• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Meta: Me qetësi, (por pa lumturi)

by
22/08/2015 10:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

 Meta: Me qetësi, (por pa lumturi)

Për herë të parë pas shumë ngacmimeve, Ilir Meta foli. Megjithëse i ndrojtur si një adoleshent që shokohet nga gocat e gjimnazit kur shkon për herë të parë atje nga shkolla tetë vjecare, në intervistën për Mimoza Picarin, ai tregoi se ndryshe nga Rama, ende beson me naivitet se PS dhe LSI gëzojnë shëndet të plotë në marëdhënie, duke marrë si shembull pozitiv se ai, ishte larë në të njëjtin det me Edin dhe Zahon‎ dhe se kjo e kënaqte njëlloj si te ta kishte takuar kryeministrin.

Kreu i LSI mohoi krizën dhe i bëri dalje eksponentit të tij që e quajti situatën në Pogradec si Pazari i Roskovecit, me po të njëjtën lehtësi që i bëri dalje Tak Brahos kur ky hyri tek spitali i Mark Frrokut.

Meta u shpreh i kujdesshëm të fajësonte Sirizën për uljen e rritjes së parashikuar të FMN dhe i vetmi sinjal i ndrojtur mosdakortësie ishte ai për sulmin e paralajmëruar nga qeveria (edhe e tij) ndaj informalitetit në biznes, duke deklaruar paksa me “turp” se në këtë betejë ishte më shumë me biznesmenët sesa me qeverine (edhe të tij).

Në fakt Ilir Meta nuk mendon kaq ndrojtur dhe nuk është kaq i ndrojtur sa pandeh se e mendojme. Përkundrazi. Por ai zgjodhi të jetë sërish i kujdesshëm, në kohën kur kryeministri dhe disa nga ministrat që nuk shihen me sy të mirë nga LSI, po korrnin shtrengime duarsh në Vjenë me Engjëllin e Qeverisë (Angela Merkel).

Duket se vjeshta politike do jetë interesante, por jo aq sa e presin entuziastet e përplasjeve dhe as ata që shqetësohen për mbarëvajtjen e vendit. Picari nuk e pyeti Metën për ndryshime në qeveri dhe këtu nuk shoh që Picari është e paaftë të bëjë pyetjen por Metën, si të paaftë për të dhënë një përgjigje.

Shkurt LSI dhe lideri i saj po shijojnë kulmin e pamundësisë (apo paaftësisë) për të bërë atë që premtuan dy vjet më parë: të bëjnë balancën mes PS dhe kryeministrit të saj dhe palëve që mund të preken prej veprimeve të tij.

Meta nuk arriti as të artikulohet drejtpërdrejt në mbrojtje të fasonëve, një kategori që është investuar totalisht tek LSI për lobim politik për fashën legjislative që i përket asaj, si dhe tregoi në këtë intervistë se ishte I paqartë lidhur me politikat tatimore dhe të taksave, tashmë që taksa progresive duket se nuk ishte ilaçi më i mirë për të zëvendësuar taksën e sheshtë. Kujtoj se dy vjet më parë gjatë hartimit të planit të përbashkët qeverisës, LSI nuk ishte dakort as me Shendetësinë Falas dhe as me Taksën Progresive, por nuk ishte as e aftë ti bënte ballë qëndresës së Beqes për këto dy shtylla të politikave të reja qeverisëse.

Tamam: këtë nuk tha në fakt dot Meta: dy vjet pas marrjes së mandatit të së majtës së bashkuar, efektet e bashkimit i ka marrë vetëm PS. “Lumturia është e vetmja gjë që shumëzohet, kur pjesëtohet”, thotë Paolo Coehlo.

Mesa duket e vetmja llogari që Metës sot nuk i del hiç mirë.

 

Next Post

FOTOT/ Të gjithë janë çmendur pas brazilianes ‘Megan Fox’

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Gjuha, ADN-ja e identitetit tonë”, Hoxha: Kërkesat për shqipen në RMV, legjitime!

“Gjuha, ADN-ja e identitetit tonë”, Hoxha: Kërkesat për shqipen në RMV, legjitime!

April 14, 2026
Alis hap Samitin e IV të Diasporës: Shpresoj t’ju bëj krenarë në Eurovision 2026

Alis hap Samitin e IV të Diasporës: Shpresoj t’ju bëj krenarë në Eurovision 2026

April 14, 2026
George Weigel: Katolikët amerikanë po e kuptojnë gabimin e tyre. Kanë votuar një narcisist!

George Weigel: Katolikët amerikanë po e kuptojnë gabimin e tyre. Kanë votuar një narcisist!

April 14, 2026
Bllokada detare e Trump ndaj Iranit, skenari që po rrezikon përplasje me Kinën dhe Rusinë

Bllokada detare e Trump ndaj Iranit, skenari që po rrezikon përplasje me Kinën dhe Rusinë

April 14, 2026
EMRAT / Goditja e call-centerave, 7 të arrestuar dhe 2 me ndalim dalje jashtë vendit. 80 të shoqëruar

EMRAT / Goditja e call-centerave, 7 të arrestuar dhe 2 me ndalim dalje jashtë vendit. 80 të shoqëruar

April 14, 2026
Kujdes me punën/ Java më e nxehtë astrologjike

Horoskopi për 12 shenjat e zodiakut, ja ç’thonë yjet sipas Jorgo Pullës

April 14, 2026
Fushata antikorrupsion në Pekin, shkarkohet zëvendësministri i jashtëm kinez

Fushata antikorrupsion në Pekin, shkarkohet zëvendësministri i jashtëm kinez

April 14, 2026
Merrte asistencë si i papunë, 35-vjeçari shqiptar kapet me kokainë dhe 40 mijë euro cash në Itali, skema e trafikut nga interneti

Akuzohen se shisnin kokainë, vihen në pranga tre persona, dy në kërkim

April 14, 2026
Një 55-vjeçar gjendet i pajetë në rrugë, dyshimet e para të Policisë

Një 55-vjeçar gjendet i pajetë në rrugë, dyshimet e para të Policisë

April 14, 2026
Vance ndërhyn në përplasjet e Trump me Papën: Vatikani të merret me moralin, jo me politikat tona

Vance ndërhyn në përplasjet e Trump me Papën: Vatikani të merret me moralin, jo me politikat tona

April 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In