• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ky vit i Gjykatës së Lartë

by Sokol Sadushi
30/12/2024 16:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Sokol Sadushi

Të nderuar përfaqësues të medias!

Duke ju falënderuar për praninë tuaj, më lejoni të ndaj fillimisht me të gjithë ju një urim të përzemërt për festat e fundvitit, si dhe të shkëmbej disa informacione dhe opinione për veprimtarinë një vjeçare të Gjykatës së Lartë dhe vizionin për 2025.

Ky vit ka qenë i ngarkuar me sfida, por edhe me arritje të suksesshme. Tri kanë qenë dhe mbeten objektiva të qarta për Gjykatën e Lartë:
– Së pari, ulja e stokut të çështjeve, për të cilën Gjykata e Lartë mban rekordin, sepse ka reduktuar në 50% numrin e çështjeve të prapambetura, që prisnin shqyrtimin 4 vjet më parë;
– Së dyti, orientimi i praktikës gjyqësore në zbatimin e njëjtë të ligjit, ku fokusi kryesor i gjyqtarëve është siguria dhe qëndrueshmëria nëpërmjet vendimarrjes së përditshme dhe asaj me karakter njësues e zhvillues;
– Së treti, rritja e legjitimitetit institucional me orientim pavarësinë, paanshmërinë, efektivitetin, llogaridhënien dhe transparencën.
Këto objektiva kanë si qëllim fundor dhënien e drejtësisë së paanshme, profesionale, në kohë sa më të shpejtë, si elementë përbërës të aksesit në drejtësi.
Për të kuptuar më mirë veprimtarinë e kryer nga Gjykata e Lartë gjatë 2024, më lejoni t’ju prezantoj disa të dhëna, lehtësisht të verifikueshme. Puna voluminoze prej 32.393 vendime të dhëna në katër vjet evidenton dukshëm tejkalimin e backlogut, i cili aktualisht është ulur në 18,665 çështje. Kjo ulje e ndjeshme e numrit të çështjeve të prapambetura kërkon një volum pune të konsiderueshëm, por edhe një strategji koherente e frytdhënëse, që falë bashkëpunimit me projektin që mbështetet nga Departamenti i Shtetit, Byroja për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit pranë Ambasadës së SHBA, ka rezultuar i sukseshëm.
Për vitin 2024 janë dhënë 7639 vendime gjyqësore, nga të cilët 2875 vendime i përkasin Kolegjit Civil, 2591 vendime të Kolegjit Administrativ dhe 2173 vendime të Kolegjit Penal.
Treguesi kryesor i performancës dhe efiçencës sipas standardeve ndërkombëtare, është norma e likujdimit të çështjeve, që përcaktohet nga raporti ndërmjet çështjeve të përfunduara dhe çështjeve të reja që regjistrohen. Për këtë vit janë regjistruar 2448 çështje të reja dhe në këtë shifër duhej të ishte sipas standardit ndërkombëtar edhe numri i vendimeve gjyqësore, ndërkohë që janë dhënë 7639 vendime, ose 3 herë më shumë se norma e rendimentit për gjyqtar. Gjykata e Lartë ka mbi 3 vjet që tejkalon standardin ndërkombëtar, duke arritur për 2024 një normë të likujdimit të çështjeve prej 312% dhe me një ngarkesë për çdo gjyqtar me një shifër rekord, afro 449 vendime në vit. Të dhëna të tilla dëshmojnë për angazhimin dhe përgjegjshmërinë e lartë të gjyqtarëve, këshilltarëve ligjorë dhe stafit administrativ për tu përballur, por edhe për të dalë nga kjo gjendje.
Sidoqoftë, përtej numrit të lartë të çështjeve të shqyrtuara, cilësia në drejtim të vendimeve për njësimin, zhvillimin e ndryshimin e praktikës gjyqësore, që garantojnë stabilitet dhe siguri juridike në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, mbetet orientimi kryesor. Krahas disa çështjeve të filluara një vit më parë dhe të shpallura gjatë 2024, të cilat kanë përcaktuar standarde të reja për zbatimin e ligjit, rezulton se gjatë këtij viti janë shqyrtuar dhe presin vendimmarrjen 7 çështje të tjera për njësim.
Respektimi i kriterit kronologjik për shqyrtimin e çështjeve të regjistruara më herët ka qenë dhe mbetet një standard i vendosur nga kjo gjykatë, pa penguar gjykimin e çështjeve me përparësi, si rekurset e veçanta, çështjet e pezulluara, çështjet familjare, të pronës, masat e sigurimit pesonal, vendimet për ekstradime, apo çështjet që i përkasin shtresave më vulnerabël, si pensionistët, apo të larguarit padrejtësisht nga puna.
Një çështje, që kam ngritur në çdo dalje para jush, është numri i lartë i rekurseve që nuk kalojnë testin e pranueshmërisë. E ndarë sipas fushave, nuk e kalojnë këtë test 74% e rekurseve në Kolegjin Civil, 79% në Kolegjin Administrativ dhe 87% në Kolegjin Penal. Nëse do shohim raportin ndërmjet individëve, nga njëra anë dhe organeve publike, nga ana tjetër, rekurset e papranueshme në fushën administrative dhe për disa çështje edhe në fushën civile, i përkasin më tepër organeve publike. Për këtë vit, në çështjet administrative, organet publike rezultojnë gjyqhumbëse në 59% të çështjeve (1.100 çështje), ndërsa individët/personat juridik privatë rezultojnë gjyqhumbës në 41% të çështjeve (761 çështje). Ky raport është i ndryshëm në fushën penale, ku prokuroria rezulton gjyqhumbëse në 27% të çështjeve (493 çështje), ndërsa individët rezultojnë gjyqhumbës në 73% të tyre (1322 çështje).
Moskalimi i testit të pranueshmërisë adreson shqetësimin për përfaqësimin, që kryejnë avokatët privat, Avokatura e Shtetit dhe prokuroria. Mënyra se si paraqiten rekurset është një problem tepër serioz për nivelin e përfaqësuesve, që lidhet me mosndjekjen në vijimësi të praktikës gjyqësore të Gjykatës së Lartë apo dhe me konfondimin në jo pak raste të një gjykate kasacionale me gjykatat e faktit. Procedura e seleksionimit të rekurseve që aplikon Kolegji Administrativ, e cila po jep rezultat pozitiv në moslejimin e shtimit artificial të çështjeve, evidenton njëkohësisht edhe shqetësimin lidhur me mungesën e profesionalizimit të përfaqësuesve ligjorë. Vetëm gjatë vitit 2024, nga ky proces seleksionues në fushën administrative janë vlerësuar haptazi të pabazuara 35% e rekurseve të shqyrtuara.
Transparenca mbetet orientim kryesor për Gjykatën e Lartë. Sistemi i drejtësisë bëhet më i aksesueshëm dhe i hapur për qytetarët, jo vetëm përmes vendimeve, por edhe përmes mënyrës se si funksionon dhe i qaset publikut. Vlen të theksohet se raporte të ndryshme kanë arritur në një përfundim të përbashkët: Gjykata e Lartë cilësohet si institucioni më i hapur dhe më transparent brenda sistemit. Përmes publikimit në kohë reale në faqen zyrtare të vendimeve dhe botimeve të posaçme, si dhe shpërndarjes periodikisht të buletinit informativ elektronik me vendimet më të spikatura, Gjykata e Lartë po synon të bëjë më të mirën e mundshme.

