• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, May 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Sokol Baraj, njeriu që i solli dinjitetin shtetit nga Shkodra në Vlorë

by A R
12/03/2017 11:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të gjithë u shokuan për ndarjen nga jeta të ish-zv/ministrit te Brendshëm dhe drejtor i Policisë se Shtetit, Sokol Baraj, pasi ai u bë i njohur në një nga ngjarjet më tragjike të vendit në vitn 1997, ku me profesionalizm arrti të stabilizojë vendin dhe të marrë kontrollin nga Policia e Shtetit, pasi shteti ishte në dorë të bandave rebele, bëri të pamundurën atë që askush nuk guxoi ta mendonte.

Sokol Baraj lind në Tiranë më 05.08.1963 dhe arsimin fillor e ka kryer në vitin 1970-1974, në Lezhë, ndërsa arsimin 8-vjeçar e kreu në Tiranë, në vitin 1978. Në periudhën 1978-1982, kreu arsimin e mesëm në Politeknikumin “7 Nëntori” dhe në shtator 1984 filloi arsimin e lartë në shkollën e Ministrisë së Punëve të Brendshme, të cilën e përfundoi në vitin 1988, duke u diplomuar në specialitetin “Sigurim”.

Ndërkohë, Sokoli filloi menjëherë studimet pa shkëputje nga puna në Universitetin e Tiranës, Fakultetin Juridik, të cilin e mbaroi në vitin 1993.

Sokol Baraj me një karierë të gjatë që nga gusht 1990, u transferua në qytetin e Kavajës, ku kishin filluar trazirat dhe lëvizjet e para për ndryshimet politike në vend. Në tetor 1991, u transferua në Drejtorinë e SHIK-ut në Tiranë, ku shërbeu deri në vitin 1993.

Në kohën kur shteti kish rënë, Sokol Baraj në korrik 1997 u emërua drejtor i Përgjithshëm i Policisë dhe njëkohësisht edhe zëvendësministër i Punëve të Brendshme.

Sokol Baraj mori detyrën në një situatë të vështirë për Policinë, e cila në pjesën më të madhe nuk ishte në shërbim, por po rimëkëmbej. Guri i parë i provës ishte Berati, ku në mesin e korrikut 1997, ai u priu shumë forcave të grupuara nga strukturat e reparteve “Renea”, “Brisku” dhe reparti FNSH nr. 711 të Tiranës. Shpejt u vunë në kontroll akset Fier-Gjirokastër dhe Elbasan-Kapshticë, duke aktivizuar në shërbime strukturat e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, më pas në Milot-Peshkopi.

Brenda gushtit u vu nën kontroll edhe aksi Rubik-Kukës dhe ai Shkodër-Pukë-Qafë Mali, ku kalonin me shumicë kosovarët. Në të gjithë këto raste, Sokol Baraj punoi në grup, me një staf kuadrosh të aftë prej 5 vetësh (drejtori i Krimeve, i ndjeri Fatmir Hakani; drejtori i Rendit, Ylli Vasili, drejtori i Forcave Speciale dhe Ndërhyrjes së Shpejtë, Hilë Lushaku dhe drejtori i Logjistikës, Shyqyri Dade, të mbështetur nga drejtori i Personelit, Nikoll Rica). Me gjithë këto suksese ende nuk ishte në zotërim të shërbimeve të Policisë, Vlora, epiqendra e fillimit të revoltave të dhunshme të shkurtit 1997, ku përplaseshin grupe kriminale rivale, me organizim të mirëfilltë.

Një ngjarje që duhet shënuar, lëvizja e Shkodrës kundër shtetit

Kur po dukej se gjërat po shkonin për mirë në rivendosjen e rendit, në Shkodër filluan “lëvizjet” kundër shtetit, madje nga brenda radhëve të Policisë, gjoja në emër të pastërtisë së figurës së drejtuesve, duke kontestuar drejtuesit e sapoemëruar. Fillimisht, në fundin e nëntorit 1997 dhe më pas në janar 1998, situata e brendshme në Drejtorinë e Policisë së Qarkut në Shkodër ka qenë shqetësuese dhe Sokol Baraj ka qenë prezent, në krye të grupeve të caktuar për zgjidhjen e tyre.

Ai qe prezent edhe më 18-21 janar, kur nga një grupim prej 450-500 vetash të armatosur, me prapavijë politike, ishte marrë peng prefekti, Gëzim Podgorica dhe deputetët e opozitës, me një sjellje absurde, bënin presion që të largohej menjëherë policia (Forcat Speciale).

Në këtë rast qetësia e Sokol Barajt ka qenë “olimpike” dhe komunikimi i tij me krerët e grupit të deputetëve të Shkodrës, kryesuar nga Jozefina Topalli, ka qenë shembullor. Edhe më 22 shkurt 1998, kur u dogj Shkodra nga grupet e armatosura të drejtuara nga grupe policësh e kriminelësh të ndërsyer nga politika e mbrapshtë antikombëtare dhe u vu postblloku në urën e Bahçallëkut, si përpjekja e fundit e dëshpëruar për të destabilizuar vendin nëpërmjet nxjerrjes së Veriut të Shqipërisë nga kontrolli i shtetit, Sokol Baraj nuk iu shmang angazhimit për të ndjekur nga afër veprimet e Forcave Speciale dhe atyre të Ndërhyrjes së Shpejtë, që u urdhëruan të marrin kontrollin e qytetit, duke kryer një operacion policor.

