17, 2026
“78 ditë nuk gjetën dot liderin e tyre”, Spahiu: Protesta rrezikon të degradojë, nëse vijon me 2 mijë persona

“78 ditë nuk gjetën dot liderin e tyre”, Spahiu: Protesta rrezikon të degradojë, nëse vijon me 2 mijë persona

August 17, 2026
Përtej sherrit të flamingove; drama e Berishës për tu bërë “i lundrueshëm”

Përtej sherrit të flamingove; drama e Berishës për tu bërë “i lundrueshëm”

August 17, 2026
Huthit pretendojnë sulm ndaj anijes saudite në Detin e Kuq, raportohen viktima

Huthit pretendojnë sulm ndaj anijes saudite në Detin e Kuq, raportohen viktima

August 17, 2026
Kushner dhe Netanyahu arrijnë marrëveshje për Gazën, kushti kryesor: Çarmatimi i Hamasit

Kushner dhe Netanyahu arrijnë marrëveshje për Gazën, kushti kryesor: Çarmatimi i Hamasit

August 17, 2026
Trump: Shumë shpejt do ta shpall Ngushticën e Hormuzit territor të SHBA-ve!

Trump sfidon Iranin: Ta shpallim Ngushticën e Hormuzit territor amerikan

August 17, 2026
“Mori flakë nga benzina që ishte derdhur”, dëshmia e të plagosurit pas shpërthimit të skafit në Porto Palermo

“Mori flakë nga benzina që ishte derdhur”, dëshmia e të plagosurit pas shpërthimit të skafit në Porto Palermo

August 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com