• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, June 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

SOKOL BALLA/ Ora e gabuar e Shqipërisë

by
01/08/2015 22:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ora e gabuar e Shqipërisë

 

Nga një udhëtim i gjatë në stepat e thella të Azisë pranë shkretëtirës së Gobit, gjëja që më goditi më shumë ishte sesa e gjatë ishte dita, deri afër orës 22. Interesant që një vend si Mongolia, kaq thellë në Lindje, me një terren të thyer, të ketë një ditë kaq të gjatë, krahasuar me… Shqipërinë.

Ne e dimë shumë mirë, se Ora Verore ka një efekt më të kufizuar te ne, sesa jo Mongolia, por edhe Italia, Greqia dhe Turqia. Në këto vende vera është verë, dhe nuk errësohet para orës 21.30. Në Shqipëri, pas ditës më të gjatë të vitit në 21 qershor, dita fillon dhe shkurtohet në mënyrë dramatike shpejt, aq sa mund të thuhet se fundi i gushtit, e kthen ditën në nivelin e dimrit.

Ora Verore nuk është kot. Benxhamin Frenkin një nga Baballarët e Amerikës, ishte i pari që bëri një studim për këtë, në 1784, kur ishte ambasador në Paris. Ideja e studimit të tij, u mbështet nga… bizneset të parat, që panë më interes idenë e tij, se ndryshimi i orarit në verë, do të kursente energji dhe kohë. Studime të mëvonshme kanë qënë kontradiktore. Për shembull në shtete të ndryshme në Amerikë, studime të kithëta kanë sugjeruar kursim të energjisë elektrike, por përdorimi i kondicionerëve e ka rikthyer debatin mbi efektshmërinë e Orës Verore.

Por kjo ka pak rëndësi përpara efektit psikologjik që ka Ora Verore. Njerëzit shijojnë më shumë dritën dhe diellin, ushtrojnë më shumë aktivitete fizike, janë më të gjallë, qeshin më shumë.

Tani unë nuk po them se Ora Verore e jona, është arsyeja kryesore pse ne jemi një popull i ngrysur dhe me nerva. Por pa dyshim një Orë Verore e gabuar, siç unë mendoj se është e jona, 60 minuta më prapa sesa duhet, mund te konsiderohet një faktor jo i vogël plus negativ në psikikën tonë kolektive. Unë përshembull nuk kuptoj pse ne kemi këtë orë, kur jemi kaq afër me Greqinë. Aty ku ngryset më vonë edhe në dimër, dhe gdhihet më herët edhe në verë. Me fjalë të tjera unë mendoj se Shqipëria është rreshtuar pa lidhje në një brez të gabuar orar. Nuk di I kujt është vendimi, po për shembull mbaj mend në kohën e Xhaxhit, se ne e ndryshonim orën verore nja një muaj më vonë. Besoj Xhaxhi e bënte që te tregonte (nuk di se kujt me thënë të drejtën) se Shqipëria nuk pyeste dhe vendoste vete. Po nuk mbaj mend që së paku për këtë, të merrte ndëshkime nga Perëndimi. Besoj një shtet e zgjedh vetë në kë brez orar të jetë: në atë më në perëndim, po në atë më në lindje. Për këtë mjaft të shohësh hartën e brezave orarë të vendeve të ndryshme, që nuk përputhen 100 përqind me brezat e meridianëve orarë të globit.

Dikush mund të thotë: Mos po kërkon të na fusësh në një brez orar me Greqinë? Mos pas detit, tu falim atyre dhe orën?

E para: Skeptikët nacionalistë mund të pranojnë variantin se në fakt ne me këtë brez orar, bashkohemi me Turqinë.

E dyta: mendoj se me pa të drejtë shqiptarëve u privohen orë me dritë diellore, në verë dhe në dimër.

E Treta: kjo do t’i kursente shqiptarëve goxha energji elektrike dhe shumë prej tyre mund të mos përfundonin në burg për mospagesë faturash.

Por më e rëndësishmja dhe këtu jam serioz, nëse në këtë vend kanë mbetur akoma shkencëtarë dhe specialistë që meren me këtë punë, le të bëjnë një studim për këtë punë. Ky është studimi më i thjeshtë pasi përfundimi është i arritur: ne përjetojmë verë më të shkurtër dhe dimër më të gjatë, për shkak të orës së gabuar ku kemi zgjedhur të rreshtohemi.

Dihet që specialiteti i shqiptarëve ndër shekuj është të humbin kohën kot. Le ta fillojmë ndryshimin, duke  çuar akrepat e orës 60 minuta para italianëve dhe malazezëve.

Ndoshta ky është fillimi i zgjidhjes së problemit tonë historik.

 

Next Post

FOTOLAJM/ Soni Malaj zhvishet në plazh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arnautoviç vendimtar, Austria mposht Jordaninë

Arnautoviç vendimtar, Austria mposht Jordaninë

June 17, 2026
G7 zotohet të ndihmojë Ukrainën: Koha e duhur për të marrë masa shtesë kundër Moskës

G7 zotohet të ndihmojë Ukrainën: Koha e duhur për të marrë masa shtesë kundër Moskës

June 17, 2026
Trump: Irani mund të na kontaktojë nëse dëshiron të negociojë

“Kam mbyllur tetë luftëra”, Trump zotohet: Do t’i jap fund konfliktit Rusi-Ukrainë

June 17, 2026
“Të njëjtët investitorë janë edhe në Zvërnec”, Edi Rama nxjerr shembullin nga Katari: Budallallëku nuk do ta mbajë peng Shqipërinë!

Rama: Kemi digjitalizuar 95% të shërbimeve publike, po shtrijmë inteligjencën artificiale në të gjithë qeverisjen

June 17, 2026
Vrasja e të riut në Shkodër, shoqërohen 20 persona, gjenden 6 gëzhoja në vendngjarje

Dhunohet barbarisht çifti i bashkëshortëve në Fushë-Arrëz, kallëzuan parcelat me drogë…

June 17, 2026
Inflacioni ne korrik 2.5%, shërbimet arsimore dhe ushqimet me rritjen më të lartë

Tregtia me pakicë rritet me 6.7% në tremujorin e parë 2026, nga konsumi dhe karburantet

June 17, 2026
Azili s’është më rrugë emigrimi. Aplikimet bien 28%, tani preferohen lejet e punës

Azili s’është më rrugë emigrimi. Aplikimet bien 28%, tani preferohen lejet e punës

June 17, 2026
Rama në Berlin: Ballkani Perëndimor i përket Europës, mos lejoni të joshet nga Rusia e Kina

Rama në Berlin: Ballkani Perëndimor i përket Europës, mos lejoni të joshet nga Rusia e Kina

June 17, 2026
Shkoi në Mykonos për festën e beqarisë, humb jetën në aksident 37-vjeçarja

Shkoi në Mykonos për festën e beqarisë, humb jetën në aksident 37-vjeçarja

June 17, 2026
“As kecat nuk e votojnë atë”, deputetja e PS për largimin e Koçekut: Të tregohej burrneshë dhe të linte mandatin

“As kecat nuk e votojnë atë”, deputetja e PS për largimin e Koçekut: Të tregohej burrneshë dhe të linte mandatin

June 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In