• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Sondazhi / 84% e bizneseve në Shqipëri fshehin xhiron dhe shmangin detyrimet

by A R
03/08/2017 09:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një sondazh rajonal për praktikat e ekonomisë së fshehur në Maqedoni dhe Shqipëri nxjerr në pah evazionin e lartë të ekonomisë shqiptare, ku 84.3% e kompanive të anketuara konfirmuan se tentojnë të  fshehin të ardhurat vazhdimisht, në më të shumtën e rasteve, ose ndonjëherë. Për Maqedoninë,  kjo përqindje është dukshëm më e ulët, ku 54.4% e bizneseve të anketuara konfirmojnë se praktikat e ekonomisë së fshehur përdoren në sektorin e tyre në mënyrë ‘konstante’,  ‘në shumicën e rasteve’, ose ‘ndonjëherë’ (shih grafikun në fund).

Sondazhi u krye nga Qendra për Kërkime dhe Politikëbërje (CRPM) në Maqedoni dhe Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) në Shqipëri, me metodologji identike. Për Maqedoninë, sondazhi u zhvillua në fund të vitit 2016 dhe për Shqipërinë në prill të vitit 2017, me një kampion prej 70 sipërmarrje për secilin vend, përfaqësuese sipas xhiros dhe ndarjes sektoriale në ekonomi dhe demografikisht.  Raporti titullohet:  “Barra e lartë ndaj biznesit çon në fshehjen e aktivitetit-Perspektiva e biznesit dhe Ekonomia e Fshehur në Maqedoni, Shqipëri dhe Kosovë”.

Raporti thekson se fshehja e xhiros është më domethënëse në Shqipëri, ku 40% e atyre që pohuan se tentojnë të fshehin të ardhurat thanë se kjo praktikë përdorej në ‘më të shumtën e rasteve.’

Rezultatet e këtyre të dhënave janë në të njëjtën linjë me gjetjen e sondazhit të mëparshëm me popullatën për përdorimin e kuponëve fiskalë, ku përfshihej dhe Kosova. Për shembull 17% në Maqedoni, 52% në Shqipëri dhe 29.6% e të anketuarve nga Kosova konfirmuan se ata nuk kishin marrë kurrë, ose kishin marrë rrallë kuponë tatimorë për veshjet dhe këpucët. Për alkoolin dhe cigaret, 20% në Maqedoni, 52% në Shqipëri dhe 40% e të anketuarve nga Kosova gjithashtu konfirmuan se ata kishin marrë rrallë, ose nuk kishin marrë asnjëherë kupon tatimor. Megjithëse rastet për mos lëshimin e kuponit tatimor janë relativisht të rralla në të tre vendet dhe janë poshtë nivelit 18%, ka përjashtime të dukshme, si p.sh për Shqipërinë për kategoritë alkool /cigare (26.5%), libra (28.3%), dhe për Kosovën gjithashtu për librat (26%). Sondazhi me bizneset konfirmon këto gjetje, teksa 52% në Maqedoni dhe 68% në Shqipëri kanë konfirmuar se mos lëshimi i kuponit tatimor kryhet vazhdimisht në pjesën më të madhe ose ndonjëherë në sektorët e tyre përkatës, ku dominon përgjigja ‘ndonjëherë’, theksohet në raport.

Sondazhet me popullatën dhe bizneset në Maqedoni, Shqipëri dhe Kosovë kanë konstatuar një tendencë të dukshme të bizneseve për të fshehur një pjesë të të ardhurave të tyre, që nga ana e saj ndikon negativisht konkurrencën dhe mbikëqyrjen e qeverisë si dhe të ardhurat publike, thuhet në raport.

Disa nga metodat më të zakonshme që bizneset përdorin për të shmangur ose manipuluar me raportimin e taksave janë:

  1. Të punësosh një person pa kontratë ose me kontratë me klauzola të fshehura;
  2. Raportimi i të ardhurave më të ulëta;
  3. Mos-pagimi i detyrimeve, taksave dhe akcizës;
  4. Dhënia dhe marrja e ryshfetit
  5. Mos lëshimi i faturave
  6. Këmbëngulja në pagesat cash
  7. Kryerja e prokurimeve pa tender
  8. Ekzekutimi i marrëveshjeve të caktuara
  9. Flukset dalëse ose hyrëse ilegale të aseteve
  10. Manipulimi me pagesën e TVSH-së
  11. Përdorimi i trukeve të kontabilitetit në mënyrë që të paguhen më pak taksa.

Manipulimi me TVSH

Një tjetër metodë e disa bizneseve në mënyrë që të paguhen taksa më të ulëta është manipulimi me TVSH-në dhe zbatimi i trukeve të kontabilitetit, thekson raporti.

