• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Sondazhet për 2021! Parashikimet: Shqiptarët vlerësojnë qeverinë Rama për rindërtimin dhe menaxhimin e Covid me 63 %!

by Java News
08/12/2020 22:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas parashikimeve të sakta të rezultateve të 3 proceve zgjedhore të kaluara, Report Tv dhe Instituti prestigjioz italian Piepoli vijnë sërish me një bashkëpunim edhe për 25 prillin. Rezultatet e para të sondazhit i mësoni të sonte në Repolitix me Denis Mingën.

Livio Gigliuto, zv/president i Instituti Italian Piepoli

TIRANË– Televizioni Report TV dhe Instituti prestigjioz italian Piepoli, i cili prej 60 vitesh realizon në Itali sondazhe zgjedhore për RAI-n dhe për televizionet më të rëndësishme kombëtare, bënë një marrëveshje për të ndjekur gjithë procesin zgjedhor në Shqipëri deri më 25 prill 2021.

Sondazhi i parë do të transmetohet sonte gjatë programit “Repolitix” të drejtuar nga Denis Minga. Temat mbi të cilat do të përqendrohet ky sondazh i parë, i përkasin opinionit të shqiptarëve mbi sjelljet e qeverisë Rama si në reagimin ndaj tërmetit, ashtu dhe menaxhimin e pandemisë, por edhe për tema thelbësore për punën e një qeverie si: lufta ndaj korrupsionit, reforma e Drejtësisë, mbrojtja e mjedisit, zhvillimi i turizmit, marrëdhënia me mediat etj.Instituti Piepoli ka testuar opinionin e shqiptarëve edhe mbi qëndrimet e opozitës dhe të Presidentit të Republikës Ilir Meta. Një pjesë e sondazhit i dedikohet natyrisht parashikimit të votimeve 4 muaj para ditës së zgjedhjeve. Këto janë zgjedhjet e katërta që Report TV ndjek me sondazhet e Institutit Piepoli pas atyre të 2013, 2015 dhe në 2017 kur parashikuan saktësisht shumë muaj më parë rezultatet finale.

Kampioni i të pyeturve është 500 persona, nga zona të ndryshme të Shqipërisë. Përfaqësues të mendimit të të gjithë shqiptarve. Kampioni që përfaqëson popullsinë shqiptare.

Reforma zgjedhore, integrimi dhe ekonomia pika më dobët e qeverisë! Shqiptarët të ndarë për lirinë e shtypit

Si e gjykoni punën e qeverisë Rama në këto fusha? Liria e shtypit në vend 49% e shqiptarëve e ka vlerësuar të mirë dhe 46% jo të mirë duke krijuar një rezultat të ngushtë. Reforma zgjedhore nuk është vlerësuar nga qytetarët, ku 50 % e kanë cilësuar jo të mirë dhe 45% të mirë. Dhe integrimi është një tjetër pikë e dobët pasi 51 % e cilësojnë jo të mirë. Vërejtje ka pasur edhe për ekonominë dhe politikën e jashtme në votime, ku shumica e qytetarëve shprehet se situata nuk është mirë. Ndërsa është vlerësuar procesi i digjitalizimit.

Shqiptarët: Shëndetësia, suksesi më  madh i Qeverisë Rama, dialogu me opozitën pika më dobët

Një tjetër pyetje që i është bërë 500 shqiptarëve që janë pyetur në sondazhin e zhvilluar nga instituti italian Piepoli është mendimi që kanë për punën e Qeverisë Rama në disa fusha kryesore.

Shqiptarët kanë vlerësuar më shumë punën për Shëndetësinë, për të cilën 48% mendojnë se është punuar mirë ose shumë mirë.

Dialogu me opozitën është pika më e dobët sipas shqiptarëve për Qeverinë me vetëm 33% të shqiptarëve që thonë punë të mirë ose shumë të mirë.

63% e shqiptarëve vlerësojnë qeverinë Rama në mandatin e dytë, 37% e cilësojnë të dobët

Si e gjykoni qeverinë Rama në këtë mandat?  37% e shqiptarëve janë përgjigjur shkëlqyeshëm, 15 % të mirë dhe 11 % të mjaftueshëm duke bërë që 63% ta vlerësoj një qeveri të mirë dhe 37% të dobët, ku 23 % e cilësojnë të dobët dhe 17 % të keqe.

