Kur kanë mbetur edhe pak orë nga finalja e edicionit të 60-të të Eurovizion, janë publikuar edhe sondazhet e para për fituesin. Megjithëse mbetet një nga favoritet për ta fituar, këngëtarja shqiptare Elhaida Dani me këngën e saj “I’m Alive” renditet vetëm e dyta.
Sipas WiWiBlogs fituese e këtij edicioni është Gjeorgjia me këngëtaren e saj Nina Sublatti me rreth 17.46% të votave. Menjëherë pas Sublattit renditet Elhaida Dani me 14.02% të votave. Sa i përket vendit të tretë mendohet të fitohet nga italianët e “Il Volo” me 8.06% të votave.
Megjithatë gjithçka mbetet e hapur dhe për të zbuluar në finalen e mbrëmjes së sotme, ku nuk duhet të mungojë përkrahja e shqiptarëve kudo ku ndodhen për Elhaida Danin.