• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Koalicioni bie në Dibër

by Sokol Balla
16/05/2016 09:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Sokol Balla

Nuk është hera e parë që e majta testohet në Dibër. Zgjedhjet e qershorit 2009 u ndanë në Dibër. Rezultati katër me dy në favor të PD, përcaktoi shifrat 70 me 66 në favor të demokratëve në rang kombëtar, çka më pas i hapi rrugën negociatave me LSI dhe katër mandateve të saj, pasi matematikisht u bë e pamundur një negociatë me PS. Shtatë vjet më vonë, pas shkarkimit të kryebashkiakut Xhelili, është përsëri Dibra që do të testojë koalicionin e majtë. Gara e parakohshme elektorale për qytetin, është tashmë një dënim i parashkruar për të majtët, të cilët ose duhet ta rifitojnë qytetin, ose duhet të përgatiten të futen sërish të ndarë në zgjedhjet e përgjithshme të 2017.

Rasti Xhelili është veçse i fundit në përplasjet e brendshme PS LSI. thashethemnajat se videoskandali i kryetarit të bashkisë është përgatitur apo përdorur politkisht nga partia e Metës, mund të jenë pjesërisht të vërteta tek pjesa e fundit: Shukri Xhelili nuk ishte personi më i dashur për LSI. Ose më saktë ai simbolizonte përplasjen mes dy partive të koalicionit. Ai fitoi në sekondë të fundit në Lokalet e 2015, pasi PD vetë u përça në katër copa dhe katër kandidatë. Dhe sepse LSI ka qejf të mendojë se në këtë situatë optimale votat e saj i dhanë atij një mandat kryebashkiaku që as mund të mendohej më parë. Por nuk e mendonin kështu deputetët socialistë të qarkut, të cilët, sipas ankesave që vijnë nga deputetët e LSI, i mbyllën dyert e bashkisë më të madhe të qarkut për mbështetësit e Metës. Konspiracioni shkoi kaq larg, saqë dy tre muaj më parë, kur u duk se për kryetarin e qarkut PS po mbyllte pazarin me PDIU, LSI bashkoi forcat dhe votat me PD dhe zgjodhi në krye të këtij këshilli një demokrat. Deputeti i LSI i qarkut nuk ju fsheh kamerave atë ditë, duke dhënë idenë se nëse përplasja bëhej në Dibër, urdhërat tashmë, vinin nga Tirana.

Tirana duket se ka sot në dorë, fatet e Dibrës, por në fakt është e kundërta. Koalicioni i majtë, duket i drobitur sërish nga fërkimet e brendshme. “Balili dhe Xhelili” kanë rindezur alarmin e kuq, se edhe nën ndikimin e një fushate të paprecedentë bombarduese dhe agresive të polit Berisha dhe kryeqytetarëve të tij dixhitalë, po çojnë sërish drejt përplasjes Ramën dhe Metën. Kjo ka bërë që takimi i tyre i kësaj jave të mërkurën të jetë thuajse po aq i rëndësishëm, sa darka e tyre tek Shtëpia e Koços në mars 2013, kur ata çimentuan rilidhjen e tyre dhe Rilindjen e së majtës. Në një tjetër ogur jo aq të mirë, Koço sot nuk është më garant i akordit. I përjashtuar nga Kuvendi dhe i tradhëtuar nga të gjithë, ai nuk kurseu të premten as ish mikun e tij Ilir Meta, kur erdhi puna tek anatemimi që iu bë nga PD, si sponsor politik i Klemend Balilit.

Të mërkurën Meta dhe Rama duhet të ndajnë se çfarë do të bëjnë me Dibrën. Gara lokale për kryebashkiak atje do të jetë një mision i vështirë, jo thjesht për shkak të videoskandalit, sesa faktit se Shukri Xhelili edhe pa të, simbolizonte përçarjen mes të majtëve dhe një fitore aksidentale për shkak të çarjes lokale të vetë PD. Kjo çarje meqë ra fjala, ekziston akoma dhe e provoi vetë Edi Paloka kur ishte atje të shtunën. Por tashmë edhe kjo çarje nuk është më argument për një fitore të së majtës.