Ai kryesoi këto ditë edhe veprimet e Policisë në Tiranë, për përballimin e revoltës në burgun nr. 313, e cila u zgjidh pa asnjë pasojë. Sokol Baraj ka kontributin e tij të padiskutueshëm në organizimin e drejtorive të Policisë në bazë qarku (prefekturë) dhe vënien në efiçencë të strukturave qendrore e vendore të Policisë, duke u angazhuar fuqimisht në realizimin e premtimit të qeverisë “Nano” për rivendosjen e rendit në vend. Ai pati kontakte të rregullta e marrëdhënie të mira bashkëpunimi me misionin Policor “MAPE” dhe atë italian të “Interforces”.

Sokol Baraj pati sukses në drejtim falë aftësive të tij për të ndërtuar si duhet punën në grup, për të ndërtuar ura komunikimi të frytshme, për të vlerësuar punën e bashkëpunëtorëve më të ngushtë dhe për të inkurajuar vartësit në qendër e në bazë. Sokol Baraj realizoi një bashkëpunim të ngushtë me strukturat e tjera shtetërore, sidomos me Prokurorinë e Përgjithshme, gjë që solli edhe suksese në punën e Policisë dhe të forcimit të strukturave shtetërore e rritjen e prestigjit të shtetit. Janë të njohura shërbimet e Policisë në kapjen e bandave të rrezikshme në shumë rrethe si, në Elbasan, Berat, Korçë, Burrel,  Shkodër, Vlorë, Tepelenë, Gjirokastër (Lazarat), Laç, Lushnjë, Durrës, Peshkopi, Tiranë, etj.

Sokol Baraj pasi arriti rezultate të shkëlqyera, në muajin maj 1998 lirohet nga detyra me një motivacion të pakuptimtë “Lirim nga detyra për efekt të ristrukturimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë”, motivacione që i ka përdorur ka herë politika sharlatane e matrapazëve politikë shqiptarë. Pas katër muajve në pritje, në muajin gusht 1998, Baraj u emërua këshilltar i kryeministrit Fatos Nano, për problemet e Sigurisë Kombëtare, ndërsa pak muaj më pas, në muajin shkurt 1999, rezulton të ketë qenë këshilltar pranë delegacionit kosovar në takimin e Rambujese në Francë, kur u diskutua zgjidhja e çështjes kosovare (takimet dypalëshe të delegacioneve jugosllave e kosovare). Një muaj më pas, ne mars 1999, Sokoli u caktua këshilltar i ministrit të Brendshëm.

Edhe në këtë detyrë nuk ka qëndruar gjatë, mbasi në shkurt të viti 2000, u caktua drejtor i Përgjithshëm në SHIK. Në vitin 2003, u lirua nga kjo detyrë. Në vitin 2004, ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë, u emërua në funksionin “pedagog” në Akademinë e Rendit.

Një ditë më parë, Sokol Baraj u nda nga jeta, sot e nderojnë me homazhe figura të larta të policisë dhe të politikës, fundja në jetën e tij bëri më të mirën, madje të pamundyrën. /ATSH

Next Post
E turpshme: Aytekin ofendoi lojtarët e PSG-së

E turpshme: Aytekin ofendoi lojtarët e PSG-së

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Politika shqiptare dhe teoria e “lojës”

SONDAZHI / Cila parti ka punuar më shumë për shtresën e varfër dhe të mesme? Ja si përgjigjen shqiptarët

May 4, 2026
“E quante veten Bisha!”, Artan Hoxha flet për autorin e tragjedisë në Durrës, ku vdiqën dy fëmijë

“E quante veten Bisha!”, Artan Hoxha flet për autorin e tragjedisë në Durrës, ku vdiqën dy fëmijë

May 4, 2026
“Darka e Ramës kushtoi 10 mijë dollarë?”/ Spahiu: Kam verifikuar menunë e restorantit

“Ndërhyrja e GJL për paraburgimet, e drejtë”, Spahiu: Shqipëria ka treguar paradoks me korrupsionin…

May 4, 2026
Braktisi listën e Elbasanit, Balliu hedh akuza të forta: Noka dhe Boçi na vodhën votat e primareve

“Punon në administratë”, Balliu replikon me Gjin Gjonin: E sfidoj ish-gjyqtarin e korruptuar të Sali Frikacakut…

May 4, 2026
Për të tretën ditë, Hashim Thaçi del sërish sot para Dhomave të Specializuara në Hagë

“Më është mbyllur goja…”! Si është dita në izolim? Thaçi thyen heshtjen nga Haga

May 4, 2026
Salianji padit në Kushtetuese vendimin e Gjykatës së Lartë për dënimin e tij

Akuza e fortë e Salianjit: Gjyqtarët që më dënuan mua, të njëjtët që i dhanë të drejtë Berishës…

May 4, 2026
“Po na vrasin për të dytën herë”, gjyshi i fëmijës 6 vjeç që u vra në aksident: Bënë fajtor nipin tim!

“Po na vrasin për të dytën herë”, gjyshi i fëmijës 6 vjeç që u vra në aksident: Bënë fajtor nipin tim!

May 4, 2026
“Shoqëri rrugaçe”, Llakaj i prekur për rastin e Durrësit: Mbetëm me sytë nga ekrani për të mësuar viktimën e radhës

“Shoqëri rrugaçe”, Llakaj i prekur për rastin e Durrësit: Mbetëm me sytë nga ekrani për të mësuar viktimën e radhës

May 4, 2026
SHBA dhe vendet e Gjirit hartojnë rezolutë të re në OKB kundër Iranit

SHBA dhe vendet e Gjirit hartojnë rezolutë të re në OKB kundër Iranit

May 4, 2026
“Bilanc lufte” në rrugë, Çepani ngre alarmin: 282 aksidente në tre muajt e parë të 2026-ës

“Bilanc lufte” në rrugë, Çepani ngre alarmin: 282 aksidente në tre muajt e parë të 2026-ës

May 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In