• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sokol Balla/ Vdekja e Supermenit

by Sokol Balla
26/03/2016 21:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Sokol Balla

Të premten në mbrëmje ndodhi diçka që ndryshoi jetën time. Askush nuk e di, askush nuk e mori vesh, megjithëse e panë me sytë e tyre qindra veta. Të premten në darkë, vdiq dikush shumë i afërt me mua. Në fakt edhe unë e mora vesh rastësisht. I mësuar të shkoj tashmë në kinema për të shoqëruar fëmijët e mi, i mësuar me efektet speciale që tashmë kanë zëvendësuar përmbajtjen e filmave të dikurshëm, i mësuar me rutinën e filmave të rinj që tashmë janë vetëm ribërje të filmave të vjetër, shtanga kur në fund të filmit “Batman vs Superman”, personazhi kryesor si gjithmonë i keqkuptuar në përleshjen e tij të fundit me të Keqen, vdes. Prita me ankth se mos ai ringjallej si gjithmonë në fund, por jo. Superman vdiq. Në film dëshmohej kjo me funeralin e tij. Dhe ky është një zhvillim i fortë dhe dramatik, edhe për vetë Hollivudin.

Ky personazh ka shoqëruar shumë breza përmes revistave me ilustrime e më pas edhe shumë filmave hollivudianë. Ka qënë simbolika e shumë epokave dhe ka marë dashurinë e njerëzve dhe jo rrallë urrejtjen e diktatorëve. Në shumë vende komuniste Superman anatemohej. Në vende si Shqipëria ai film ndalohej. Shqipëria e lejfenëve, spiunëve, grave me muskuj, nuk kishte vend për supernjeriun. Ai simbolizonte një forcë që nuk pranohej. E para sepse simbolizonte zotin, e dyta sepse supernjeriu shqiptar duhet të kishte vetëm një emër: Enver Hoxha. Ndërkohë që për njerëzit e zakonshëm kudo në botë, Superman ishte dhe është një rol model: është sifda me të renë, të panjohurën, është këmbëngulja për tu ngjitur sa më lart, pr t’u përfeksionuar, për të fluturuar. Superman është i pavdekshëm, ashtu siç është edhe diçka tjetër: Shpresa.

Por të premten Superman vdiq. Siç do vdesë për shumë nga ata që do shkojnë ta shohin çdo ditë. Dhe nuk do jetë ndonjë moment i lehtë, sidomos për brezin tim dhe të tjerë, që tek ai kanë parë gjithmonë diçka më shumë sesa thjesht madhështinë e fluturimit pa krahë. Në këtë kohë të keqe, kur frika, pasiguria, varfëria shpirtërore dhe Republika e Gomorrës e kanë bërë mision të pamundur, fjalën e zotit dhe pavdekshmërinë e shpresës, vdekja e Supermanit është një lajm i keq. A është vallë ky mesazhi kobëzi që po na vjen nga Hollivudi, nga ky planet paralel, ku bota sheh veten si në pasqyrë, sa herë ajo kalon kriza monumentale?

Dikur kur Godzilla doli si personazh, për shumë analistë, ajo ishte gjerësisht e pranuar, si simboli i bombës atomike mbi Hiroshima, një shëmbëlltyrë e së keqes, përmes të cilës, Amerika i kërkonte falje botës për atë krim monstruoz të vitit 1945. Batman, mbetet gjithmonë profili psikanalitik i njeriut që përpëlitet mes të mirës dhe të keqes. Ai herë shfaqet pozitiv, dhe herë kontroversial, pasi mënyrat sesi ai shpëton qytetin e tij, janë jo gjithmonë me kosto të ulëta. Por Hollivudi nuk kishte shkuar kurrë kaq larg, sa të varroste personazhin e tij më pozitiv, Supermenin. Por në fakt supermenin ne e kemi varrosur prej kohësh.

Kush kujton, se kur ka qënë hera e fundit që kemi ngritur telefonin për të marrë dikë, jo për t’i kërkuar një nder, një favor apo diçka që lidhet me asgjë tjetër por veçse per ta pyetur: si je sot? Kush kujton herën e fundit kur është ngritur në mëngjes me buzëqeshje, për të parë nga dritarja dhe për të menduar: sa ditë e bukur qenka sot? Kush kujton herën e fundit kur kemi falur dashuri falas dhe kemi marrë falas? Kush kujton herën e fundit kur kemi parë nga tjetri dhe e kemi përshëndetur pa patur një mendim të keq për të, ose edhe më thjesht, pa patur asnjë mendim për të?

