• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Solidaritet me sustë…

by Enver Robelli
15/08/2021 20:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Enver Robelli

Po të dilte dikush në Kosovë para tre apo katër muajsh dhe të thoshte se Kosova duhet të pranojë përkohësisht apo përgjithmonë qindra refugjatë afganë, gjasat janë të mëdha që propozuesi do të linçohej e shpallej i marrë.

Tani që kërkesa ka ardhur nga SHBA, rendi i atyre që duan të tregojnë “shpirtin solidar” po rritet nga sekonda në sekondë. Kështu synohet të tregohet njëfarë proamerikanizmi. Njëfarë solidariteti me sustë. Solidaritet robotik.

Ka edhe të tillë që me protagonizmin e tyre publik në favor të pranimit të refugjatëve afganë, duan ta paraqesin qeverinë si kundërshtare të kërkesës amerikane, ndonëse presidentja u deklarua në favor të pranimit dhe qeveria po diskuton në mënyrë diskrete me palën amerikane mbi këtë çështje. Pra, në Kosovë shpeshherë proamerikanizmi i disave është vetëm një fjalë boshe për lojëra politike.

Disa nga zërat e zhurmshëm publikë në fillim të vitit 2020 e akuzonin qeverinë Kurti I se ishte “antiamerikane” ngase nuk po i hiqte tarifat ndëshkuese kundër prodhimeve serbe – tarifa që qeveria i kishte trashëguar. Tani që tarifat janë hequr, të njëjtit ankohen pse qeveria e Kosovës s’po e pranon heqjen faktike të kufirit me Serbinë në kuadër të “Open Balkan-it” të A. Vuçiqit dhe dy partnerëve të tij rajonalë.

Madje tash këta zëra të zhurmshëm thonë se në Kosovë po hyjnë shumë prodhime serbe, ndërsa para një viti e gjysmë e akuzonin Albin Kurtin se nuk po lejon hyrjen e prodhimeve serbe dhe kështu po i acaron raportet e Kosovës me Amerikën (konkretisht: me Richard Grenellin).

Ky është proamerikanizmi i kameleonëve kosovarë. E vërteta lakohet sipas interesit momental politik. Më 2020 Albin Kurti e mbante të ndaluar hyrjen e biskotës serbe (“plazma keksat”) në Kosovë dhe “proamerikanët” e shpifur bërtisnin e çirreshin: lëre të futet biskota serbe në Kosovë sepse konsumimi i saj na i rregullon raportet me Amerikën.

Më 2021 biskota serbe hyn lirisht në Kosovë, sepse tarifat janë hequr, por tani “proamerikanët” janë të shqetësuar dhe e akuzojnë Kurtin se tepër prodhime serbe po futen në Kosovë. Me këtë logjikë “argumentojnë” edhe disa komentues të Tiranës – gjithnjë sipas parullës: pse të bëhemi merak për pallavrat që i kemi thënë dje? Por opinioni dhe njerëzit në Kosovë nuk janë budallenj. Mbajnë mend.

Sa i përket Afganistanit: ka disa muaj që në mediat perëndimore dhe në qarqe diplomatike flitet se ç’do të ndodhë me afganët që kanë punuar për forcat amerikane, por edhe aleatë të tjerë perëndimorë, pas tërheqjes së ushtrive perëndimore. Janë diskutuar skenarë të ndryshëm. SHBA-të, Gjermania dhe shtete të tjera nuk e kanë trajtuar me seriozitet këtë situatë, sepse po ta kishin trajtuar nuk do të kishin vepruar sot si pula pa kokë dhe në mjegull, duke evakuuar në panik personelin e ambasadave të tyre në Kabul.

Kosova duhet të tregohet solidare brenda mundësive të saj. Natyrisht që nuk duhet vënë asnjë kusht SHBA-ve, por së paku duhet të insistohet që SHBA-të të përkrahin anëtarësimin e Kosovës në NATO. Fundja, nëse Kosova pranon qindra refugjatë afganë, ajo sillet shumë më përgjegjëse se disa shtete të NATO-s që kanë pasur trupa të stacionuara në Afganistan.

Next Post
Një qiri në errësirë apo luftë me semaforët

Ballkani i Hapur: Njerëzit që gatuajnë bashkë ëmbëlsira nuk bëjnë luftë!

Comments 2

  1. Xhemal katunari says:
    5 years ago

    Sustë = Robi në hell = kukurec = ver robihelli

    Reply
  2. Baca says:
    5 years ago

    Shkrim me suste pas corbes

    Reply

Leave a Reply to Baca Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fermerët pjesëmarrës dhe përfitues të rivitalizimit rural

Fermerët pjesëmarrës dhe përfitues të rivitalizimit rural

March 15, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

Berisha i përgjigjet Ramës: Çështja Balluku nuk mbyllet kurrë

March 15, 2026
U përjashtua pasi ofendoi Juelën, Greta i kërkon falje: Selin nuk ndjen asgjë për Mirin, e ka bërë për…

U përjashtua pasi ofendoi Juelën, Greta i kërkon falje: Selin nuk ndjen asgjë për Mirin, e ka bërë për…

March 15, 2026
Rikthehet normalisht qarkullimi në rrugën Librazhd-Prrenjas, shtrohet me asfalt aksi i dëmtuar

Rikthehet normalisht qarkullimi në rrugën Librazhd-Prrenjas, shtrohet me asfalt aksi i dëmtuar

March 15, 2026
Shqiptarët “braktisin” Dubain, lufta ul ndjeshëm prenotimet për vizita turistike

Shqiptarët “braktisin” Dubain, lufta ul ndjeshëm prenotimet për vizita turistike

March 15, 2026
Qeveria s’ka afat për Bashkinë e Rrogozhinës, ekspertët: Kodi nuk parashikon kohë për zgjedhjet

Qeveria s’ka afat për Bashkinë e Rrogozhinës, ekspertët: Kodi nuk parashikon kohë për zgjedhjet

March 15, 2026
“I qëndroj fjalëve të mia”/ Babai i Selin: Jam në Afrikën e Jugut! Për Mirin kam neveri

“I qëndroj fjalëve të mia”/ Babai i Selin: Jam në Afrikën e Jugut! Për Mirin kam neveri

March 15, 2026
Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit, Britania po shqyrton mundësitë me aleatët për transportin detar

Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit, Britania po shqyrton mundësitë me aleatët për transportin detar

March 15, 2026
Përmbytje shkatërruese në Afrikë: 62 të vdekur në Kenia dhe mbi 100 në Etiopi

Përmbytje shkatërruese në Afrikë: 62 të vdekur në Kenia dhe mbi 100 në Etiopi

March 15, 2026
Tritol makinës së efektivit të krimeve në Lezhë, hetohet pista për shkak të detyrës

Tritol makinës së efektivit të krimeve në Lezhë, hetohet pista për shkak të detyrës

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In