• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

SONDAZHI/ 73 % e serbëve nuk e duan luftën për Kosovën

by A R
13/02/2017 18:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qendra për Politikën e Sigurisë në Beograd ka bërë një studim ku rezulton se 73% e serbëve nuk do të shkonin në luftë në Kosovë. Çfarë thonë të tjerët?

Presidenti i Serbisë Tomisllav Nikoliç deklaroi në pyetjen e drejtuar nga Deutsche Welle, në prag të takimeve të fundit mes delegacioneve më të larta të Serbisë dhe Kosovës në Bruksel se “ai dhe të gjithë serbët do të shkonin për të luftuar në Kosovë e Metohi, në qoftë se është e domosdoshme”. Nikoliç ka thënë se edhe ai vet me të bijtë e tij do të shkonte në luftë po të ishte nevoja.

Sondazhet përgënjeshtrojnë presidentin

Tomislav Nikolic (Reuters)

Por në hulumtimet e fundit të Qendrës për Politikën e Sigurisë thuhet se 73% e serbëve të anketuar mendojnë se nuk duhet të shkohet në Kosovë për të luftuar, ndërsa 17 % “nuk e di” nëse duhet shkuar për të luftuar për Kosovën apo jo. Vetëm 10 % e të anketuarve janë të sigurt se duhet shkuar në Kosovë për të luttuar për “mbetjen e saj në kuadër të Serbisë”. Në anketën e cila do të prezantohet të hënën (13.02) në Beograd thuhet se në një luftë të re në Kosovë nuk do të shkonin madje as shumica e votuesve të partive djathtiste dhe nacionaliste, si Partia Radikale Serbe (e Sheshelit) apo “Dveri”, shkruan gazeta serbe 2Blic”.

Rinia dhe radikalët luftarakë

Serbien Reise von Nemanja Rujevic Regierung (DW/N. Rujevic)

Më luftarakët janë të rinjtë e moshës 18-29 vjeç. Gati 15 % e të anketuarve në këtë moshë thonë se do të shkonin në Kosovë për të luftuar, thuhet në studimin e bërë me mbështetjen e Ministrisë së Jashtme të Norvegjisë. Në këtë anketë të kryer në periudhën nga 26 dhjetori deri më 14 janar janë përfshirë 1.403 qytetarë të Serbisë të moshës madhore. Kur bëhet fjalë për partitë politike, 70,6 % e anëtarëve të partisë në pushtet SNS, të presidentit Nikoliq dhe kryeministrit Aleksandar Vuçiq, mendojnë se nuk duhet shkuar në Kosovë për të luftuar, me qëllim që “ajo të mbetet pjesë e Serbisë”, siç është formuluar në sondazh. Tek partia Demokratike refuzimi i luftës është shumë më i madh (86,5 %), ndërsa tek liberalët madje 87 %.

Më luftarakët janë simpatizantët e partive nacionaliste Dveri dhe radikalët. Tek radikalët gjysma do të shkonte në luftë, ndërsa Dveri 42,5%./DW/a.m.

Next Post
Atentat në Korçë, autori qëllon ndaj objektivit, por plumbat nuk e kapin

Tmerr në Korçë/ 32-vjeçari tenton të djegë nënën me benzinë, arrestohet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-drejtoresha pas arrestimit për 700 mijë €: U përplasa me shefen e financës, paratë merreshin nga banka me makinë personale

Ish-drejtoresha pas arrestimit për 700 mijë €: U përplasa me shefen e financës, paratë merreshin nga banka me makinë personale

July 18, 2026
Gjuha që zbeh fytyrën e protestës

Gjuha që zbeh fytyrën e protestës

July 18, 2026
Gjiri Persik në alarm! Irani godet aleatët e SHBA-së, GCC: Krime lufte ndaj infrastrukturës civile

Gjiri Persik në alarm! Irani godet aleatët e SHBA-së, GCC: Krime lufte ndaj infrastrukturës civile

July 18, 2026
Aksident në Unazën e Fierit/ BMW del nga rruga dhe përplaset me dy makina të parkuara, plagoset drejtuesi

Aksident në Unazën e Fierit/ BMW del nga rruga dhe përplaset me dy makina të parkuara, plagoset drejtuesi

July 18, 2026
Zogaj sfumon protestën e PD në Kuvend: Nuk është më aktore në betejën kundër korrupsionit

Antifesta e flakjes së kapeleve

July 18, 2026
Atentati ndaj Thimjo Rubatit/ Policia gjen motorin e braktisur të autorëve buzë detit, dyshime për arratisje me mjet lundrues

Atentati ndaj Thimjo Rubatit/ Policia gjen motorin e braktisur të autorëve buzë detit, dyshime për arratisje me mjet lundrues

July 18, 2026
Tension në Kuvendin Kombëtar të protestës, Selami Jenisheri nxirret nga salla

Tension në Kuvendin Kombëtar të protestës, Selami Jenisheri nxirret nga salla

July 18, 2026
Kriza rikthehet! Irani ‘ngrin’ Memorandumin e Islamabadit: SHBA shkeli të gjitha angazhimet

Kriza rikthehet! Irani ‘ngrin’ Memorandumin e Islamabadit: SHBA shkeli të gjitha angazhimet

July 18, 2026
Kina aktivizon reagimin emergjent të nivelit II pas rrëshqitjes së dheut në Chongqing

Kina aktivizon reagimin emergjent të nivelit II pas rrëshqitjes së dheut në Chongqing

July 18, 2026
Fierza sfidon thatësirën, rezervat ujore mbeten mbi mesataren e sezonit

Fierza sfidon thatësirën, rezervat ujore mbeten mbi mesataren e sezonit

July 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In