Deputetët e majtë lokalë dhe dy krerët e tyre në Tiranë tani duhet të ndajnë mendjen: ose të punojnë të fitojnë Dibrën me një kandidaturë të mirë dhe të ndershme, ose pas humbjes së saj, të ulen dhe të bëjnë një divorc të qetë për 2017. Në rast se e majta nuk nxjerr rezultat pozitiv në zgjedhjet e parakohshme lokale për kryetar bashkie, është e kotë të fshihen pas brekëve të Shukriut. Së paku në këtë rast, nuk do ishte faji i tij.

Por i brekëve të rëna të koalicionit në Tiranë.

Posaçërisht për Javanews

Next Post

Nga Lezha në Dallas, 'Kaubojsi' pozon me makinën e Keneddy-t (Foto)

Comments 1

  1. Petrit says:
    10 years ago

    Po pse nuk e quan krim kubernerik sukur e quajte videon tende kur dole me palle ne dore o Sokol Palla

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ju tregoj synimin e molotovëve të Berishës”, Balla mbledh Asamblenë e PS të Kavajës për zgjedhjet e ardhshme lokale

“Ju tregoj synimin e molotovëve të Berishës”, Balla mbledh Asamblenë e PS të Kavajës për zgjedhjet e ardhshme lokale

March 23, 2026
Pse “sovranisti” Berisha, i ndërron flamujt e huaj nga fryn era?

Pse “sovranisti” Berisha, i ndërron flamujt e huaj nga fryn era?

March 23, 2026
BE ndan fonde për Ballkanin: 171 milionë euro për Tiranën, Shkupin, Beogradin dhe Podgoricën

“Shtetet anëtare të nisin menjëherë mbushjen e depozitave të gazit”, BE paralajmëron krizën e energjisë

March 23, 2026
Situata me karburantet në Kosovë, Kusari-Lila: Nuk e lirojmë tvsh-në dhe nuk e heqim akcizën

Situata me karburantet në Kosovë, Kusari-Lila: Nuk e lirojmë tvsh-në dhe nuk e heqim akcizën

March 23, 2026
Kombëtarja nis stërvitjen me tre mungesa, njëra për një arsye shumë të veçantë

Kombëtarja nis stërvitjen me tre mungesa, njëra për një arsye shumë të veçantë

March 23, 2026
“Të kthehet prostitucioni, zhigolo edhe për gratë”, ish-deputetja e PD hap debat me propozimin e bërë së fundmi

“Të kthehet prostitucioni, zhigolo edhe për gratë”, ish-deputetja e PD hap debat me propozimin e bërë së fundmi

March 23, 2026
Berisha: Siç përmbysëm komunizmin, do hedhim poshtë diktaturën e krimit, drogës dhe vjedhjes së shqiptarëve!

Berisha: Siç përmbysëm komunizmin, do hedhim poshtë diktaturën e krimit, drogës dhe vjedhjes së shqiptarëve!

March 23, 2026
Mediat izraelite zbulojnë datën, ja kur synon SHBA t’i japë fund luftës me Iranin

Mediat izraelite zbulojnë datën, ja kur synon SHBA t’i japë fund luftës me Iranin

March 23, 2026
Shqipëria me ministre robot/ Italia, vendi i parë në BE që miraton ligjin për kufizimin e inteligjencës artificiale

Referendumi në Itali/ Qytetarët i thonë “JO” ndryshimeve në drejtësi, Meloni: Respektojmë vendimin e popullit

March 23, 2026
“Qëllimi i Berishës është baltosja e Shqipërisë”, Beqiri ‘shpërthen’ ndaj protestës së PD-së: Kryengritje kriminale e një njeriu të dëshpëruar

“Qëllimi i Berishës është baltosja e Shqipërisë”, Beqiri ‘shpërthen’ ndaj protestës së PD-së: Kryengritje kriminale e një njeriu të dëshpëruar

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In