Pse po përhapet COVID-19? 61% e qytetarëve i vendosin fajin papërgjegjshmërisë individuale, 31% qeverisë
1607460117_TABELA5KORONAVIRUSI.jpg

Të pyetur mbi përhapjen e koronavirusit në Shqipëri, 61% e qytetarëve të pyetur mendojnë se është përgjegjësi e ulët nga vetë qytetarët. 34% e të anketuarve shprehen se faji nuk është i askujt sepse pandemia është globale, 31 % thonë se është faji i masave të pamjaftueshme nga ana e qeverisë. 11% e qytetarëve mendojnë se kjo vjen si pasojë e dobësisë së sistemit shëndetësor, 3 % thonë se opozita nuk bashkëpunoi për sensibilizim dhe 4% japin arsye të tjera.

Menaxhimi i emergjencës COVID/ 39% e shqiptarëve mendojnë se Qeveria ka bërë punë të shkëlqyer

Në sondazhin e zhvilluar nga Piepoli, qytetarët shqiptarë janë pyetur  se si e vlerësojnë mënyrën se si Qeveria shqiptare pandeminë COVID.

Sipas sondazhit 39% e shqiptarëve mendojnë se Qeveria shqiptare e ka menaxhuar shkëlqyeshëm e emergjencën e shkaktuar nga COVID. Mirë janë përgjigjur 16% ndërkohë që dobët dhe keq mendojnë respektivisht 16% dhe 15%.

65% e shqiptarëve vlerësojnë procesin e rindërtimit pas tërmetit të qeverisë Rama, 35% e cilësojnë të dobët

Si e gjykoni punën e qeverisë Rama në menaxhimin e Rindërtimit pas tërmetit? Qytetarët kanë vlerësuar procesin e rindërtimit ku 34 % e kanë cilësuar të shkëlqyeshëm, 14 % të mirë dhe 17 % të mjaftueshëm. Ndërsa 12 % e kanë cilësuar të keq dhe 23 % të dobët. Pra rreth 65 % e kanë vlerësuar këtë proces dhe vetëm 35 % e cilësuan të keq apo të dobët.

Next Post
“Saliu me pardesy si te vallja e shpatave”, Rama: Nuk u anëtarësova në PD se e kishin zënë radhën komunistët

Ish-ministri i PD-së: Ja pse nuk e pranuam Ramën. Gjithçka ndodhi brenda dhomës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irlanda tërhiqet nga Eurovision 2027 për shkak të luftës në Gaza

Irlanda tërhiqet nga Eurovision 2027 për shkak të luftës në Gaza

September 17, 2026
Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Në emër të popullit të Kosovës

September 17, 2026
By Pass-i i Elbasanit, Himçi: Dy lotet nuk mjaftojnë; Karakaçi: Faza e tretë buxhetohet në 2027

By Pass-i i Elbasanit, Himçi: Dy lotet nuk mjaftojnë; Karakaçi: Faza e tretë buxhetohet në 2027

September 17, 2026
Alarmoi për bombë në shkollën “Edith Durham”, detyrim paraqitje për protestuesin

Alarmoi për bombë në shkollën “Edith Durham”, detyrim paraqitje për protestuesin

September 17, 2026
Gjyqi në Hagë/ Ekspertët ndërkombëtarë: E vështirë të shpallen fajtorë ish-krerët e UÇK-së

“Gjykimi i Hagës u bë në unison me Prokurorinë, vendimet janë pa sens juridik dhe armiqësore”

September 17, 2026
Dyshohet se vodhi 16 lokale në Tiranë brenda dy muajve, arrestohet 34-vjeçari

Dyshohet se vodhi 16 lokale në Tiranë brenda dy muajve, arrestohet 34-vjeçari

September 17, 2026
Bllokuan fëmijët në ditën e parë të shkollës, Gjykata liron protestuesit e Zogut të Zi

Bllokuan fëmijët në ditën e parë të shkollës, Gjykata liron protestuesit e Zogut të Zi

September 17, 2026
“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

Leka pas dënimeve nga Haga: Turp historik! Shqipëria të ngrejë fond për ish-krerët e UÇK-së

September 17, 2026
Miku i Serbisë, “lot” për UÇK

Miku i Serbisë, “lot” për UÇK

September 17, 2026
VIDEO/ Momenti kur Xhelal Mziu me njerëzit e tij dhunojnë zyrtarin e Bashkisë Dibër, Kalosh Murra

Plagosën me mjete prerëse dy vëllezër në Sarandë, arrestohen në flagrancë tre të rinj

September 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com