• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Luli është!

by
08/12/2015 22:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Sokol Balla

Nga fundi i protestës kundër “markezës” të gjithë kritikët e Lulit duhet të reflektojnë. Të reflektojnë ata që mendonin se ai është një burracak dhe frikacak. Në fakt Luli ndenji mbi 60 minuta stoik, duke parë bunkerin sesi digjej dhe shkatërrohej, me po të njëjtin pasivitet, siç e panë krerët e policisë nga zyrat e tyre, njëzet metra më larg. Duhet të reflektojnë të gjithë ata që mendonin se Luli nuk ngjall optimizëm. Luli sot buzëqeshte kur protestuesit hipnin mbi bunker dhe shihnin nga ai e tërboheshin si kalamaj kur ai i buzëqeshte e ktheheshin e gati sa nuk hanin me dhëmbë betonin nga qejfi. Dakort, shihnin edhe nga Berisha, por prandaj edhe ata që e shanin duke thënë se ishte kueku larg tij në trimëri burrëri dhe aksion politik, tani duhet të mendohen edhe një herë. Dje për herë të parë Luli nuk ishte thjesht afër Berishës. Dje Luli ishte si Berisha. Nga ajo protestë duhet të reflektojnë edhe ndërkombëtarët, të cilët prej një dekade investohen tek ai, si pasuesi më i mirë që mund të kishte Berisha. Sot Luli nuk është më pasues për ta, është thjesht Trashëgimtari.

Në fakt protesta e djeshme pak kishte të bënte me 8 dhjetorin, studentët apo qeverisjen. Kishte të bënte me Lulin. Atë sërish e la zëri në fjalim, por ndryshe nga herët e tjera, e kishin lënë edhe fjalët e buta dhe moderne, qëndrimet kritike por jo agresive, fjalori perëndimor dhe aksenti qytetar. Dje Lulzim Basha ishte aty për të mbyllur gojët e kritikëve të tij, që në fakt i ka pasur shumëngjyrësh. Atij i kërkonin të ishte pasues, por jo trashëgimtar i Berishës. Atij i kërkonin të ndryshonte PD, por jo votuesit e saj. Votuesit i kërkonin fitoren, por donin t’i ngjante Saliut. Saliu e deshi dhe e do, por nuk e zë gjumi natën se mos profili i tij i moderuar, është i vërtetë apo thjesht një shfaqje e radhës. Pasuesit e Lulit që flisnin se ai po bënte tashmë lojën e tij, gjithashtu i kërkonin veprime konkrete divorci me të shkuarën, dhe të njëjtën gjë ja kërkonin edhe Selami, Olldashianët, Mesila e Imami e Ruli por në thelb për të keqen e tij, pasi ishin të sigurt se ai, Luli, nuk ekzistonte dot pa të shkuarën, pa Berishën. Ishin të sigurt se Lul nuk kish.

Dje Luli i tregoi të gjithëve se është. Ndoshta i lodhur nga sforcimi për t’u dukur hem i moderuar, hem i Berishës, hem i butë e hem i ashpër, hem me amerikanët e hem europian, ai vendosi të jetë edhe nëse nuk ishte. Që nga dje Luli është! Ai zgjodhi ndoshta rrugën më të lehtë, ose ndoshta kuptoi në dy vjet, se PD nuk ndryshon më dot. Nga protestat e shkuara ai kuptoi se nuk mbledh dot në shesh më shumë se ç‘mblidhnin socialistët, porse nëse i dorëzohej veseve të shkuara, dihet botnisht se një protestues i PD, i lënë në “krijimtari” të lirë, është kueku më i frikshëm se 100 socialistë të mbledhur së bashku. OK, ambasadat e huaja reaguan kundër tij, por ky reagim më shumë sesa dëmtoi Lulin, qesharakëzoi ato vetë, që mbanin shpresë se një njeri mund të ndryshojë një parti, dhe një mentalitet.

