• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Sondazhi/ 45% e europianëve duan që vendi i tyre të bëjë referendum për qëndrimin në BE

by Java News
03/07/2016 18:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas Brexit janë rritur zërat në vende të tjera të BE-së për më shumë pjesëmarrje qytetare. Në një sondazh 45% e 6000 europianëve të pyetur duan që edhe vendi i tyre të mbajë referendum.

Politikanët e djathtë në Francë dhe Danimarkë kërkojnë referendume në vendet e tyre. Edhe partia populiste e djathtë, „Alternativa për Gjermaninë“ kërkon që të zhvillohet një referendum, nëse ajo hyn në Bundestag në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017. Franz Wiese, deputet i AfD-së në landin e Brandenburgut thotë se „vitin e ardhshëm AfD do të jetë në Bundestag. Dexit do të jetë prioritet në axhendën tonë“. Edhe e Majta kërkon një ristartim të BE-së dhe kërkon diskutim dhe referendum për të „ardhmen europiane“.

Demokracia direkte vetëm në nivel landi në Gjermani

Por sipas kushtetutës gjermane nuk lejohen referendumet që pasojnë me zbatimin e rezultatit në nivel federate. Gjermanët mund të votojnë për qëndrim apo shkëputje nga BE, vetëm nëse ndryshohet kushtetua, thotë eksperti për çështjet kushtetuese, Uwe Lipinski në intervistë me Deutsche Wellen. „Demokracia direkte“, sipas tij, duhet të futet së pari në nivel federal. Ndërkohë në 16 landet gjermane ekzistojnë rregulla të ndryshme për referendumet. Në nivel federate referendumi është i lejuar, vetëm kur ndryshohet kushtetuta apo në rast rikonfigurimi të landeve gjermane.

Deutschland Parteitag der AfD in Stuttgart - Frauke PetryKonferenca e AfD-së, Frauke Petry

Theodor Heuss, presidenti gjerman nga viti 1949 deri 1959, e cilësonte demokracinë direkte „si bonus për demagogët“. Kjo shpjegonte gjendjen pas Luftës së II Botërore. Më shumë se 70 vite pas saj, ka ardhur koha të mendojmë për të ndryshuar kushtetutën, thotë juristi i çështjeve kushtetuese, Lipinski.

Gjermanët proeuropianë

Një sondazh i Forsa-s para referendumit britanik ka treguar se gjermanët do të votonin ndryshe nga britanikët në rast referendumi. 79% e të pyeturve do të kishin votur kundër shkëputjes nga BE. 17% do të votonin pro, dhe 60% e tyre janë mbështetës të AfD-së. Kur në vitin 2012 Europa u ngërthye nga kriza e euros, Wolfgang Schäuble, ministri gjerman i Financave tha se gjermanët duhet të vendosin për një kushtetutë të re. Sipas tij ligji kushtetues arrin limitet e tij, nëse Gjermania gjithnjë e më sumë vendime ia dorëzon BE-së. Eksperti për çështjet e kushtetutës, Uwe Lipinski vëren se ky moment tanimë ka ardhur./ Deutsche Welle/a.k

Next Post

Një shpërthim i kontrolluar pranë Stade de France, pak orë përpara fillimit të ndeshjes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Salianji me demokratët në Himarë: Pa demokraci të brendshme, PD humbet epërsinë morale! Pa respekt për anëtarësinë s’ka opozitë…

Salianji me demokratët në Himarë: Pa demokraci të brendshme, PD humbet epërsinë morale! Pa respekt për anëtarësinë s’ka opozitë…

January 29, 2026
Si ndodhi arratisja me “regji” e Altin Ndocit pak ditë pas inspektimit të burgut nga Ministri i Drejtësisë (Detajet e reja)

Si ndodhi arratisja me “regji” e Altin Ndocit pak ditë pas inspektimit të burgut nga Ministri i Drejtësisë (Detajet e reja)

January 29, 2026
Rekord pasagjerësh gjatë fluksit të udhëtimeve të Festës së Pranverës 2026

Rekord pasagjerësh gjatë fluksit të udhëtimeve të Festës së Pranverës 2026

January 29, 2026
Kushtet ekstreme të motit në Ukrainë, Trump: Putini ra dakord për një armëpushim njëjavor

Kushtet ekstreme të motit në Ukrainë, Trump: Putini ra dakord për një armëpushim njëjavor

January 29, 2026
FOTO-Vritet gjatë demonstratave influencerja e njohur 19-vjeçare/ Postonte video me motorë si shenjë proteste ndaj Ali Khameneit!

FOTO-Vritet gjatë demonstratave influencerja e njohur 19-vjeçare/ Postonte video me motorë si shenjë proteste ndaj Ali Khameneit!

January 29, 2026
Dëshmia tronditëse pas 15 vitesh për Bleona Matën, nëna mes lotësh: Hallat e saj duhet të jenë në burg, babai i vajzës…

Dëshmia tronditëse pas 15 vitesh për Bleona Matën, nëna mes lotësh: Hallat e saj duhet të jenë në burg, babai i vajzës…

January 29, 2026
Zyrtarizohen kandidaturat në FSHF, Armand Duka pa rival për postin e presidentit..

Zyrtarizohen kandidaturat në FSHF, Armand Duka pa rival për postin e presidentit..

January 29, 2026
Shpallen fituesit e konkursit ndërkombëtar për Shtëpinë e Fëmijës dhe kompleksin e inspektorateve

Shpallen fituesit e konkursit ndërkombëtar për Shtëpinë e Fëmijës dhe kompleksin e inspektorateve

January 29, 2026
Zbulohet letra e Enver Hoxhës për nënën e dëshmorit, që kërkonte të shkonte si vizitore në Turqi

Zbulohet letra e Enver Hoxhës për nënën e dëshmorit, që kërkonte të shkonte si vizitore në Turqi

January 29, 2026
Hyrja e Shqipërisë në Shengen – Plani i veprimit i qeverisë, zbulohet dokumenti dhe koha e anëtarësimit

Hyrja e Shqipërisë në Shengen – Plani i veprimit i qeverisë, zbulohet dokumenti dhe koha e anëtarësimit

January 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In