Një e treta e bizneseve në Maqedoni (31.4%) dhe dy të tretat në Shqipëri (60%) kanë konfirmuar se manipulimi me TVSH-në përdoret vazhdimisht, në pjesën më të madhe të rasteve, ose ndonjëherë.

Në mënyrë të ngjashme, rreth 1/4 e kompanive në Maqedoni (24.2%) dhe 1/3 e kompanive në Shqipëri (32.3%) besojnë se midis 11% deri 51% të kompanive në sektorin e tyre paguajnë më pak taksa sesa duket të paguanin, duke përdorur truke të kontabilitetit.

“Humbjet e lidhura me TVSH-në ndodhin ose përmes evazionit të paorganizuar fiskal (mos lëshimi i faturave dhe kuponit tatimor, nën raportimi i shitjeve të produkteve dhe shërbimeve aktuale, ose mbivlerësimi i shpenzimeve të lëndëve të para) ose përmes një abuzimi më të organizuar të sistemit, përmes transaksioneve fiktive me tregtues jo ekzistentë ose të falimentuar (p.sh. mashtrimi karusel). Kjo e fundit përfshin një (p.sh. tregtues me pakicë pa faturë tatimore) ose në maksimum dy palë (biznes me biznes, kur manipulohet shuma e faturave) gjatë transaksioneve. Kjo e fundit përfshin rrjete komplekse, që aktivizojnë biznese reale (p.sh. prodhues real, kompani logjistike, zyra kontabiliteti) dhe kompani me zero asete, që zotërohen nga të varfër, të pashkolluar, madje edhe njerëz të dënuar, mes të cilave kryhen transaksione me letra në shumë nivele.”, thuhet në raport, duke cituar një studim të SELDI.net – Ekonomia e Fshehur dhe Qeverisja e Mirë në Europën Juglindore: Raporti i Vlerësimit Rajonal 2016.

Monitor

Next Post
Drogë në burgun e Fierit, arrestohet 24-vjeçari nga Tirana

Pranga inspektorit të ndërtimit në Vlorë, dyshime për shpërdorim detyre

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të shtënat me armë zjarri pranë Policisë, arrestohet shoferi dhe pasagjeri 17-vjeçar

U kap me armë zjarri dhe jelek antiplumb, arrestohet pronari i një hoteli në Fushë-Krujë

September 10, 2026
Dy anije luftarake moderne në flakë, Ukraina godet flotën ruse në Detin e Zi

Dy anije luftarake moderne në flakë, Ukraina godet flotën ruse në Detin e Zi

September 10, 2026
Akuzat për vilën, vëllai i Tares ndërhyn LIVE: Ka qenë e Iglit, Abazi kërkoi t’ia blinte!

Akuzat për vilën, vëllai i Tares ndërhyn LIVE: Ka qenë e Iglit, Abazi kërkoi t’ia blinte!

September 10, 2026
Doli të blejë një paketë e s’u kthye, 28-vjeçari me motor u mor përpara nga një makinë

Doli të blejë një paketë e s’u kthye, 28-vjeçari me motor u mor përpara nga një makinë

September 10, 2026
Shkodër/Ardi Veliu kritikon ashpër policinë vendore për grupet kriminale e kultivimin e drogës

Trafik armësh? Drejtuesi i KAYO mohon akuzat: Nuk jemi përfshirë! (Çfarë thotë për Ron Yeffet?)

September 10, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

“Kallëzimi në SPAK është idiot”, Manjani: Ligji e ndalon, por gjyqtarët dhe prokurorët po bëjnë grevë…

September 10, 2026
Kanadaja do të prodhojë 1 milion dronë për dy vjet, një e treta do t’i dërgohet Ukrainës

Kanadaja do të prodhojë 1 milion dronë për dy vjet, një e treta do t’i dërgohet Ukrainës

September 10, 2026
Disa vatra zjarri në Elbasan dhe Librazhd, nuk ka rrezik për zonat e banuara!

Vijojnë zjarret! 30 vatra prej të cilave 7 ende aktive. Angazhohen mbi 500 forca dhe mjete të emergjencës

September 10, 2026
“Pse nuk u zbatua vendimi i Kushtetueses?”, deputetja e PS debat me aktivisten për pagat e magjistratëve

“Pse nuk u zbatua vendimi i Kushtetueses?”, deputetja e PS debat me aktivisten për pagat e magjistratëve

September 10, 2026
Shqipëria në rrugën drejt BE-së, Marta Kos: Për herë të parë ka nisur realisht mbylljen e kapitujve

Funerali i Mladiçit me nderime shtetërore, Kos: Do të diskutoj me Von der Leyen për angazhimin e Serbisë në rrugën e saj drejt BE-së

September 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com