• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sokol Balla/ Shpërthimi i Kontrolluar i bombës Berisha

by Aalison Pearse Stevens
24/04/2016 10:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 

Shumë shkrime këto ditë po mundohen ta profilizojnë si sindromë klinike deklaratën e Sali Berishës për armatosjen e popullsisë. Vetë ish Kryeministri tentoi – pa sukses – të enjten në seancën e pasdites, që ta zbusë atë, duke u marrë me barcaleta dixhitale, që kësaj radhe vinin nga burgu ku mbahej Shullazi. Por janë disa fakte kokëforta, të vjetra dhe të reja, që të shtyjnë të mendosh atë që në fakt ndjeva që në sekondën e parë kur dëgjova shpërthimin e Doktorit: ai ishte i menduar shumë mirë. E vetmja pyetje që më lindi ishte: përse?

Eshtë fakt që Doktori nuk flet asnjëherë kot. As nuk shpërthen kot. Nuk ka shpërthyer asnjëherë kot.

Eshtë fakt që ai ka shpërthyer zakonisht kur bëhet fjalë për sulme personale ndaj tij dhe ndaj familjes së tij. E kanë provuar këtë shpërthim, në këtë rast, Taulant Balla e Mero Baze, dy persona që konsiderohen prej tij dhe njerëzve të tij se kanë kaluar vijën e kuqe. Më 21 janar, kur i kërcënoi Kullën, e provoi këtë shpërthim edhe Edi Rama. Për shkak se ishte larg, te ura e Lanës, plumbat kapën ata që bënë kokoroçët me ose pa dashje, afër mureve të Kullës së tij.

Fakt është se Sali Berisha të mërkurën para seancës nuk ka qënë në gjendje të mirë shëndetësore. Këtë e konfirmojnë burime mjekësore dhe politike. Mundet të ketë qënë një virozë, mundet diçka më shumë. Por e mërkura ishte dita, kur Emiljano Shullazi, mbeti pas hekurave të burgut, në një aksion, ku pak, ose aspak përfshihej Sajmir Tahiri dhe policia: pretencë e prokurorit, vendim i gjykatësit. Në burg e ruajnë gardianët, që komandohen nga drejtori i dikasterit që kontrollohet nga LSI.

Pra është fakt, se tashmë Shullazi and Co., në rastin më të keq sipas Doktorit, janë nën vëzhgim nga institucione që kanë pak ose aspak marëdhënie me policinë, e akuzuar prej Tij direkt, se ka favorizuar personazhin e njohur të Nëntokës së krimit.

Po atëherë, purse shpërtheu Doktori?

Të nesërmen e deklaratës, pra të premten, pati disa zhvillime të tjera: Lu dhe Vlahutin vërshyen zyrën e Berishës, Bashës dhe në fund edhe të Ramës. Ky i fundit, pak më herët, kishte dalë para gazetarëve, duke u kujdesur më shumë për të pudrosur e zbutur deklaratën në Kuvend të Tahirit,i cili sfidoi prokurorinë të merrej me deklaratën e Saliut, sesa për ta përdorur këtë deklaratë, siç do ta donte logjika politike, për të goditur opozitën.

Po të premten Kuvendi ndëshkoi për herë të parë Berishën, por reagimi i PD ishte kaq i ashpër, sa u duk sikur donin të jepnin mesazhin palës tjetër se kështu, i kishin prerë në besë. Por Lu dhe ambasadorja e BE nuk folën, ndërkohë që pararendësit e tyre në 21 e 28 janar 2011, i shkulën qimet me forcë dhe publikisht nga mjekrra e Edi Ramës, për shumë më pak se kaq. Marisa Lino për shembull do të ishte shumë kritike ndaj qëndrimit të butë të Lu ndaj kësaj deklarate të Berishës.

Fakt është, që Lu dhe Vlahutin heshtën dhe kjo nuk është një heshtje e rastësishme.

Po atëherë, përse heshtin ndërkombëtarët, ndërkohë që duhet të ulërinin pas kësaj deklarate?

