• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sokol Balla: Planin “B” e vendosin kundërshtarët

by Java News
11/03/2016 18:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mbërritja sot e rekomandimeve finale të komisionit të Venecias është lajmi më i parëndësishëm sot në mediat shqiptare. Ky, është lajmi më i keq për reformën në drejtësi deri më tani, për atë që rëndom po quhet si lëvizja për republikën e dytë. Sot nuk ka më rëndësi, se çfarë thonë ekspertët e huaj dhe pleqtë e Venecias. Sot shumë pak rëndësi ka se çfarë drafti kanë miratuar ekspertët shqiptarë dhe këshilltarët e tyre amerikanë dhe europianë. Dhe ky, është jo vetëm dështimi më i madh i këtij procesi deri tani, por edhe parathënia e dështimit të tij final.

Sot ka më shumë rëndësi sesi do t’i përgjigjet Fatmir Xhafaj letrës së nëntë marsit të Ed Halimit, për të cilin e vetmja këshillë e Venecias, ishte ajo e konsensusit politik. Këtë konsensus duket se po e kërkon me ngulm edhe LSI, e cila është më shumë e merakosur për momentin që mos t’i dalë llafi Ed Ramës që i premtoi sekretarit Kerry në sy, se kjo reformë do të kalojë brenda muajit mars.

Por kam frikë se bashkë me marsin, do ikin dhe shumë muaj të tjerë dhe kjo reformë nuk do të miratohet. Partia Socialiste, iniciatorja e saj dhe sigurisht e ndërgjegjshme se drafti i heq ndikimin politik partnerëve aktualë politikë të sistemit gjyqësor, nuk po duket se po lëshon ende pe, ndaj PD dhe LSI që duan ta tërheqin medoemos në tryezën që ka dështuar çdo reformë dhe e ka kthyer në pazar, në tryezën politike. Dhe nëse ky qëndrim mes palëve vazhdon, mund të shkojmë drejt një skenari ekstrem: Dërgimit për votim të draftit ashtu si është, pas korigjimeve të Venecias, për në seancë plenare. Dhe nëse kjo ndodh, fatet e vendit janë në një udhëkryq me dy drejtime:

Drejtimi i parë, është ai, që deputetët të vihen më shumë nën presionin e Shqipërisë sesa të Partisë, të ndërkombëtarëve sesa të Kryetarëve, dhe të votojnë reformën e mangët në konsensus politik. Por ky mbetet rasti ideal. Të gjithë e dimë se edhe nëse nuk e thonë, shumica dërrmuese e deputetëve sot, mbi dy të tretat, duan partinë me shumë se Shqipërinë. Sepse aty i kanë lidhur interesat, karrierën dhe etjen për pushtet.

Drejtimi i dytë, ai që duket edhe më reali, është dështimi i kalimit të këtij drafti në parlament. Dhe këtu pastaj hyn alarmi i planit B. I cili në vetvete ka dy nënskenare:

I pari, është i marrjes së votave, më pak sesa dy të tretat, por pa asnjë rrjedhje të votave PS- LSI. Ky është një skenar i sikletshëm, pasi ndër të tjera do rrëzonte alibitë e jo pak figurave të PS që akuzojnë LSI si pengues i kësaj reforme brenda mazhorancës. Në këtë moment Edi Rama do të kishte të vështirë të bindte Ilir Metën për të futur vendin në zgjedhje të parakohshme dhe do të krijonte një krizë, për të cilën do t’i duhej të mbante të gjithë përgjegjësinë vetë. Ilir Meta ka dhënë sinjale të brendshme se është kundër zgjedhjeve të parakohshme, pasi kjo do të ulte vlerat e faktorizimit të tij individual deri në zgjedhjet e zakonshme të vitit 2017, dhe nuk do t’i linte atij kohën e mjaftueshme për të marrë, një vendim që nuk e ka marrë akoma:

Se më kë do rreshtohet në këto zgjedhje, me Bashën, me Ramën apo me veten e tij.

I dyti, është skenari i rrëzimit të reformës me rrjedhje votash edhe nga mazhoranca, ose saktësisht nga LSI. Kjo, do të përbënte një casus belli përfundimtar për Edi Ramën, i cili i ndërgjegjshëm për situatën ekonomike të vendit dhe vështirësitë në rritje të koalicionit dykokësh qeverisës, do të kërkonte një mocion besimi për vetveten dhe kabinetin e tij, të vetërrëzonte qeverinë me vota dhe ta fuste vendin në zgjedhje të parakohshme, fiks në kohën kur e përcakton edhe Kushtetuta, deri në muajin qershor.

Duket se edhe përcaktimi i një limiti kohor të Edi Ramës për miratimin e reformës deri në muajin mars, ka pasur edhe këtë qëllim. Zgjedhjet e parakohshme me kauzë mosvotimin e Reformës në Drejtësi janë një situatë fito/fito për kryeministrin. E para sepse do të avanconte një vit erozionin normal të çdo qeverie. E dyta sepse do të kapte të papërgatitur opozitën e re. E treta se do të stresonte Ilir Metën në një vendim të parakohshëm, cilido qoftë ai.

Sigurisht që skenari më i mirë për Edi Ramën do të ishte votimi i reformës. Edhe ky skenar atij i jep dhe nuk i heq pikë.

Si përfundim ka një plan B, bile në disa variante. Por Rama tani ka luksin të rrijë e të shohë, se cilin prej tyre do të zgjedhin. Jo ai vetë, por rivalët e tij politikë.

Next Post

Kryebashkiaku Veliaj paguan gjobën e vendosur për plakën që shiste qepë në trotuar

Comments 1

  1. Petrit says:
    11 years ago

    Sokol palla je i madh

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

November 6, 2026
Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

November 6, 2026
Kremlini njofton takim trepalësh midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës në Abu Dhabi

Putin zbulon datën e negociatave për Ukrainën: Rusia, SHBA-të dhe Kievi në të njëjtën tryezë bisedimesh!

November 6, 2026
“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

November 6, 2026
Lufta me Rusinë/ Paketat e reja të ndihmave, Zelensky: Javën e ardhshme takime me partnerët europianë!

Zelensky i bën thirrje SHBA-së për raketat “Patriot”: Mos i shtyni dërgesat, Rusia po planifikon sulme të reja!

November 6, 2026
“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

November 6, 2026
“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

“Jam shtatzënë!”- Keisi bën për “ujë të ftohtë” Sabianin, ja si reagoi këngëtari kur mori kutinë e surprizës në dorë

November 6, 2026
Giorgos Mazonakis, zëri i njohur i muzikës greke që la gjurmë në skenë dhe në repertor

Mediat greke zbulojnë detaje tronditëse: Dëshmi shokuese për vdekjen e këngëtarit Giorgos Mazonakis, ekipet e EKAB…

November 6, 2026
Trump sulmon demokratët në fjalimin e fundit para zgjedhjeve: Janë jashtëzakonisht të rrezikshëm

Trump: Izraeli dhe Lindja e Mesme nuk do të ekzistonin pa ndërhyrjen e SHBA-ve ndaj Iranit!

November 6, 2026
Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

Parashikimi i “Football Meets Data”: Egnatia e vazhdon rrugëtimin europian në Conference League!

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In