• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 22, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Si PD po e shpëton Saimir Tahirin

by Java News
19/03/2017 14:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Sokol Balla

Prej një jave të gjithë po presin presidentin Nishani: çfarë do të bëjë ai me Fatmir Xhafën? A do ta dekretojë apo jo? Paralelisht me heshtjen e Presidentit, që vështirë të thuash se vjen nga fakti që prej disa ditësh ishte jashtë shtetit, apo se po shqyrton vërtet mundësinë e mosdekretimit të ministrit të ri të brendshëm, (vështirë të thuash se kjo sorrollatje është e qëllimshme apo e rastësishme), pra paralelisht me këtë heshtje, ka një fushatë të organizuar deklaratash. Që nisi me një protestë fare “rastësore” të një grupi ish të përndjekurish, që pasoi me një seri deklaratash të dy personazheve nga jashtë për tortura me pinca dhe tela, me deklaratën e “hakeruar” të Ralf Gjonit dhe me atë të “noterizuar” të Ylli Manjanit, e që u përmbyll me thënien “heroike” të Lul Bashës, që kërcënonte Fatmirin, se në ministrinë e brendshme do futej vetëm mbi trupin e tij (të Lulit).

Të gjitha këto, plus heshtjen e Nishanit, të shtyjnë të mendosh se mosdekretimi i Xhafës është një opsion. Pra le ta quajmë këtë tashmë Plani A. Po sa mundësi ka që ky plan të jetë realisht një opsion? Cilat janë mundësitë ligjore që kjo të ndodhë? E zëmë se deklaratat e dy personazheve janë të vërteta, me cfarë argumenti Presidenti do ta rrëzonte këtë kandidaturë? Besueshmëria e deklaratave të tyre është e dyshimtë, jo thjesht për faktin se kush janë këto dy persona (dosjet e tyre penale janë në fakt një dëshmi rrënqethëse e pjesës më të errët të tranzicionit të shoqërisë këto 25 vjet), por sepse, për aq sa më rezulton, nuk ka asnjë dokument që të vërtetojë thëniet e tyre. Por le ta zemë se thonë të vërtetën: Fatmir Xhafa është nga deputetët më të vjetër të Kuvendit, ish ministër, kryetar i komisionit më të rëndësishëm të parlamentit, atij të ligjeve dhe Koordinator i reformës më historike të çerek shekulli, asaj të Drejtësisë. Por, ai mund të ketë qënë edhe hetues i kohës së Enverit, siç mund të ketë qenë edhe Spartak Braho, apo edhe doktor i Nexhmijes, siç mund të ketë qënë Sali Berisha. Fatmir Xhafa mund të ketë takuar Enver Hoxhën, ashtu siç e kam parë edhe unë nga afër në paradën e Majit në vitin 1980, megjithëse isha vetëm shtatë vjec pa shtatë ditë. Domethënë nëse Nishani nuk dekreton Xhafën si ministër do të hapë një precedent të fortë, deri diku edhe të rrezikshëm. Duke mosdekretuar dikë VETEM për motive morale, ai do të mundësojë një pasardhës të tijin të mosdekretojë dikë për ministër apo kryeministër thjesht sepse vesh minifund, apo mban favorite, apo se ka shkruar një novelë të dobët në kohën e komunizmit. Gjithsesi, (dhe ky është një mendim imi personal), megjithëse Presidenti Nishani është sigurisht një qenie politike si të gjithë ne, ai është gjithashtu edhe një person korrekt me ligjin dhe kushtetutën. Ai mund të mos përtypë faktin se Fatmir Xhafa do bëhet ministër, por nuk do të bëhet pengesë për mosdekretimin e tij. Kjo shpjegon sipas meje, faktin që me “vonesën” kushtetuese ai po jep një mesazh mosdakortësie politike dhe morale, por në fund do të firmosë dekretin për Xhafën.

Por le ta zëmë se kjo ndodh, çfarë ndodh më pas? Këtu loja bëhet interesante dhe ofron Planin B.

Fatmir Xhafa nuk është i preferuari i LSI. Ashtu si edhe ministri Saimir Tahiri. Por shahu që dha Rama me Xhafën, është në fakt një cejtnot për Ilir Metën. Atij tashmë do t’i duhet të zgjedhë mes Tahirit dhe Xhafës. Tahiri, është një ministër në ikje, sa kohë tek Nishani ka dy dekrete, njëri, për shkarkimin e tij. Por deri në shkarkim, Tahiri mbetet një ministër në detyrë. Dhe në rast se vërtetohet Plani A, pra dekreti i Nishanit për shkarkimin e Tahirit dhe ai për mosdekretimin e Xhafës shkojnë në Kuvend, situata mund të bëhet interesante. Në mungesë edhe të opozitës në Kuvend, dy dekretet e presidentit mund të futen në sirtar për një kohë të gjatë. Maxhoranca mund të mos i votojë ato. Në të shkuarën dekrete të presidentit për shembull për anëtarë të gjykatës së lartë janë lënë me muaj në sirtarë. Opozita nuk do të mund të bënte presion përmoshqyrtimin e tyre, vetëm me klithma nga çadra, por duhet të vinte në sallën e Kuvendit. Aty nuk vjen se deputetët e saj kanë frikë se mos marinsa amerikane i kapin me zor të votojnë komisionet e Vettingut, kështu e vetmja shpresë për ta, si gjithmonë mbetet Ilir Meta.

