Gazetari Sokol Balla i është përgjigjur kreut të grupit parlamentar demokrat, Edmond Spaho, i cili i tha Ballës se duhet që të bëhej pjesë e Rilindjes.
Në një status në Twitter Balla thotë se pas një shkrimi të tij kritik për Qeverinë, më i mërzituri i rezultoi kreu parlamentar i PD, Edmond Spaho, të cilin e quan mik.
Duke iu drejtuar Spahos me ironi, Balla i kërkon ndjesë duke i thënë kritikova “qeverinë tënde, atë që të paguan rrogën, dietat, udhëtimet jashtë shtetit”.
“Pas nje shkrimi tim kritik per Qeverine, ku shprehja mendimin per ndryshime ne kabinet, me i merzituri prej tij, me rezultoi kreu parlamentar i PD, miku Mond Spaho.
Ndjese miku im qe te kritikova Qeverine tende.
Ate qe te paguan rrogen, dietat, udhetimet jashte shtetit” – shkruan Sokol Balla.
/a.rada










