Të paktën 47,3 për qind e qytetarëve malazezë mbështesin anëtarësimin e vendit të tyre në NATO, 37 për qind janë kundër, ndërkohë që 15,6 për qind nuk kanë asnjë opinion për çështjen në fjalë, sipas një sondazhi të kryer nga kompania ”Damar”.
Sondazhi u realizua nga 19-24 janar me 1 100 persona në 10 zona të vendit më të vogël ballkanik.
Mali i Zi, i pavarur që nga 2006-a, u ftua nga NATO-ja në fillim të dhjetorit të vitit të kaluar për t’iu bashkuar aleancës më të madhe ushtarake të botës, çka nxiti një reaksion të madh nga ana e Rusisë.
Bisedimet e anëtarësimit do të fillojnë në mes të shkurtit.
Sipas ambasadorit slloven në NATO, Jelko Kaçin, i cili dha një intervistë për të përditshmen malazeze ”Podjeda”, botuar sot, negociatat mund të zgjasin deri në tre muaj.