• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Sondazhi/ 70% e kompanive paralajmërojnë shkurtim të punonjësve, mund të rezistojnë maksimumi një muaj

by Java News
03/04/2020 11:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një sondazh i Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë, i realizuar me 90 kompani, kryesisht biznese VIP e të mëdha, ka nxjerrë në pah situatën e vështirë, me të cilët po përballen sipërmarrjet prodhuesve në vend. Pjesa më e madhe e të anketuarve thanë se ata mund të rezistojnë maksimumi dhe një muaj dhe më pas do të detyrohen të dorëzohen, duke mbyllur aktivitetet, nëse nuk do të gjendet ndonjë zgjidhje me ndihmën e qeverisë.

Siërmarrjet kanë raportuar probleme me furnizimin me lëndë të lartë nga importi, rënie të porosive nga partnerët, çka ka çuar dhe në tkurrje të shitjeve e të ardhurave. Kjo situatë ka krijuar probleme likuiditeti, duke krijuar pamundësi si për pagimin e detyrimeve ndaj shtetit, ashtu dhe për dhënien e pagave të punonjësve.

Në anketim morën pjesë 90 kompani, anëtarë të Shoqatës së Bashkimit të Prodhuesve, që ushtrojnë aktivitetin në katër makrosektorë kryesorë: “Ushqim pije”, “materialet e ndërtimit”, “tekstile dhe këpucë”, “riciklim, përpunim metalesh, plastike, kartoni dhe druri”. 73% e tyre kanë aktivitet eksportues. 27% e tyre janë biznese VIP, 45% janë biznes i madh dhe 28% janë biznes i mesëm.

61% e firmave raportuan se në muajin mars shitjet ranë më shumë sesa 50% dhe 5% raportuan se nuk kishin fare shitje (rënie 100%). Pritshmëritë janë më pesimiste për prillin. 21% e të anketuarve thanë se nuk presin të kenë fare shitje në prill (rënie 100% e shitjeve).

Kompanitë po përballen tashmë me vështirësi në dhënien e pagave për punonjësit. 63% e të anketurave pohojnë se mund të përballojnë pagat për një muaj (marsin), ndërsa 18% nuk mund të paguajnë as marsin.

Vetëm 8% e të anketuarve thanë se mund të paguajnë të punësuarit për më shumë se dy muaj, nëse vazhdon një situatë e tillë.

Për shkak të situatës së krijuar, 70% e të anketuarve thanë se po planfikojnë shkurtim të punonjësve.

Pjesa më e madhe e atyre që raportuar shkurtime, planifikojnë të reduktojnë 50-90% të personelit (57%), ndërsa 11% raportojnë se nuk do të mbajnë fare personelin në punë.

Jo vetëm për pagat, sipërmarrje raportojnë që nuk kanë mundësi as të paguajnë taksat. 77% e të anketuarve thanë se nuk kanë likuiditetet të mjaftueshëm për të paguar detyrimet ndaj shtetit.

Por, sa mund të rezistojnë kompanitë prodhuese në këtë situatë. 64% e të anketuarve thanë se mund ta mbajnë aktivitetin maksimumi edhe një muaj të hapur, nëse vazhdon kjo situatë. Vetëm 13% mund të rezistojnë më shumë se 3 muaj.

Kompanitë eksportuese raportuan një rënie të ndjeshme të porosive nga partnerët, çka pritet të përkthehet në rënie të eksporteve gjatë muajve në vijim. 92% e eksportuesve presin një rënie të eksporteve nga 50-100%, bazuar në ecurinë e kontratave të deritanishme.

Kompanitë raportuan se shfryëzimi i kapaciteteve është ulur në mënyrë drastike. Vetëm 10% e të anketuarve vijojnë të shfrytëzojnë 100% të kapaciteteve. Përpara fillimit te epidemisë, 56% e sipërmarrjeve pohuan se ata i shfrytëzonin maksimalisht kapacitetet e tyre. 55% e të anketuarve thanë se kishin pasur probleme të furnizimit të lëndëve të para. /monitor/

Next Post
Gjykata e Apelit merr vendimin për ish-ministrin Saimir Tahiri/ Çfarë pritet me datën 9 prill?

Gjykata e Apelit merr vendimin për ish-ministrin Saimir Tahiri/ Çfarë pritet me datën 9 prill?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Digjen dy automjete pas mesnate, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

Digjen dy automjete pas mesnate, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

March 2, 2026
Vrasja e Khameneit, precedentët historikë dhe debati mbi ligjshmërinë e eliminimit të liderëve të huaj

Vrasja e Khameneit, precedentët historikë dhe debati mbi ligjshmërinë e eliminimit të liderëve të huaj

March 2, 2026
Godinat te “5 Maji” gati për të prekurit nga tërmeti, Veliaj: Të ndëshkojmë ata që pengojnë punën

Kredia për prona e dhënë po i afrohet vlerës së pesë miliardë eurove

March 2, 2026
Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, rriten temperaturat

Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, rriten temperaturat

March 2, 2026
Shuhet në moshën 79-vjeçare Mane Lumani, një nga shtyllat e “4 Parodistëve të Vlorës”

Shuhet në moshën 79-vjeçare Mane Lumani, një nga shtyllat e “4 Parodistëve të Vlorës”

March 2, 2026
Valë e re sulmesh nga Teherani, 31 viktima në Liban, alarm në Izrael dhe Gjirin Persik

Valë e re sulmesh nga Teherani, 31 viktima në Liban, alarm në Izrael dhe Gjirin Persik

March 2, 2026
Basha në SPAK për 21 janarin, a rrezikon Sali Berisha? Ish-prokurori: Ka një audiopërgjim dhe një email të dërguar në SHBA

“Krijoi konflikt në Dubai dhe e deportuan”, ish-prokurori tregon rastin e të “fortit” shqiptar

March 2, 2026
Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

Molotovë vilës së Enver Hoxhës/ Bejko: Berisha ka kujtime në atë shtëpi! Për ndërkombëtarët, kreu i PD është kapitull i mbyllur

March 1, 2026
Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

Do rikthejë qarkullimin e mjeteve, ARRSH publikon projektin e rrugës alternative Librazhd-Përrenjas

March 1, 2026
Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

Sulm ndaj bazës amerikane në Irak, një pjesë e aeroportit të Erbilit në flakë (VIDEO)

March 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In