• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sondazhet dhe perceptimi i një vendi folklorik

by Ilir Yzeiri
07/01/2023 11:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilir Yzeiri

Të gjitha sondazhet që kryhen ndër shqiptarë për të marrë prej tyre opinione në lidhje me klasën politike dhe me parapëlqimet apo mospëlqimet ndaj tyre, janë pasqyrë që tregon jo fytyrën e atij realiteti që shfaqet përballë saj, por imazhin e përafërt të një opinioni që nuk ndryshon për shkak të argumentit, pra për shkak të atyre që testohen, por që, në mënyrë të përsëritur, shfaq ndarjen si me thikë të opinionit shqiptar për motive tradicionale dhe ideologjike.

Klasa politike shqiptare në këta tridhjetë vjet ka vetëm një risi : praninë e gjatë në krye të vendit të Edi Ramës i cili, në mënyrë të padiskutueshme është lideri më i pakonkurueshëm nga kundërshtarët e tij të paktën deri tani.

Emrat e tjerë që përmenden në sondazhe nuk janë konkurentë të Edi Ramës. Sali Berisha dhe Ilir Meta janë skaji negativ ekstrem i atyre përfaqësuesve që, në një shoqëri tjetër, me një sistem normal drejtësie, do të duhej të ishin në listat e sondazheve që bëhen në institutucionet e riedukimit ose në institucionet që i përkasin memories kolektive, por në anën e atyre që e kanë shenjuar karrierën e tyre me turp.

Sondazhi i fundiot i publikuar nga Eurobarometri, nëse e vëren me kujdes, ka një masë homogjene që është mbi 50% që nuk pranon as Ramën, madje. Ky popull opozitar është i papërfaqësuar nga klasa aktuale politike dhe kështu do të jetë për shumë e shumë kohë. Kjo është masa e gjerë e popullsisë që, ashtu si në çdo vend tjetër demokratik, nuk kënaqet me qeverisjen që në ditën e dytë të mandatit të saj.

Nëse do të ishim një shoqëri demokratike, kjo masë opozitare do të kishte nxjerrë përfaqësuesun e vet menjëherë dhe ai mund të ishte një njeri çfarëdo, ashtu siç ndodh në vendet demokratike të lira, si me Ciprasin në Greqi apo me aktorin komik Grilon në Itali. Mirëpo, në Shqipëri, një gjë e tillë nuk ndodh sepse opinioni shqiptar është i ndarë në dysh.

Që prej vitit 1990 ajo pjesë e opinionit që e quan veten të djathtë ka krijuar klishenë dhe stereotipinë e komunistit dhe antikomunistit, e të kuqit dhe blusë. Megjithëse kanë kaluar 32 vjet nga rënia e komunizmit në Shqipëri, ata që e mbajnë veten si të djathtë dhe antikomunistë duket sikur nuk i kanë mbaruar llogaritë me komunistët dhe shohin ende fantazma të kuqe nëpër rrugë.

Megjithëse në këta 32 vjet, shtresa e të përndjekurëve politikë është shpërblyer në mënyrën më dinjitoze nga një vend i varfër siç jemi ne, ata që kanë zaptuar flamurin e opozitarizmit në Shqipëri ende shohin ëndrra me komunistë. Këtë përçartje e kishte vetëm Enver Hoxha me Zogun që e ruajti për gjatë gjithë kohës që ishte në pushtet. Brezat shqiptarë që kanë lindur në vitin 1990 e këtej, ndjehen të papërfaqësuar ose duhet të reshtohen sipas vijës tradicionale të familjeve të tyre.

Ata jo vetëm që nuk përfaqësohen në politikë, por, disa herë, i largohen asaj e madje, në shumicën e rasteve, duke parë një atmosferë të helmuar nga propoganda e pështirë me komunistë e mafie të kuqe, heqin dorë nga ky vend dhe e braktisin atë.