Dhe Luli këtu është i qetë sepse ai nuk po shkruan një libër të ri. Thjesht por rivë në skenë një libret të vjetër të shkruar dhjetë vjet më parë nga Edi Rama, i cili mori partinë e vjetër dhe desh t’i vishte kostumet e tij shumëngjyrëshe. Por kur dështoi me Politikën e Re dhe Vijën e Tretë “as majtas, as djathtas”, veshi Teritalin, puthi Ilir Metën dhe u bë kryeministër. Basha bile këtu është i avantazhuar. Ai nuk priti as të humbë në zgjedhjet e 2017, por zgjodhi që tani mënyrën sesi do të përgjigjet kur t’i humbë ato: më mirë duke djegur “bunker”, sesa të qajë në zyrë e të shohë sesi të moderuarit dhe olldashianët të rimbledhin forcat për ta hedhur nga kati i dytë. Luli zgjodhi të ishte ashtu si e do partia e tij, si e duan ata që e votojnë, jo ata që e ftojnë në pritje në ambasadë, dhe as ata që e duan politikisht të vdekur, që ditën e parë që ashtu lindi.

Luli dje vendosi të përqafojë Realpolitikën. Si kryetar i opozitës. Pasi ktheu kokën prapa dhe kujtoi me të drejtë se karriera e tij e deritashme nuk I detyrohet as amerikanëve, as shkollës, as gjuhëve të huaja. Por rrethanave reale, njerëzore që e vunë të drejtojë një ndërmarrje që është e tija, sa kohë ajo funksionon si më parë. Dje Luli firmosi parakontratën për t’u bërë Kryeministër, me të vetmin sponsor që mund ta realizojë ëndrrën e tij karrieriste: Partinë Demokratike. Atë të dhjetorit, të protestave, të britmave dhe ekseseve. Të ashprën, të fortën, verioren dhe autoritaren. Por që si e tillë ka fituar katër herë zgjedhjet e rregullta dhe me maskulinitetin e saj, ka prishur jo rrallë mendjet e shumicës së votuesve shqiptarë në këtë çerekshekulli demokracie të çoroditur ballkanike. Tani të gjithë shih t’i korigjoni kritikat, t’i shuani ose të gjeni të tjera, por nga dje e tutje Lulin s’mund ta akuzoni më.

Sepse Luli, është!

Next Post

Gjoba për dëmet e protestës, Këshilltari i PD: U dogj bunkeri i rilindjes së komunizmit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kush është Alice Huang? Karriera në financë, lidhja me shefin e Nvidia-s dhe dyshimet për spiunazh

Kush është Alice Huang? Karriera në financë, lidhja me shefin e Nvidia-s dhe dyshimet për spiunazh

November 10, 2026
Vetëm 10.8% e shqiptarëve besojnë tek shkenca, mes 10 vendeve të fundit në botë

Vetëm 10.8% e shqiptarëve besojnë tek shkenca, mes 10 vendeve të fundit në botë

November 10, 2026
Ushqimet dhe nafta shtrenjtojnë jetesën! Inflacioni kërcen në 3.4% në muajin tetor

Ushqimet dhe nafta shtrenjtojnë jetesën! Inflacioni kërcen në 3.4% në muajin tetor

November 10, 2026
FBI po heton çështjen e shefit të Nvidia-s, Trump zbulon telefonatën me gjigandin e mikroçipave

FBI po heton çështjen e shefit të Nvidia-s, Trump zbulon telefonatën me gjigandin e mikroçipave

November 10, 2026
Më pak leje ndërtimi, por shtohen kullat! Në 2024 u miratuan projekte me vlerë 1 miliard euro

Shqipëria e para në tregun e BE sa i përket çmimit të shtrenjtë të blerjes së shtëpive

November 10, 2026
SHBA harton planin për të izoluar Iranin. Çfarë fshihet pas operacionit “Iron Gate”?

SHBA harton planin për të izoluar Iranin. Çfarë fshihet pas operacionit “Iron Gate”?

November 10, 2026
Mes Diellës dhe Skënderbeut: politika virtuale dhe Shqipëria reale

Reforma Territoriale nisi nga fundi

November 10, 2026
Duka kandidat për kryeministër? Kreu i PAA: Ja emrat që shikoj si alternativë qeverisëse

Agron Duka: Jam kundër primareve, opozita të bashkohet për një kandidat në Durrës

November 10, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e martë 10 nëntor 2026, dashuria, puna dhe fati për të gjitha shenjat

November 10, 2026
A janë larguar fotografia e Rugovës dhe Deklarata e Pavarësisë nga zyra? Flet Presidenca

A janë larguar fotografia e Rugovës dhe Deklarata e Pavarësisë nga zyra? Flet Presidenca

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In