• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 27, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Rreziku Anglo-Amerikan për Botën

by Sokol Balla
26/06/2016 15:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Sokol Balla

BBC e quajti një tërmet, Berisha një fatkeqësi, Soros si fillimin e fundit të Europës së Bashkuar, por të gjithë biem dakort: Triumfi i Brexit është fillimi i fundit të botës ashtu siç e njohim. Ose më saktë siç e njohim ne.

Unë kam lindur në vitin 1973, në të njëjtin vit kur Britania e Madhe vendosi të futej me një këmbë në Komunitetin Ekonomik Europian, CEE, siç njihej në atë kohë. Viti 1973 mbahet mend si viti më i ftohtë i Shekullit XX. Viti 2016, po hyn në histori, jo thjesht si viti më i nxehtë i shekullit XXI, por si nga më të nxehtat në memorien e njerëzimit. Prej 23 qershorit, do mbahet mend edhe si viti i divorcit britanik me Europën. Pra në botën që njoh unë, Britania ishte pjesë e Europës, dhe tani nuk është më. Për mua Britania në Europë ishte status quo, sic e quajti profesori Hunertty i Universitetit East Anglia. Pra për brezin tim dhe brezat më të rinj, qëndrimi i Britanisë në Europë ishte status quo. Për mua dhe njerezit si unë që kemi patur fatin të arsimohemi, të jetojmë një jetë me standarde normale, të jemi pjesë aktive e shtresës së mesme të sipërme, sigurisht Europa ishte luksi i të pasurit një ideal. Por a është kështu për të gjithë?

Gjithë të dhënat flasin se në Britani zonat që votuan pro Brexit, ishin zonat më të varfëra, me akses të ulët në arsimim dhe me dyndje të madhe emigrantësh. Dy ishin parrullat kryesore të psikopolitikanit Nigel Farrage. E para, se Britania i paguante Brukselit 350 milion paundë në ditë. “Le t’i fusim këto para në arsim, NHS (Shëndetin Publik) dhe punësim”., tha ai. Dhe populli e dëgjoi. Parrulla e dytë, e nxjerrë ditën kur u vra deputetja laburiste: një lumë i madh emigrantësh dhe diçitura: “Breaking point”. Pra pika e thyerjes. Dhe britanikët e dëgjuan.

Fitorja e Brexit është padyshim pasojë e mënyrës britanike të të jetuarit, e historisë si dhe e raportit specifik që Britania e Madhe ka me Brukselin. Ajo nuk pranoi Schengen dhe votoi kundër Euros. Nuk pranoi t’i dorëzohej presionit gjerman për të dhënë më shumë para Brukselit, që ato të keqpërdoren në projekte të kota dhe korruptive prej tij. Por gjithashtu britanikët e kanë të vështirë të komandohen. Ata mendojnë që janë një ishull dhe jo Europë dhe Parisi apo Berlini, përbëjnë për ta një konkurencë të panevojshme dhe bezdisëse sa kohë kanë ujin në mes. Por gjithashtu për britanikët, një shqiptar, një polak apo një babisiter sllovake, janë më të pasuportueshëm sesa xhamajkani ku kanë blerë historikisht hashashin, pakistanezi që u rregullon tubat e banjos, apo gruaja indiane me aromë curry, që u rrit fëmijët kur ata shkojnë me pushime në Ibiza, apo të pijnë birra në pabet e Hillingdon. Britanikët nuk janë kundër emigracionit. Ata janë vetë bij e pasues imigrantësh, që nga koha e romakëve, hunëve, ostrogotëve, apo bretonëve e normanëve të Ulliam Pushtuesit. Autoktonë në Ishujt Bitanikë janë keltët, por ironikisht pasuesit e keltëve ishin ata që votuan në shumicë kundër Brexit: Irlandezët, skocezët dhe një pjesë e mirë e Uellsit. Por emigracioni i të rinjve nga Lindja ishte ajo që trembi britanikët. Pasi atyre u dha vizionin e fundit të Mbretërisë. Ose statu quos-ë së atyre brezave që kujtonin akoma luftërat koloniale për të mbajtur Sierra Leonen, Rodezinë apo ishujt Falkland në hijen e Union Jack-ut.

Por gjithashtu Brexit ka sindromat moderne shoqërore: luftën e brezave dhe plakjen e popullsisë. Nëse sot thuhet se të rinjtë britanikë votuan në shumë për Europën dhe brezat e tjerë kundër, atëherë ky është pohimi trishtues, se brezat e rinj sot janë më të paktë në numër se moshat e tjera. Se në Britani ashtu si kudo në botën perëndimore, njerëzit po lindin më pak e po vdesin më vonë. Eshtë triumfi i fshatit mbi qytetin, i klasës punëtore mbi inteligjencien, i të varfërve mbi të pasurit, i patriotit të pagdhendur por të qartë, mbi europianistin idealist por metroseksual, të paqartë dhe replikues me veten, krevatin dhe pasqyrën. Eshtë fitorja e pragmatizmit mbi idealizmin. Fitorja e së sotmes mbi të ardhmes dhe me gjasë vdekja e saj klinike.

