• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

SONDAZHI: 67% e qytetarëve e shohin me optimizëm të ardhmen në Shqipëri

by A R
07/02/2024 11:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një sondazh i Institutit Ndërkombëtar Republikan në Shqipëri zbuloi se vendi ynë mbetet një nga pak vendet ku qytetarët ndihen optimistë për të ardhmen e tyre.

Konkretisht, rreth 67 për qind e të anketuarve janë shprehur se e ardhmja do të jetë më e mirë për ta dhe familjet e tyre.

Ndërkohë që shumë vende të Europës po përballen me pakënaqësinë në rritje të qytetarëve mbi ekonominë, shqiptarët kanë ende besimin se gjërat po shkojnë në drejtimin e duhur.

Vetëm disa ditë më parë një anketim i Forumit Ekonomik Botëror zbuloi se ekonomia dhe rënia e saj mbetet shqetësimi madhor i Europës. Kjo pasi në më shumë se 20 vende – duke përfshirë Belgjikën, Francën, Gjermaninë, Portugalinë, Suedinë dhe Mbretërinë e Bashkuar – rënia ekonomike u cilësia si problemi kryesor gjatë dy viteve të ardhshme.

Pak javë më parë, mediat gjermane raportuan se Gjermania ndodhet në rrugën e recesionit të saj të parë dyvjeçar që nga fillimi i viteve 2000, pasi ekonomia e saj u tkurr në vitin 2023 mes ndikimit të kostove më të larta të energjisë dhe kërkesës më të dobët industriale.

Zyra kombëtare gjermane e statistikave tha se krizat e shumta që prekën ekonominë kishin kontribuar në një rënie prej të produktit të brendshëm bruto në 2023. Duke reflektuar ndikimin e faturave të larta të energjisë dhe kostove të huamarrjes tek konsumatorët, konsumi i familjeve ra ndjeshëm krahasuar me një vit më parë.

Në ndërkohë, sondazhi i IRI për Shqipërinë thekson se ekonomia dhe korrupsioni mbeten sfidat kryesore sikurse në çdo vend tjeter, por ajo që bie në sy është fakti se shqiptarët besojnë ende se vendi i tyre gjendet në drejtimin e duhur.

/a.r

Next Post
Cilësia e rrugëve, Shqipëria lë pas Serbinë dhe RMV, studimi na rendit pranë Italisë e Greqisë

Cilësia e rrugëve, Shqipëria lë pas Serbinë dhe RMV, studimi na rendit pranë Italisë e Greqisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kosova, të martën bëhet anëtare e INTERPOL-it”

“Për gjykatat tuaja do bëhet film”, Pacolli: Me dhunë na ndërprenë punën…

April 13, 2026
Qetësia përpara furtunës së shtatorit

Merruni me të ardhmen, jo me PD

April 13, 2026
Agron Duka: E mbështes Arben Malajn si kandidat të pavarur për Vlorën

Agron Duka: E mbështes Arben Malajn si kandidat të pavarur për Vlorën

April 13, 2026
“Pritshmëritë janë shumë të larta”, zv.ministrja: Çfarë do të diskutohet në Samitin e Diasporës

“Pritshmëritë janë shumë të larta”, zv.ministrja: Çfarë do të diskutohet në Samitin e Diasporës

April 13, 2026
Pacolli humbet administrimin e aeroportit të Vlorës, Apeli pranon sigurimin e padisë së ortakut Ademi

Aeroporti i Vlorës? Pacolli: Nuk kam nënshkruar kontratë, kam qenë i informuar

April 13, 2026
Pse humbja e Orban është një goditje për Berishën dhe mesazhi i gabuar i Tritan Shehut

Pse humbja e Orban është një goditje për Berishën dhe mesazhi i gabuar i Tritan Shehut

April 13, 2026
Kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda drejt Malit të Zi për 72 orë

Kufizohet qarkullimi i mjeteve të rënda drejt Malit të Zi për 72 orë

April 13, 2026
Donald Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

Donald Trump propozon Eric Wendt si ambasador të SHBA-ve në Shqipëri

April 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Unë e di si funksionon sistemi”

April 13, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Humbja e Orbanit, është ajo që PD, nuk bën dot me Berishën

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In