• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Opinion

Në garë me kohën dhe me Berishën

by Sokol Balla
25/05/2016 13:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Sokol Balla*

Para disa muajsh pata shkruar se dy ambasadorët kryesorë që janë përfshirë në çështjet e reformës, duhet të na thonë se çfarë do të bëjnë, nëse Meta, Rama, Basha apo Berisha dalin si pengesa për reformën në Drejtësi. Një nga këta ambasadorë e mori këtë çështje personale dhe jo me thelbin, ndërsa tjetri nuk u mor me thelbin e shkrimit tim: Se duhet ta marri personale me këta personazhe me influencë në çështjen e reformës në drejtësi.

Të hënën zëvendësambasadori Muniz (zakonisht ky post në këtë ambasadë lidhet edhe me mbikëqyrjen e shërbimeve të inteligjencës amerikane në vendin përkatës) tha se tashmë nuk ka më kohë për asnjë negociatë të thellë, se drafti është dakortësuar dhe se nuk duhet të humbej më kohë. Por kam frikë se këtë para se të na e thotë ne, duhet t’ia thotë eprorit të tij në Ambasadë. Siç e tha dje vetë ambasadorja e BE, ata e dinë se kush janë ata që po vonojnë reformën dhe arsyet pse.

Problemi është që edhe ne e dimë, edhe nëse Romana nuk na i thotë emrat. Problemi është pikërisht te Romana dhe tek kolegu Lu. Prej gjashtë muajsh ata të dy nën zë, pranojnë se problemi është tek PD dhe Berisha, por po prej gjashtë muajsh ata mundohen të realizojnë të pamundurën: të angazhojnë në mënyrë proaktive kryeministrin, si “factor kryesor në kalimin e reformës në drejtësi”.

Sa e realizuan e dinë ata vetë, por dje Muniz pranoi indirekt dështimin e kësaj përpjekjeje supernjerëzore të shefit të tij. Romana si më e sinqertë e pranoi vetë, por nuk i shkoi sinqeritetit deri në fund për t’i dhënë përgjigje pyetjes sime të bërë para gjashtë muajsh: Po tani?

Po tani që është e qartë Kush?

Po tani që është e qartë Kur?

Po tani që është e qartë  Ku është problem?

Dhe s’ka nevojë të na e thonë PSE?

Po tani Romana dhe Lu, Çfarë do të bëni?

Tani që edhe Halimin e çuan me pushime, që ndryshuan gjithë komisionin, që ndryshuan gjithë draftin, që paralajmëruan se nuk është koha por cilësia, po tani, do na thoni çfarë do të bëni? Do sillni Marinsat t’i merrni me helikopter? Me siguri jo. Thjesht për shkak të korrektësisë politike, do të vononi negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, një ndëshkim kolektiv ky i pamerituar për 96 përqind të shqiptarëve që nuk kanë pikë besimi tek sistemi i Drejtësisë.

Në këtë mënyrë do të mbroni katër përqindëshin që nuk e do reformën dhe që kështu do t’ia arrijë edhe më shumë qëllimit. Sepse sa më shumë kohë larg Europës të jetë Shqipëria, aq më komodë do të ndihen ata në agjendën e tyre politike, financiare dhe mafioze. Ne të tjerëve na jepni ndërkohë kënaqësinë të qeshim si plaku Mere, me këtë vend, me ju dhe me veten tonë, se realisht nuk na mbetet gjë tjetër për të thënë. Pasi e humbëm ne, tani e humbët edhe ju garën: Me kohën dhe me Berishën.

*Posaçërisht për JavaNews

Next Post

Videolajm/ Maniaku u fut duart femrave në urbanin Kombinat-Kinostudio

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndryshimet në kabinetin qeveritar/ Çupi: Rama dha lajmin se duhen motorë të rinj për integrimin në BE

Ballistët socialistë si barcoletë shkodrane

August 7, 2026
Goditje pas goditjeje! Ukraina shkatërron rafineri, baza ajrore dhe lë Krimenë në errësirë

Goditje pas goditjeje! Ukraina shkatërron rafineri, baza ajrore dhe lë Krimenë në errësirë

August 7, 2026
Uashingtoni: Së shpejti presim një marrëveshje për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Uashingtoni: Së shpejti presim një marrëveshje për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

August 7, 2026
Zjarr në një banesë pranë stadiumit “Loro Boriçi” në Shkodër, shmangen pasojat në njerëz

Zjarr në një banesë pranë stadiumit “Loro Boriçi” në Shkodër, shmangen pasojat në njerëz

August 7, 2026
Putin paralajmëron: Trupat perëndimore në Ukrainë do jenë shënjestër e ushtrisë ruse

SHBA paralajmëron: Putin mund të testojë unitetin e NATO-s duke sulmuar një vend anëtar

August 7, 2026
Mbi 70 mijë vizitorë në një muaj, turizmi në Kosovë merr hov

Mbi 70 mijë vizitorë në një muaj, turizmi në Kosovë merr hov

August 7, 2026
U konfirmua në Senat, Wendt me firmën e Trump bëhet zyrtarisht ambasador në Shqipëri

U konfirmua në Senat, Wendt me firmën e Trump bëhet zyrtarisht ambasador në Shqipëri

August 7, 2026
VIDEO / Ndodh në Devoll! Ariu hyn dhe shkakton dëme në objektin e shenjtë të Dobërgorës

VIDEO / Ndodh në Devoll! Ariu hyn dhe shkakton dëme në objektin e shenjtë të Dobërgorës

August 7, 2026
Presidenti i Iranit: S’duam luftë dhe as zgjerim territorial, por do mbrojmë vendin

Presidenti i Iranit: S’duam luftë dhe as zgjerim territorial, por do mbrojmë vendin

August 7, 2026
Dështon transferimi i Asllanit te Leipzig, shkak problemet shëndetësore!

Dështon transferimi i Asllanit te Leipzig, shkak problemet shëndetësore!

August 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com