Megjithatë, ne vazhdimisht kërkojmë mënyra dhe mjete të reja efikase për të realizuar këtë mision. Një prej tyre që kam kënaqësinë ta paraqes sot është Baza e të Dhënave të Vendimeve të Gjykatës së Lartë, një platformë elektronike, e emërtuar #JUDIX, që mundëson kërkimin dhe aksesin në vendime. Ky projekt, i mbështetur nga Fondacioni gjerman IRZ, ofron një arkivë elektronike të vendimeve me rëndësi për praktikën gjyqësore, kërkimi i të cilave bëhet nëpërmjet: titullit të vendimit, fjalëve kyçe, bazës ligjore, palëve, gjyqtarit relator, abstraktit të shkurtër të vendimit, etj. Shumë shpejt, sapo arkiva elektronike #JUDIX të plotësohet me një numër të konsiderueshëm vendimesh të 10 viteve të fundit, do të jetë e aksesueshme edhe për publikun e gjerë.

Në rritjen e performancës së Gjykatës së Lartë ndikim të drejtpërdrejtë ka edhe vendosja dhe ruajtja e marrëdhënieve me institucionet homologe dhe organizatat rajonale e ndërkombëtare. Gjykata e Lartë është anëtare e forumit të rëndësishëm të Kryetarëve të Gjykatave të Larta të Bashkimit Evropian, e Shoqatës së Kryetarëve të Gjykatave të Larta Administrative të Bashkimit Evropian (ACA-Europe), e Shoqatës Ndërkombëtare të Juridiksioneve të Larta IASAJ, e Shoqatës së Gjykatave të Larta dhe të Kasacionit të Vendeve Frankofone (AHJUCAF), etj. Bashkëpunimi me gjykatat homologe dhe institucione akademike prestigjioze ka sjellë zbatimin e metodave dhe marrjen e praktikave të reja pozitive, të cilat po integrohen në punën e përditshme.
Në këtë kuadër, dëshiroj të ndaj me ju një lajm që lidhet me një aktivitet të rëndësishëm për gjyqësorin evropian: Gjykata e Lartë do të organizojë në Tiranë, në muajin qershor 2025, Konferencën Vjetore të Kryetarëve të Gjykatave të Larta të Evropës Qendrore dhe Lindore. Gjithashtu, në Kongresin Botëror të së Drejtës, që organizohet në maj të vitit 2025, në Santa Domingo, shpresojmë të marrim konfirmimin për organizimin e kësaj ngjarje të rëndësishme (World Law Congress), në Tiranë në vitin 2027. Të gjitha këto angazhime të Gjykatës së Lartë, brenda dhe jashtë Shqipërisë, i shërbejnë jo vetëm rritjes së performancës institucionale, por edhe të paraqitjes së vendit tonë si një partner serioz, i besueshëm dhe me vizion në sistemin global të drejtësisë.

