• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Solidariteti triumfon ”

by Java News
27/03/2020 16:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Karol BACHURA*

Brenda një periudhe të shkurtër kohore shoh sërish me admirim Solidaritetin e shqiptarëve në çaste të vështira, në një kohë kur askush nuk ka imunitet përballë natyrës, si në tërmetin e nëntorit, ashtu edhe tani në pandeminë botërore. Sikundër 40 vjet më parë në Poloni lindën sikdikatat e pavarura punëtore „Solidarnost”, të cilat një dekadë më vonë çuan në përmbysjen e komunizmit, po ashtu edhe sot shoh një solidaritet të jashtëzakonshëm të miqve të mi të zemrës-Shqiptarëve, solidaritet që do të sjellë pa diskutim fitoren mbi epideminë. Më gëzon veprimi i koordinuar në emër të qëllimeve të epërme nga ana e presidentit, kryeministrit, qeverisë,  opozitës dhe gjithë shoqërisë. Në këtë luftë askush nuk ka imunitet. Në këtë luftë  me armikun e përbashkët e të padukshëm i Shpreh ngushëllimet e  mia të sinqerta familjeve të viktimave të pandemisë, duke u bërë njëherësh thirrje të gjithëve të respektojmë me vendosmëri maksimale masat shtrënguese që të mund të dalim nga kjo luftë me sa më pak humbje.

Përkulem me nderim të thellë përpara përpjekjes titanike, mbinjerëzore, të mjekëve, infermierëve, shoferëve të ambulancave dhe gjithë personelit shëndetësor, por edhe para gjithë atyre që na garantojnë ecurinë pa probleme të karantinës mbarëkombëtare-furnizuesve me energji, internet, farmacistëve, marketeve, bankave dhe administratës. Nuk harroj këtu edhe ata që i vunë fre shpengueshmërisë sonë të fillimit-policinë e shtetit, ushtrinë, policinë bashkiake. Një bravo e madhe  për gazetarët që na infomojnë të palodhur mbi dinamikën e situatës.

KY SOLIDARITET DO TË NA DUHET GJITHASHTU EDHE PAS FITIMIT TË KËSAJ LUFTE, NË RINDËRTIMIN E BOTËS PA COVID-19.

Errësira e pandemisë mbuloi jo vetëm shkëlqimin e  fillimpranverës, por edhe dritën e të ardhmes sendërtuar këtë javë me vendimin e çeljes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Vendimi, që për mua ka qenë paksa i vonuar, është vendimi më i drejtë dhe tërësisht i merituar për Shqipërinë. Përgëzoj gjithë ata që ndër vite punuan për këtë ditë, ky sukses u përket gjithë Shqiptarëve! Po hyni tashmë në autostradën që do t’ju çojë drejt qëllimit final, drejt anëtarësimit në BE. Në këtë rrugë do t’ju duhet të kapërceni të gjitha pengesat për të afruar sa më shumë destinacionin final. Me solidaritet si shqiptarë kujdesuni për veten në këto kohë. Me solidaritet si njerëzim të kujdesemi për veten.

Gjithmonë në frymën e Solidaritetit Poloni-Shqipëri, javën e shkuar, në kuadër të operacionit Lot do Domu! (Fluturojmë për në shtëpi!) , sipërmarrje e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Polonisë dhe kompanisë ajrore PLL LOT u bë i mundur riatdhesimi i shtetasve shqiptarë që ndodheshin në Poloni dhe  shtetasve polakë që gjendeshin në Shqipëri.

Kurajë dhe durim!

*Ambasador i Republikës së Polonisë në Tiranë

Next Post
I mbijetoi koronavirusit, por mbeti pa punë: Po e ekzagjerojnë me këtë çmenduri

I mbijetoi koronavirusit, por mbeti pa punë: Po e ekzagjerojnë me këtë çmenduri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Elbasani mposht Partizanin me 10 lojtarë, “tris” nga verdheblutë

Elbasani mposht Partizanin me 10 lojtarë, “tris” nga verdheblutë

April 13, 2026
Atentatet ndaj Falcones, Borsellinos dhe Morvillos, bie pista e “prokurimeve publike”…

Atentatet ndaj Falcones, Borsellinos dhe Morvillos, bie pista e “prokurimeve publike”…

April 13, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“BE u investua për ta rrëzuar”, Nazarko për Orban: PD s’e ndjek dot modelin hungarez

April 13, 2026
Frustrimi politik për një kryeministër nga Hungaria!

Frustrimi politik për një kryeministër nga Hungaria!

April 13, 2026
Kompania franceze financonte Shtetin Islamik, dënohet me burg ish-drejtori ekzekutiv

Kompania franceze financonte Shtetin Islamik, dënohet me burg ish-drejtori ekzekutiv

April 13, 2026
Meta reagon nga burgu për zgjedhjet në Hungari, falënderon Orbán dhe përgëzon Magyar për fitoren

Meta reagon nga burgu për zgjedhjet në Hungari, falënderon Orbán dhe përgëzon Magyar për fitoren

April 13, 2026
Berisha kritika të forta për Ramën: Mashtron shqiptarët me naftën dhe fsheh dështimin me investimet

“Jemi në udhëkryq”, Berisha: Punët e Shqipërisë, veprat e zeza të Edi Ramës!

April 13, 2026
Fotot pikante nga Hungaria: Votuesit i japin fund sundimit 16-vjeçar të Viktor Orbánit

Fotot pikante nga Hungaria: Votuesit i japin fund sundimit 16-vjeçar të Viktor Orbánit

April 13, 2026
Tensionet Trump-Vatikan, fshihet postimi i kontestuar nga llogaria e Presidentit amerikan

Tensionet Trump-Vatikan, fshihet postimi i kontestuar nga llogaria e Presidentit amerikan

April 13, 2026
Asambleja e Përgjithshme e OKB/Mblidhen sot në Nju Jork liderët botërorë, merr pjesë edhe kryeministri Rama

Raporti i OKB-së: Lufta në Iran mund të çojë 32 milionë njerëz të tjerë në mbarë botën drejt varfërisë

April 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In