• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sondazhi/ 5 problemet kryesore me të cilat përballet kryeqyteti sot sipas qytetarëve

by Java News
17/02/2023 22:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sipas sondazhit të Barometrit, 63.7 % e kryeqytetasve, problematikë kryesore të Tiranës, kanë renditur koston e jetesës.

48.6% e tyre mendojnë problematikë korrupsionin, 38.6% tregojnë si problematikë ndotjen dhe mjedisin, 36.9% e kryeqytetasve kanë problematikë trafikun dhe kohën e shpenzuar, 33.2 % e kryeqytetasve kanë renditur si problematikë ndërtimet dhe dendësinë e popullsisë, 28.8% e tyre kanë problematikë infrastrukturën rrugore.

Barometri ka pyetur kryeqytetasit se si ka ndryshuar jeta e tyre në zonat ku banojnë krahasuar me 5 vite më parë.

Sipas sondazhit, 60.6% e kryeqytetasve mendojnë që puna e bërë nga Bashkia për infrastrukturën në kopshte e shkolla, ka shkuar më mirë, 28.1% mendojnë që nuk ka shkuar dhe aq mirë ose keq, ndërsa 8.9% mendojnë që gjërat kanë shkuar keq.

Puna e bërë sa i përket aktiviteteve sportive, 53.3% e kryeqytetasve mendojnë se gjërat kanë shkuar më mirë se 5 vite më parë, 31.5% mendojnë që këto aktivitete janë jo dhe aq mirë apo më keq, ndërsa 7.4 % mendojnë se janë më keq se 5 vite më parë.

52.2 % e kryeqytetasve mendojnë që premisat sportive janë më mirë se 5 vite më parë, 32.7% mendojnë se janë jo mirë apo më keq, ndërsa 7.6% mendojnë se premisat sportive janë më keq. 51.5 % e kryeqytetasve mendojnë se aktivitetet kulturore në Tiranë janë më mirë se 5 vite më parë, 33.9% e tyre mendojnë se nuk janë dhe aq ose janë më keq se 5 vite më parë ndërsa 7.6 % e tyre mendojnë se nuk janë aspak më mirë se 5 vite më parë.

41.4% e kryeqytetasve mendojnë që cilësia e ujit është më keq se ishte 5 vite më parë, 35.1% e tyre mendojnë se është më e mirë, ndërsa 23.4 % e kryeqytetasve mendojnë se cilësia e ujit të pijshëm është shumë më keq.

Infrastruktura rrugore në Tiranë: 34.8% e kryeqytetasve mendojnë që cilësia e tyre është më keq se 5 vite më parë, ndërsa 33.8 % e tyre mendojnë që infrastruktura rrugore është më mirë. 31.3% e kryeqytetasve mendojnë që infrastruktura rrugore është shumë më keq se 5 vite më parë.

Cilësia e jetës: 41 % e kryeqytetasve mendojnë se cilësia e jetës është aspak e mirë apo më keq se 5 vite ë parë ndërsa 32% e tyre mendojnë që është më e mirë. 27 % e tyre mendojnë që cilësia e jetës është keq apo shumë më keq se 5 vite më parë.

Pastërtia e kryeqytetit: 44.4% e qytetarëve mendojnë se është aspak e mirë apo keq krahasuar me 5 vite më parë ndërsa 29.8 % është më e mirë. 25.8% e kryeqytetasve mendojnë se pastërtia e kryeqytetit është keq apo shumë më keq se 5 vite më parë.

Transporti publik: 49.5% e kryeqytetasve mendojnë që transporti publik është aspak mirë apo keq krahasuar me 5 vite më parë, ndërsa 24.1% e tyre mendojnë se është më mirë apo shumë mirë. 20.7% e tyre mendojnë se transporti publik është më keq apo shumë më keq se 5 vite më parë.

Hapësirat publike/parqet: 34.6% e qytetarëve mendojnë që ato janë jo dhe aq mirë ose keq krahasuar me 5 vite më parë, ndërsa 27.6% e tyre mendojnë që janë shumë më mirë se 5 vite më parë. 37% mendojnë se janë shumë keq.

