Dy sondazhe të bëra publike, pak para filllimit të referendumit për qëndrimin ose jo të Britanisë së Madhe në Bashkimin Evropian tregojnë se përkrahësit e qëndrimit të vendit në union (thënë ndryshe në anglisht Remain) janë në epërsi ndaj kundërshtarëve (thënë ndryshe në anglisht Leave).
Sipas Yougov, raporti Remain-Leave është 51 me 49 për qind, ndërkohë që sipas Comres është më i thellë, në raportin 54 me 46 për qind.
Gjithashtu, disa orë para fillimit të referendumit, sipas Ipsos-Mori, Leave ka avantazh ndaj Remain. (java / r.a)