• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

SOKOL BALLA / Shtetin apo amerikanët?

by
04/06/2015 18:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve vendosi të mos ç‘regjistrojë kandidatin e Partisë Demokratike, të bërë lanet nga kjo e fundit, dy javë pasi e regjistroi si kandidat për Këlcyrën. Në fakt KQZ bëri përpjekjen e saj për të hapur një precedent, kur ç‘regjistroi kandidatin e Mamurrasit Pjetraj. Por Kolegji Zgjedhor, hallka finale e vendimmarrjes elektorale, mori një vendim të drejtë: që tashmë ishte e paligjshme dhe antikushtetuese të ç‘regjistroje një kandidat, kur kishin kaluar afatet ligjore dhe kushtetuese. Në jo pak raste edhe nëpër botë, ka ndodhur (si për shembull në Amerike) që edhe pse kandidati kishte vdekur, në këtë rast një kongresmen, ai fitoi në zonën e tij, pasi nuk mund të ç‘regjistrohej dhe në fund mandati me marrëveshje i kaloi gruas së tij.
Nëse KQZ, një organ terësisht politik në formë dhe përmbajtje, përgjegjësinë ligjore e kaloi në plan të dytë, gjykatësit e Kolegjit Zgjedhor, të cilët veç filtrit ligjor, kalojnë edhe filtrin amerikan sa herë që zgjidhen, vendosën drejtësinë në vend, duke mos lejuar precedentin e paligjshëm “Petraj”. Këtu mbaron analiza për shtetin, i cili kësaj radhe funksionoi.
Tani kalojmë pak tek hipokritët e politikës. Nuk është sekret se amerikanët prej vitit 2009, kanë krijuar precedentin Doshi. Ose më saktë, atë të etiketimit të individëve “të fortë”, si të papranueshëm për politikën. Sigurisht që në parim jam dakort me ta, dhe se në vend të kanunit, unë preferoj ligjin dhe shtetin. Unë personalisht kam patur rastin ta intervistoj zotin Doshi dhe ta pyes on the record, nëse ai ka qënë apo jo i dënuar në të shkuarën për aktivitet kriminal të çfarëdolloj natyre. Ai m’u përgjigj: JO. Unë e pyeta nëse ai vetë është përfshirë në aktivitete të paligjshme dhe kriminale. Ai m’u përgjigj: JO. Në fakt këtyre pyetjeve zoti Doshi i është përgjigjur edhe më parë. Janë pyetje standard, kur ti aplikon për shembull për vizë angleze apo amerikane. Pyetjet e mia apo të formularit mund të duken naive, por nëse ti gënjen në përgjigje, rekordet e zbulojnë dhe ti, qofsh Doshi, apo kushdo tjetër, nuk e merr vizën. Në fakt zoti Doshi udhëton lirshëm, në Amerikë, Britani dhe Australi. Deri tani, tre muaj pas asaj interviste, nuk kam parë, lexuar apo denoncuar ndonjë fakt kundër tij, veç padisë në veprim, se ka gënjyer se duan ta vrasin. Gazetarët nuk janë as gjykatës, as prokurorë, dhe as funksionarë të zyrës së vizave. Ata kanë në dorë vetëm të bëjnë pyetjet e duhura dhe të bëjnë verifikimet brenda mundësive që kanë. Hipokritët e politikës po. Ata kanë resurset e duhura per te zbuluar nese dikush quhet Elvis apo Ervin, pse dy vellezer nga prinder te njejte kane mbiemra te ndryshem, ose se paku kane ne dore qe nje hajdut, edhe nese duan ta presin si hero kur del nga burgu, te pakten mos ta kandidojne per kryetar bashkie. Bile ne as nuk duam të na i thonë. Për ne si popull mjaft është të mos i kandidojnë. Me a pakta: të mos bëjnë hipokritët, që pasi i kandidojnë, më pas “për një deklaratë nga rruga e Elbasanit”, të bëjnë sikur i heqin për shkak të dekriminalizimit nga grupet parlamentare, ose sikur duan t’i heqin pasi i regjistruan si kandidatë në zgjedhje.
Situata e fundit mes partive politike, ambasadës amerikane, KQZ dhe Kolegjit Zgjedhor, tregoi se sado përtokë të jetë sistemi gjyqësor e sado i korruptuar të jetë ai, sistemi politik i partive, është edhe më shumë. Së paku në rastin e fundit, gjyqësori mes lavdeve amerikane dhe shtetit, zgjodhi shtetin. Kësaj radhe, unë jam me të.

Next Post

Bojaxhi: Do heqim mësimin me dy turne në shkollat e Tiranës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Boza-Ambrozia dhe media si lavatriçe pushteti dhe parash

March 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Ideja e kujt ishte editoriali Rama-Vuçiç? Andoni: Pasojat do të duken më vonë…

March 13, 2026
Agrobiznesi përjashtohet nga TVSH për importin e makinerive, aplikimi bëhet në e-Albania, përgjigjja brenda 15 ditësh

“Duhen më shumë subvencione për bujqësinë”, ekspertja: Rritja e naftës mund të ndikojë në inflacion

March 13, 2026
Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

March 13, 2026
Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

March 13, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

Meçe: SPAK-u s’ka prova të reja për Ballukun. Imuniteti nuk e pengon të vazhdojë hetimin

March 13, 2026
Erdogani kritikon opozitën për “shfrytëzimin” e mosmarrëveshjes mes klubeve të futbollit dhe Arabisë Saudite

Raketat drejt Turqisë, Edogan: Do ta mbajmë vendin tonë larg kësaj zjarrit të luftës!

March 13, 2026
Po shkonte të niste shërbimin, përplaset në vija të bardha polici në Shkodër

E rëndë në Shkodër: Një 19-vjeçar gjendet i pajetë në oborrin e shtëpisë

March 13, 2026
Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

March 13, 2026
Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In