Dhe kam frikë, se megjithë përpjekjet e Ramës për të na çuar vëmendjen tek Reforma në Drejtësi dhe te frika e Lu e Vlahutin, për të mos i dhënë asnjë shkas Berishës për t’u tërhequr prej saj, ata nuk ja kanë arritur të na bindin dhe të japin përgjigjet për përsetë që fshihen pas kësaj deklarate.

Askush nuk e di, përse këto ditë familjarë të ish Kryeministrit, gjenden jashtë Shqipërie dhe më duket e pamjaftueshme një foto në Instagram, për të justifikuar arsyen e vërtetë të këtij udhëtimi.

Pyetja është: A po na fshihet diçka nga e gjithë kjo rrokopujë? A kanë shkuar punët aq larg, sa të turpërojnë gjithë shtetin, institucionet dhe liderët politikë nga frika e një personazhi, sa më mirë nuk e denoncojnë një fakt, një mesazh apo një kërcënim, por e fshehin pas një shpërthimi të kontrolluar, një reagimi të sforcuar dhe një mizanskene ndërkombëtarisht të dakordësuar?

Me një gje unë bashkohem me Doktorin si shqiptar që jam. Fëmijët e mi janë para gjithçkaje tjetër. Siç ai vetë e pohoi kur e pyetëm për Panama Papers. Njeriu është përgjegjës që i sjell në jetë dhe i mbulon e i mbron me të gjitha mënyrat sa kohë merr frymë. Për fëmijët jepet gjithçka. Nuk jam i sigurt që digjet gjithë Shqipëria. Po fundja, unë jam unë.

Kurse ai është Sali Berisha.

Next Post

Fitorja e Majlinda Kelmendit, Putin urdhëroi: Të ngrihet flamuri i Kosovës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Peleshi takon Presidenten Bundestagut: Gjermania mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Peleshi takon Presidenten Bundestagut: Gjermania mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në BE

March 20, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme / Abu Dhabi arreston 109 persona për përhapje paniku në rrjetet sociale

Lufta në Lindjen e Mesme / Abu Dhabi arreston 109 persona për përhapje paniku në rrjetet sociale

March 20, 2026
“Lejoji priftërinjtë të martohen”, kërkesa e peshkopit trondit Papa Leon dhe Vatikanin

“Lejoji priftërinjtë të martohen”, kërkesa e peshkopit trondit Papa Leon dhe Vatikanin

March 20, 2026
Izraeli ndërpret faljen e Fiter Bajramit në Al-Aksa, shpërndan besimtarët me gaz lotsjellës

Izraeli ndërpret faljen e Fiter Bajramit në Al-Aksa, shpërndan besimtarët me gaz lotsjellës

March 20, 2026
Rritja e kapaciteteve për arsimin profesional, Rama: Të krijojmë kushte të shkëlqyera për studentët

Çfarë do të ndodhë të shtunën në Lalëz? Rama thërret Asamblenë! Detaje nga takimi i socialistëve

March 20, 2026
Begaj uron Fitër Bajramin nga xhamia e Golemit, mesazh për besimtarët myslimanë

Begaj uron Fitër Bajramin nga xhamia e Golemit, mesazh për besimtarët myslimanë

March 20, 2026

120 mijë për Bajramin. Sa për Berishën?

March 20, 2026
“U luftua korrupsioni!”/ Shqipëria përzgjidhet për partneritet me Korporatën Sfida e Mijëvjeçarit, marrëveshja synon rritjen ekonomike

“Fitër Bajrami”, Ambasada Amerikane: Festë të bekuar të gjithë besimtarëve shqiptarë

March 20, 2026
“Ke intelektin e një gjinkalle”, Kokalari sulmon Nokën: Ikja jote dhe e Berishës është pa kthim!

“Ke intelektin e një gjinkalle”, Kokalari sulmon Nokën: Ikja jote dhe e Berishës është pa kthim!

March 20, 2026
Revolucion në mjekësi: Biznesmeni shpëton qenin e tij nga kanceri me ndihmën e ChatGPT

Revolucion në mjekësi: Biznesmeni shpëton qenin e tij nga kanceri me ndihmën e ChatGPT

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In