Por a do ta bënte këtë mëkëmbje të opozitës, LSI?

Deklaratat e dy ditëve të fundit, kryesisht nga Selia Rozë, tregojnë se me shkarkimin e Tahirit, Rama (me ose pa dashje) ka ngjallur një revoltë mes socialistëve, të cilët në vend të fajësojnë kreun e tyre, që dorëzoi për një orë në tavolinë kokën e Kampionit të tij, fajësojnë Ilir Metën dhe Cadrën e Lulit. Tahiri nga Kampion i Ramës, po kthehet në Kampion të PSI, ose Partisë së Socialistëve të Inatosur, të cilët duken aspak tolerantë ndaj një loje tjetër të dyfishtë të aleatit “stratregjik”. Nga PS po shtohen zërat që qeveria të vazhdojë punën, që të mos ketë më ndryshime, që të mos ketë më negociata, që të mos ketë më tërheqje. Që zgjedhjet të mbahen në 18 qershor dhe pikë. Të premten me këtë, ishte dakort edhe vetë Edi Rama. Kështu që grupi parlamentar socialist, i cili sot është më në kontakt se kurrë me bazën, mund të mos pranojë për shembull ndonjë “protestë” nga LSI se përse këto dy dekrete, ai i shkarkimit të Tahirit dhe i mosemërimit të Xhafës, nuk shqyrtohen në Kuvend. Kjo mund të krijonte një situatë të paprecedentë: që dekretet të të futeshin në votim, por të rrëzoheshin të dyja. Dhe ky do të ishte Plani C.

Dhe ky plan C, do ta kthente Tahirin, nga një ministër në ikje, në një ministër që qëndron në detyrë. Ky lloj skenari do ishte sigurisht polarizues për skenën politike. Por nga një anë me çadrën që i bie vetëm daulles së vet, edhe socialistët po binden, të dëgjojnë vetëm qemanen e tyre.

Sigurisht në këtë që mund të quhet Plani C i krizës së dekreteve të Nishanit, dy karvanët do ecnin në drejtime kaq të kundërta, sa Ilir Meta duhet të kishte përmasat e Karim Adbul Jabaar, që të kontrollonte njëkohësisht tastierën e qemanes rozë dhe timpanin e daulles blu. Dhe atij do t’i duhej të zgjidhte. Dhe Ilir Metës nuk i pëlqen ta detyrojnë. Ai zakonisht pëlqen të detyrojë të tjerët. Por ky do ishte një shkrim tjetër, për të cilin ka ende ca ditë kohë.

 

Next Post
Degradon fjalori i Bashës: Rama o gomar, lëviz si superman me rrugët e PD

Degradon fjalori i Bashës: Rama o gomar, lëviz si superman me rrugët e PD

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Qëllon me armë oficerin e policisë në SHBA, i riu arrestohet menjëherë

VIDEO/ Qëllon me armë oficerin e policisë në SHBA, i riu arrestohet menjëherë

December 22, 2025
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Dashuria do të jetë në qendër të vëmendjes suaj… Parashikimi i horoskopit për sot

December 22, 2025
Plaket popullsia në Shqipëri, 46 mijë persona emigruan gjatë vitit 2022

Të rinjtë kanë ikur, 70% e emigrantëve shqiptarë në Europë janë nën 45 vjeç

December 22, 2025
Berisha përgëzon Adriatik Lapajn për protestën: I heqin çadrat dhe ujin! Rama ka frikë, ai…

Partia Demokratike proteston sot përpara Kryeministrisë

December 22, 2025
Klodjan Braho merr sot detyrën nga Dumani/ U zgjodh drejtues i SPAK për 3 vite

Klodjan Braho merr sot detyrën nga Dumani/ U zgjodh drejtues i SPAK për 3 vite

December 22, 2025
DETAJE / Meta tre orë përballje me SPAK: Hetime të fabrikuara, të hetohet kush bëri pagesat

Ish-presidenti Meta sot në GJKKO/ Mbahet seanca paraprake për kalimin ose jo të dosjes për gjykim, kërkon të njihet me provat

December 22, 2025
Bill Clinton dhe jeta e tij intime në qendër të skandalit Epstein! Publikimi i fotove nga pishina tek vajza në prehrin e tij

Bill Clinton dhe jeta e tij intime në qendër të skandalit Epstein! Publikimi i fotove nga pishina tek vajza në prehrin e tij

December 22, 2025
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Nëse votimi do ndryshonte diçka do ishte i paligjshëm!”

December 21, 2025
Zbulohen dosjet/ Motra e ‘viktimës’ së Epstein denoncoi abuzimet para 27 vitesh, por FBI heshti

Zbulohen dosjet/ Motra e ‘viktimës’ së Epstein denoncoi abuzimet para 27 vitesh, por FBI heshti

December 21, 2025
Kamioni i ngarkuar me agrume del nga rruga në aksin Levan-Tepelenë, lëndohet shoferi

Kamioni i ngarkuar me agrume del nga rruga në aksin Levan-Tepelenë, lëndohet shoferi

December 21, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In