Ndërtimet: 49% e shqiptarëve mendojnë se ato janë shumë më keq se 5 vite më parë, ndërsa 19.9% mendojnë se janë më mirë se 5 vite më parë. 30.4 % e kryeqytetasve mendojnë që ato janë jo dhe aq keq ose ke krahasuar me 5 vite më parë.

Parkingjet: 50.7% e kryeqytetasve mendojnë se ato janë shumë më keq krahasuar me 5 vite më parë, ndërsa 17.7% e tyre mendojnë se janë më mirë.  28.9% mendojnë që janë jo dhe aq mirë ose keq krahasuar me 5 vite më parë.

Trafiku në kryeqytet; 52.9% e kryeqytetasve mendojnë se trafiku është shumë më keq se 5 vite më parë, 17% mendojnë se është më mirë. 29.6% e tyre mendojnë se trafiku nuk është dhe aq mire/ ose keq krahasuar me 5 vite më parë.

Ndotja e mjedisit: 46.4% e kryeqytetasve mendojnë se ndotja e mjedisit është shumë më keq se 5 vite më parë, 15% e tyre mendojnë se është më mirë, 38.6% e kryeqytetasve mendojnë se nuk është dhe aq keq/është keq se 5 vite më parë.

Vlerësimi mesatar me notë sa i përket punës së Bashkisë Tiranë është = 6.07.

 

 

 

Next Post
Avokatja shpenzon 10 milionë dollarë në kazino dhe festa në Las Vegas, nga paratë e kompanisë ku punonte

Avokatja shpenzon 10 milionë dollarë në kazino dhe festa në Las Vegas, nga paratë e kompanisë ku punonte

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

ANALIZA E REL/ A mund t’ua ndalojë BE-ja hyrjen në Shengen ish-ushtarëve rusë?

Rusia mobilizon 600 mijë ushtarë, Kievi: Moska kërkon trupa të rinj pas humbjeve në front

August 28, 2026
10 ditë peng në Spanjë, si shqiptari rrëmbeu shoferin e kamionit pasi u zhdukën 30 milionë euro kokainë

10 ditë peng në Spanjë, si shqiptari rrëmbeu shoferin e kamionit pasi u zhdukën 30 milionë euro kokainë

August 28, 2026
Vandalizëm në resortin e Trumpit, 7 të akuzuar në “lidhje me terrorizmin”

Vandalizëm në resortin e Trumpit, 7 të akuzuar në “lidhje me terrorizmin”

August 28, 2026
Vodhi 27 milionë lekë në shtëpinë e xhaxhait, si u zbulua Leonardo Sinani përmes “kurthit” hetimor

Vodhi 27 milionë lekë në shtëpinë e xhaxhait, si u zbulua Leonardo Sinani përmes “kurthit” hetimor

August 28, 2026
Zjarr në Lazarat, vihet nën kontroll nga tre grupe zjarrfikëse

Zjarr në Lazarat, vihet nën kontroll nga tre grupe zjarrfikëse

August 28, 2026

Trump njofton krijimin e Akademisë Kombëtare të Hapësirës në SHBA

August 28, 2026
Kadastra: Hapat si të regjistroni pronësinë e shtëpive të ndërtuara para vitit ’91

Nisin aplikimet për banesa, 300 kredi me 0% interes për punonjësit e administratës

August 28, 2026
Fluturimet komerciale në BE arrijnë në 6.9 milionë në vitin 2025

Fluturimet komerciale në BE arrijnë në 6.9 milionë në vitin 2025

August 28, 2026
Ditë e artë për Kosovën në xhudo, tri medalje të bronzta në “Taranto 2026”

Ditë e artë për Kosovën në xhudo, tri medalje të bronzta në “Taranto 2026”

August 28, 2026
Eshtrat e gjetura në Zubin Potok dërgohen në Hagë për identifikim përmes ADN-së

Eshtrat e gjetura në Zubin Potok dërgohen në Hagë për identifikim përmes ADN-së

August 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com