Mesazhi im është i qartë: Drejtësia është themeli i shoqërisë dhe Ne jemi të vendosur ta bëjmë atë një model, që jep besim, siguri dhe krenari për qytetarët tanë.
Në mbyllje të këtij komunikimi, një falënderim i sinqertë shkon për mbështetjen dhe bashkëpunimin tuaj. E ritheksoj se takimi me median mbetet për mua një shprehje e angazhimit për të komunikuar në mënyrë të vazhdueshme e të drejtpërdrejt me përçuesit më aktivë të veprimtarisë së institucioneve. Ju nuk jeni thjesht raportues, por partnerë të vërtetë në përpjekjen tonë për një drejtësi më të mirë.
Ju uroj një vit të ri të suksesshëm, të mbushur me shëndet, energji dhe frymëzim.
Duke ju falënderuar sërish që jeni sot këtu, mirëpres pyetjet tuaja.

Faleminderit!

Next Post
Belgjika ndalon shitjen e cigareve elektronike, nga 1 janari bëhet vendi i parë i BE-së që merr këtë vendim

Belgjika ndalon shitjen e cigareve elektronike, nga 1 janari bëhet vendi i parë i BE-së që merr këtë vendim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lista Basha, një ëndërr e keqe pranvere

Bojkot lara-lara, të ftojnë në Uashington, të lenë pas dere në Mynih!

February 14, 2026
Gripi arrin pikun në Shqipëri, rreth 16 mijë raste vetëm gjatë javës së fundit

“Mund të zgjasë deri në mars”/ Gripi nuk tërhiqet, mjekët apel për kujdes: Këtë javë u raportuan mbi 15 mijë raste

February 14, 2026
Aksident në aksin Pogradec-Korçë, makina përplas këmbësoren, transportohet në spital e plagosura

Aksident në aksin Pogradec-Korçë, makina përplas këmbësoren, transportohet në spital e plagosura

February 14, 2026
Trafik i rënduar nga “Tuneli i Krrabës” drejt Librazhdit, aksident me dy të plagosur në Labinot-Fushë

Trafik i rënduar nga “Tuneli i Krrabës” drejt Librazhdit, aksident me dy të plagosur në Labinot-Fushë

February 14, 2026
“Besoj te Rama”, ish-deputeti i PD, Dashnor Sula tregon pse pranoi ftesën e kryeministrit dhe shmang Berishën

“Besoj te Rama”, ish-deputeti i PD, Dashnor Sula tregon pse pranoi ftesën e kryeministrit dhe shmang Berishën

February 14, 2026
U rrëzua nga ballkoni pasi dëgjoi të shtënat, tentativa e vjedhjes i merr jetën 46-vjeçarit shqiptar në Itali

U rrëzua nga ballkoni pasi dëgjoi të shtënat, tentativa e vjedhjes i merr jetën 46-vjeçarit shqiptar në Itali

February 14, 2026
Bllokohet aksi rrugor në dalje të tunelit të Llogarasë, autoritetet thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes

Bllokohet aksi rrugor në dalje të tunelit të Llogarasë, autoritetet thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes

February 14, 2026
Eva Dumani riatdhesohet pas 12 vitesh nga kampi xhihadist, Gledis Nano: Në 2020, s’pranoi të vinte! Ka dhe familje të tjera shqiptare

Eva Dumani riatdhesohet pas 12 vitesh nga kampi xhihadist, Gledis Nano: Në 2020, s’pranoi të vinte! Ka dhe familje të tjera shqiptare

February 14, 2026
‘Epipedobates tricolor’, bretkosa braziliane që përmban helmin me të cilin u vra lideri i opozitës ruse

‘Epipedobates tricolor’, bretkosa braziliane që përmban helmin me të cilin u vra lideri i opozitës ruse

February 14, 2026
Lamallari reagon ndaj gjyqtarit të GJKKO: Magjistratët kanë detyrim të shmangin shfaqjen e bindjeve politike në publik

Lamallari reagon ndaj gjyqtarit të GJKKO: Magjistratët kanë detyrim të shmangin shfaqjen e bindjeve politike në publik

February 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In