Ndaj, sondazhet që bëhen në këtë vend për politikanët shqiptarë reflektojnë një situatë anormale dhe tregojnë ndarjen e thellë idologjike të një vendi tradicional e folklorik. Duke qenë kështu, Edi Rama do të vijojë të jetë edhe për shumë kohë lideri më i pëlqyer sepse ai nuk ka konkurentë.

Ajo pjesë e madhe e popullsisë që përbën opozitën reale në Shqipëri është e papërfaqësuar. Në garat e ardhshme elektorale ne do të vijojmë të shohim spektaklin e pështirë të opozitës së deritanishme që do të shfaqet në publik me sloganet banale të mafies së kuqe, të komunistëve dhe të lloj-lloj marrëzirave të tjera.

Në krye të kësaj opozite do të jetë një ish-sekretar partie dhe një ish-bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit që nuk pëlqehen nga mbi 70% e shqiptarëve.

Next Post
Nis puna për rindërtimin e shkollës 9-vjeçare “Emin Duraku”, Veliaj: Do jetë ndër më të bukurat në rajon!

Nis puna për rindërtimin e shkollës 9-vjeçare “Emin Duraku”, Veliaj: Do jetë ndër më të bukurat në rajon!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çfarë u diskutua në takimin e Ramës me Merz në Budva? Reagon zyra për shtyp e kancelarit gjerman

Çfarë u diskutua në takimin e Ramës me Merz në Budva? Reagon zyra për shtyp e kancelarit gjerman

October 23, 2026
Administrata Trump kërkon bllokimin e rezultateve të zgjedhjeve në Alaskë, shkak ngjashmëria e emrave të kandidatëve

Administrata Trump kërkon bllokimin e rezultateve të zgjedhjeve në Alaskë, shkak ngjashmëria e emrave të kandidatëve

October 23, 2026
SHBA shpall heliumin si material kritik, ndërsa Evropa përballet me vështirësi në furnizim

SHBA shpall heliumin si material kritik, ndërsa Evropa përballet me vështirësi në furnizim

October 23, 2026
“Hila nuk është viktimë, për këtë ai do të…”- Eksperti: Ishin kamera të fshehta të lidhura me laptopin, ja çfarë u gjet në vilën e tij! Në papafingo…

Karamuço ngre dyshime për organizimin e protestës: Të hetohen dronët dhe komunikimet e grupeve

October 23, 2026
Pamje të rënda, momentet e sulmit të armatosur në një kishë në Jordani, 7 të vrarë dhe 34 të plagosur (VIDEO)

Pamje të rënda, momentet e sulmit të armatosur në një kishë në Jordani, 7 të vrarë dhe 34 të plagosur (VIDEO)

October 23, 2026
“Lëvizja Bashkë e Qorit koordinohet me Vetëvendosjen”, Çupi: Ka vepruar kundër stabilitetit të Shqipërisë

“Lëvizja Bashkë e Qorit koordinohet me Vetëvendosjen”, Çupi: Ka vepruar kundër stabilitetit të Shqipërisë

October 23, 2026
Sekretari amerikan i Thesarit: Linja e naftës së Iranit është shkatërruar, terminali i saj kryesor është bosh

Sekretari amerikan i Thesarit: Linja e naftës së Iranit është shkatërruar, terminali i saj kryesor është bosh

October 23, 2026
Firmoset marrëveshja për Gazën nga ministri Nufi, i pranishëm edhe ambasadori amerikan Eric Wendt: Konfirmojmë angazhimin për paqen

Firmoset marrëveshja për Gazën nga ministri Nufi, i pranishëm edhe ambasadori amerikan Eric Wendt: Konfirmojmë angazhimin për paqen

October 23, 2026
Trump flet për mandatin e tretë: Mendoj se kam të drejtë të kandidoj sërish

Trump flet për mandatin e tretë: Mendoj se kam të drejtë të kandidoj sërish

October 23, 2026
50 mln euro, “Iris” e Claude Monet bëhet vepra më e shtrenjtë e shitur në ankand në Francë

50 mln euro, “Iris” e Claude Monet bëhet vepra më e shtrenjtë e shitur në ankand në Francë

October 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In