Jetojmë në kohë të këqija, ku nuk ka as dashuri, as qetësi e as siguri. Kur ecim rrugëve me kokën pas, me kokën ulur ose me kokën anash për të parë se kush mund të jetë armiku i radhës. Jetojmë në kohën kur dyshojmë në miqësinë e tjetrit dhe shpesh e luftojmë atë sepse më shumë e konsiderojmë atë ai armik. Dhe në shumicën e kohës kemi të drejtë. Jetojmë në kohën kur e Keqja na lufton më lehtë sepse jemi të përçarë ashtu si në film, ku Batmani dhe Superman luftojnë njëri tjetrin gjatë gjithë kohës. Deri sa kujtohen se pavarësisht gjithçkaje vijnë nga e njëjti vend, të dy kanë nga një nënë dhe të dyja (jo) rastësisht kanë të njëjtin emër (Marta). Jetojmë në kohët kur ka vdekur Shpresa dhe e Mira e ka humbur sfidën me të Keqen. Jetojmë në kohën e Vdekjes së Supermenit.

Të premten në darkë, errësira e kinemasë fshehu një lot, që iku vjedhurazi poshtë (jetojmë në kohën kur të qash nuk është njerëzore) dhe kur me zë të dridhur ftoja fëmijët e mi të ndiqnin një film, i cili nuk do të harrohet për shumë kohë. Ose mund të harrohet edhe shumë shpejt, nëse e Mira rikthen balancën e prishur në Republikën e Gomorrës. Por tani që Supermani vdiq, jemi në fatin tonë.

Dhe sa herë e kemi lënë fatin në dorën tonë, dihet sesi ka përfunduar historia. Zakonisht jo me Fund të Lumtur.

Next Post

Gjermani-Angli 2-3, përmbysja e madhe e kampionëve

Comments 2

  1. Monstra says:
    10 years ago

    Kur ben dhe ky si njeri, atehere paska ardhur vertete fundi i botes!

    Reply
  2. mona says:
    10 years ago

    Nuk do ti hiqja asnje presje, fatkeqesisht eshte fiks keshtu. Ndoshta dhe femijet duhet te fillojme ti pergatisim per cfare i pret.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Protesta e 88, pjesëmarrja në pikën më të ulët. Pamjet me dron tregojnë sheshin bosh

VIDEO / Protesta e 88, pjesëmarrja në pikën më të ulët. Pamjet me dron tregojnë sheshin bosh

August 26, 2026
Disa operacione të dështuara më herët! Si u finalizua arrestimi i Ergys Agasit?

Disa operacione të dështuara më herët! Si u finalizua arrestimi i Ergys Agasit?

August 26, 2026
Duke folur para hetuesve, publikohet foto e Ergys Agasit në Policinë e Tiranës

Duke folur para hetuesve, publikohet foto e Ergys Agasit në Policinë e Tiranës

August 26, 2026
Pas arrestimit me Agasin, agjentë të BKH kontrollojnë banesën e Uljan Shpatarakut

Pas arrestimit me Agasin, agjentë të BKH kontrollojnë banesën e Uljan Shpatarakut

August 26, 2026
Vlora “blindohet” nga Policia, kontrolle në hyrje të qytetit për armë dhe persona në kërkim

Vlora “blindohet” nga Policia, kontrolle në hyrje të qytetit për armë dhe persona në kërkim

August 26, 2026
Arrestimi i Agasit, “flamingot” në një linjë me Berishën, protestojnë para Policisë së Tiranës

Arrestimi i Agasit, “flamingot” në një linjë me Berishën, protestojnë para Policisë së Tiranës

August 26, 2026
DETAJE / Agasi dhe Beqiraj, “kokat” e së njëjtës dosje të SPAK: Ja akuzat mbi ta

DETAJE / Agasi dhe Beqiraj, “kokat” e së njëjtës dosje të SPAK: Ja akuzat mbi ta

August 26, 2026
Pritej te Juventusi, klubi tjetër italian tenton të “rrëmbejë” mesfushorin Kessie

Pritej te Juventusi, klubi tjetër italian tenton të “rrëmbejë” mesfushorin Kessie

August 26, 2026
Grabiti të moshuarit dhe pësoi infarkt. Vdes “Mika”, hajduti më i famshëm i Venecias

Grabiti të moshuarit dhe pësoi infarkt. Vdes “Mika”, hajduti më i famshëm i Venecias

August 26, 2026
Situata e zjarreve në vend, ministria jep detaje mbi vatrat aktive

Situata e zjarreve në vend, ministria jep detaje mbi vatrat aktive

August 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com