• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Sokol Nano: Asnjë procedim ndaj meje, ja pse erdhi policia në lokal

by Java News
14/12/2016 22:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Djali i ish-kryeministrit Fatos Nano, Sokol Nano, rrëfen se çfarë ndodhi në lokalin që ai administron në Bllok, pasi policia shpërndau një njoftim se është proceduar penalisht e SHÇBA nisi një hetim për policët.
Me anë të një komunikimi telefonik në News 24, Nano pranon vetëm faktin se lokali që administron në Bllok ka qenë pjesë e kontrollit të policisë për drogë, por pasi kanë kontrolluar shumë klientë, policët janë larguar. Ai thotë se blutë e kryeqytetit kanë hyrë befasisht në lokal dhe nuk kanë paraqitur asnjë mandat, por mohon të jetë proceduar penalisht.

Si ka qenë mbërritja e forcave të policisë gjatë aksionit kundër shpërndarjes së drogës në loklet e natës? A kanë patur ata një mandat në momentin që janë paraqitur në lokalin tuaj?

Sokol Nano: Jo nuk kanë patur mandat, por nuk besoj që ju duhet mandat për të bërë atë lloj kontrolli.

Duke qenë se bëhet fjalë për një operacion të koduar, besohet të paktën nga ekspertët, se forcat e policisë duhet të ishin të pajisur me mandat për të mësyrë në lokal për të kontrolluar…

Sokol Nano: Nuk jam ekspert, nuk mund të flas për këtë, por mandat nuk kishin…

Po thoni që ishin pa mandat në momentin kur hynë për kontroll në lokalin tuaj?

Sokol Nano: Po, pa mandat ishin.

Çfarë iu është komunikuar në momentin që kanë mbërritur në lokalin tuaj?

Sokol Nano: Nuk kanë komunikuar kanë hyrë dhe kanë kontrolluar shumë klientë për drogë. Është një operacion që u bë në shumë lokale në bllok. Kanë kontrolluar ambientet, mbasi nuk kanë gjetur gjë janë larguar.

Ka pasur ndonjë tjetër procedim penal ndaj jush me pretendimin e mos pajisjes me kupon tatimor?
Sokol Nano: Jo, sepse policia nuk mund të bëjë procedim penal për kuponë tatimorë, sepse duhet të jetë administrata tatimore. Atë natë nuk kanë kontrolluar fare për kuponë tatimorë, thjesht kanë kontrolluar klientët, disa nga ambientet aty dhe janë larguar…

Kur kanë ikur, kanë lënë ndonjë procesverbal për kontrollin e ushtruar ndaj jush?
Sokol Nano: As procesverbal, asgjë.

Ju keni bërë ndonjë kërkesë për këtë kontroll?

Sokol Nano: Jo nuk kemi bërë ankesë, se normalisht është një aksion që e kanë bërë kudo në të gjitha lokalet e natës. Në dijeninë time policia e ka të drejtën të hyjë nëse ka sinjalizime. E rëndësishme është që neve s’na është paraqitur ndonjë mandat.

Keni pretendime për tejkalim të kompetencave të forcave policore në ushtrimin e detyrës gjatë kontrollit?

Sokol Nano: Nuk kam pretendime të tilla, megjithatë sot në media ka dalë një lajm që unë jam proceduar penalisht, por nuk është i vërtetë mua nuk më ka thirrur askush.
BW/d.i.

Next Post
(VIDEO) Skenar spiunësh: Meta merr pusullë nga Lu, e lexon dhe e… eliminon

(VIDEO) Skenar spiunësh: Meta merr pusullë nga Lu, e lexon dhe e... eliminon

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kryeministrja japoneze zbulon se fle maksimumi 3 orë në natë, neurologu: Rrezikon seriozisht shëndetin

Kryeministrja japoneze zbulon se fle maksimumi 3 orë në natë, neurologu: Rrezikon seriozisht shëndetin

July 23, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 24 Korrik 2026

July 23, 2026
Kishte shkuar për pushime në Orikum, humb jetën qytetari nga Tirana

Kishte shkuar për pushime në Orikum, humb jetën qytetari nga Tirana

July 23, 2026
“Hera e parë që një qeveri betohet pa u prezantuar programi”/ Tabaku-Peleshit: Nuk na e hiqni dot të drejtën për debat!

Tabaku harron “Berisha në burg” dhe mbron protestën: Qeveria të ndalë dhunën!

July 23, 2026
BE, marrëveshje politike për paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë

BE, marrëveshje politike për paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë

July 23, 2026
“Nuk jemi republikë nëse gjyqësori pezullon ekzekutivin”, Balla zbulon ndryshimet për Nenin 242

“Kam emra”, Balla: Ata që komandojnë dhunën në protestë, pjesë e listëpagesave të shërbimeve të huaja

July 23, 2026
Dyshohet se kreu marrëdhënie me vajzën me probleme mendore, në kërkim 42-vjeçari

Dyshohet se kreu marrëdhënie me vajzën me probleme mendore, në kërkim 42-vjeçari

July 23, 2026
Reforma territoriale, rrëzohet kërkesa e PD për zgjatjen e mandatit të komisionit parlamentar

Reforma territoriale, rrëzohet kërkesa e PD për zgjatjen e mandatit të komisionit parlamentar

July 23, 2026
Balla për protestat: Po dëmtojnë imazhin e Shqipërisë, turizmin dhe ekonominë

Balla: PD, parti e përdhunuar nga protesta. Peleshi i tërheq vërejtje për fjalorin

July 23, 2026
Amnistia penale merr dritën jeshile në Kuvend, Lamallari: Mundësi e dytë për integrim në shoqëri

Protestuesit plagosin 6 policë / Lamallari: Partia e skuthave po paguan mercenarë!

July 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In