Eshtë si te themi, e le ta themi: triumfi i moshatarëve të Berishës mbi moshatarët e Bashës. Eshtë triumfi i Jozefinës mbi Majlindën dhe i Nokës mbi Ed Halimin. Eshtë fitorja e Ristanit mbi Selamin. Eshtë një kohë muti. Jo vetëm për Britaninë.

Pak ditë më parë, pas një vizite të shkurtër në Londër, shkruajta këtu se Brexit, do të fitonte. Pak javë më parë dy vizita në SHBA më bindën se fitorja e Trump tashmë është e mundur. Trump paraqet gjithçka amerikanët flasin mes njëri tjetrit, Clinton vetëm atë që diskutojnë mediat. Trump nuk flet me gjuhën e Yale apo Harvard, ai flet me gjuhën e një shoferi maunesh, e një gruaje që rrit fëmijët në McDonalds e një polici të bardhë që i duhet të bëjë turnin e natës në një lagje zezakësh. E një maloku nga Malet Appalachian që nuk duron dot hispanikët kur i ngacmojnë vajzën apo e një veterani të luftës në Irak, që sheh sesi fondet e qeverisë shkojnë për monumentin LGBT dhe jo për rritjen e pensionit të tij. Efekti Brexit dhe ai Trump në nëntor ështe Aksi i ri i të Keqes që ka gjetur botën, në pjesën më të zhvilluar dhe demokratike të saj, në aksin anglo-amerikan.

Enver Hoxha e pat cilësuar dikur, rrezikun anglo-amerikan për Shqipërinë, si rrezikun më të madh për ekzistencën e saj. Sot një gjysëm shekulli më pas, profecia e tij gaboi vetëm në përmasa: ky rrezik tashmë është për gjithë botën. Britania dhe Amerika, në pasqyrën e të cilave u ngrit edhe modeli europian i pas Luftës së Dytë Botërore, do jenë sërish modeli i botës së re. Modeli Trump dhe ai BoJo. (Boris Johnson). Do jetë koha kur Putin do pijë uiski në Uashington dhe Kim do luajë golf në resortet skoceze të Trump. Kur myslimanët do shihen si armiq, pasi vetë ata e kërkuan këtë për dy dekada rresht. Eshtë koha kur të gjithë ata që kërkojnë Luftë, më fund do ta kenë.

Ky është fillimi i fundit të botës siç e njohim, por dhe siç e njihnim. Tani të mbyllim sytë e të lutemi. sepse fundi nuk po vjen nga femrat bjonde, por nga meshkujt bjondë.

Eshtë koha e tyre.

Posaçërisht për Javanews.al

Next Post

Kledi Bahiti tallet keq me... Ghetto Selimin (FOTO-VIDEO)

Comments 3

  1. Milena says:
    10 years ago

    Shume frike I paske meshkujt bjond!Nga ana tjeter,i re qark botes mbare,permende popuj e raca te ndryshme dhe fajesove te varferit dhe te pa arsimuarit,per rezultatin e referendumit.Por a e din ti more bir I shtreses mbi te mesme,se ato shtresa qe firmosen daljen ,e kane ndjere ne shpatullat e tyre,ate qe ti nuk e thua,por qe ata,firmosesit,e njohin shume mire.Krahasimin e kalove edhe ne Shqiperi,por cuditerisht (ne fakt aspak cuditerisht)kalove neper opoziten e sotme shqiptare,kur diferenca e moshave qe permend eshte shume me e vogel se diferenca qe gjen me lehte tek mazhoranca e sotme.Tek mazhoranca diferencat ne moshe I gjen me shumice,por cuditerisht diferenca ne mentalitet jane pothuaj te pakonsiderueshme,dhe jane te pa ndryshuara qe nga koha e shembullit qe dhe me emer,te Enverit,qe I “paska pikasur”qe ne Kohen e tije dhe sipas teje,qenkan aksi I te keqes qe do I vika botes.Nderkohe ti dhe shoket e tu,deri me sot e keni ngritur ne qiell demokracine angleze dhe sidomos ate amerikane.dhe keni insistuar qe ta marrim si shembull.Tani,a mund te me thuash shkurt se kur e keni patur drejt: ne propaganden e dei djeshme,apo ne shkrimin e mesiperm?

