• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Meta me homologun malazez: Jemi model i fqinjësisë së mirë

by A R
23/06/2016 10:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, priti paraditen e së enjtes kryeparlamentarin e Malit të Zi, Darko Pajoviç, i cili ndodhet në Tiranë për një vizitë zyrtare. Në konferencën e përbashkët për shtyp pas takimit në Kryesinë e Kuvendit, Meta shprehu mbështetjen për vendin fqinj në procesin e integrimit euroatlantik. Kreu i Kuvendit i vlerësoi si ‘model te fqinjësisë së mirë’ marrëdhëniet dypalëshe. Ai veçoi rolin e shqiptarëve në Mal të Zi, duke i konsideruar ‘një urë solide për stabilitetin e vendit’.

Kryeparlamentari bëri të ditur gjithashtu se parlamenti i Shqipërisë do ta ratifikojë sot protokollin për aderimin e Malit të Zi në NATO. “Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Malit të Zi janë një model i fqinjësisë së mirë. Shqipëria e ka mbështetur integrimin euroatlantik të Malit të Zi, ndaj dhe ne sot do të votojmë në Kuvend ratifikimin e protokollit për anëtarësimin e tij në NATO. Aderimi i Malit të Zi në Aleancë ka një rol kyç për stabilitetin e vendit dhe të rajonit. Në këtë drejtim shqiptarët e Malit të Zi janë urë solide për stabilitetin e tuj”, u shpreh Meta në deklaratën për shtyp.

Ndërsa, kryeparlamentari malazez, Pajoviç, vlerësoi mbështetjen që Shqipëria ka dhënë për Malin e Zi, duke shprehur mirënjohje për miratimin e protokollit për anëtarësimin në NATO.
Shqipëria është shteti i pestë që do të ratifikojë protokollin për anëtarësim në Aleancë, tha ai. Me këtë veprim vendi juaj i dërgon një mesazh të mirë vendeve të NATO-s, që ky proces të përshpejtohet dhe të ecë në rrugën e duhur.
Së shpejti, tha Pajoviç, do të realizohet edhe një vizitë e ndërsjelltë e Metës në Malin e Zi, ku ne do të kemi mundësi t’ju kthejmë mikpritjen. Një falenderim të veçantë zyrtari i larte i drejtoi dhe misionit diplomatik malazez në Tiranë, të cilin e konsideroi një urë të rëndësishme në nxitjen e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Vizita e kryetarit të Kuvendit te Malit te Zi do te vijoje me takimin me Presidentin e Republikes, Bujar Nishani, ndersa rreth ores 12:00 ai do t’i drejtohet me një fjalë përshëndetëse Kuvendit të Shqipërisë, i cili sot pritet të miratojë ratifikimin e Protokollit për Anëtarësimin e Malit të Zi në NATO. (java / r.a)

Next Post

Kuçi: Duhet konsensus nacional për demarkacionin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In