    Reply
  2. elena says:
    10 years ago

    Balla , sot nuk ka nevoje per shume analiste sepse masa me e madhe e popullsise dine anglisht dhe i marrin informacionet direct . Dhe tani degjome mua : Ne nje fjali ke shume te drejte kur thua : Trump flet gjuhen e pershperitjes amerikane . Po , eshte e vertete . Amerikanet u prene ne bese qe kur zgjodhe Obamen . Ai gjate ketyre viteve ka ndjekur nje politike te keqe dhe te fshehur . Ne bemat e tij te fshehura hyje . 1. – Ne keto vite numuri i emigranteve te pa ligjshem shkon ne 270% . me shume . Emigrante te ardhur nga vendet Africane , Lindja e Mesme , India zene 86 % te te ardhurve . Ai dhe Hillari kane marre nga shtete si : Arabia Saudite , Maroku , Irani , Egjypti shuma te medha per levizjen e popullatave te tyre drejt amerikes . Eshte e drejte kjo . ???? Vetem 3 dite me pare deshte te legalizonte 5.000.000 emigrante te pa ligjshem , por fale Gjykates se Larte nuk ja ariti kesaj . A thua americanet jane te kenaqur me gjithe keto ???e

    Reply
  3. Emy says:
    10 years ago

    Eshte koha e tyre…..
    Vertet ka ardhur koha e tyre, ashtu sic parashikohej ne Bibel ku thuhet do te vije nje kohe kur te keqes do ti jepet pushtet por nje gje eshte e sigurt, eshte koha e fundit qe u jepet.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Krishtlindjet në shtëpinë e Dua Lipës, këngëtarja shqiptare ndan momente nga festa me familjen dhe partnerin e saj

Krishtlindjet në shtëpinë e Dua Lipës, këngëtarja shqiptare ndan momente nga festa me familjen dhe partnerin e saj

December 26, 2025
Nga rinia dhe familja, te politika dhe sfidat/ Rrëfimi ndryshe i Berishës dhe betejat e radhës: Besoj se do të rikthehem në pushtet

Nga rinia dhe familja, te politika dhe sfidat/ Rrëfimi ndryshe i Berishës dhe betejat e radhës: Besoj se do të rikthehem në pushtet

December 26, 2025
Genc Pollo: Zotimi i Ramës për vitin 2030 i rremë! Nuk ka asnjë shans të integrohemi në BE

Genc Pollo: Zotimi i Ramës për vitin 2030 i rremë! Nuk ka asnjë shans të integrohemi në BE

December 26, 2025
Destinacionet e preferuara turistike/ Në cilin shtet të rajonit udhëtuan më shumë shqiptarët gjatë këtij viti?

Destinacionet e preferuara turistike/ Në cilin shtet të rajonit udhëtuan më shumë shqiptarët gjatë këtij viti?

December 26, 2025
“Dhëmbët e mia janë më të famshme se disa karriera këtu”, Miri dhe Kristi ‘thumbojnë’ njëri-tjetrin në BBVIP

“Dhëmbët e mia janë më të famshme se disa karriera këtu”, Miri dhe Kristi ‘thumbojnë’ njëri-tjetrin në BBVIP

December 26, 2025
Akuzohet për shitjen e sekreteve shtetërore SHBA-së, dënohet me 12 vite burg ish-diplomati rus

Akuzohet për shitjen e sekreteve shtetërore SHBA-së, dënohet me 12 vite burg ish-diplomati rus

December 26, 2025
Hodhi qeset e mbeturinave jashtë koshit, e pëson qytetari në Shkodër. Momenti kur policia e kthen t’i marrë mbrapsht

Hodhi qeset e mbeturinave jashtë koshit, e pëson qytetari në Shkodër. Momenti kur policia e kthen t’i marrë mbrapsht

December 26, 2025
Nga Tirana në zonat turistike/ Sa kushton nata e ndërrimit të viteve në restorantet e vendit tonë

Nga Tirana në zonat turistike/ Sa kushton nata e ndërrimit të viteve në restorantet e vendit tonë

December 26, 2025
Kosova, letërporosi në SPAK/ Hetim pasurive në Shqipëri të 31 të dyshuarve për trafik droge

Kosova, letërporosi në SPAK/ Hetim pasurive në Shqipëri të 31 të dyshuarve për trafik droge

December 26, 2025
“Shqipërinë nuk e shpëton dot as SPAK-u, as ndërkombëtarët”, demokrati Genc Pollo: Duhet ndryshim politik!

“Shqipërinë nuk e shpëton dot as SPAK-u, as ndërkombëtarët”, demokrati Genc Pollo: Duhet ndryshim politik!

December 26, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com