• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, May 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

SOKOL BALLA/ Ikja e Plakut Gërnjar

by
19/08/2015 10:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në këtë botë, shumica vijnë e ikin pa lënë ndonjë gjurmë. Ka edhe nga ata që gjurmë lënë, vetëm se i rrinë afër të mëdhenjve. Ky është rasti i kastës modeste të aktorëve tanë të skenës dhe ekranit, të cilët po ngelin cdo muaj e më vetëm, për shkak se brezi i vjetër i aktorëve shqiptarë, po shuhen për shkak të një arsyeje të thjeshtë: moshës.

 

Gjithsesi nuk është ky rregulli që u aplikua mbi Albert Vërrinë. Mosha për të si personazh, mbeti një faktor relativ. ‎Ai iku relativisht herët megjithëse në moshë të tretë, 79 vjec. Por Albert Vërria e ka pasur gjithnjë këtë problem: është dukur gjithnjë më i madh se c’është në moshë. Ai mbante titullin Artist i Popullit që prej vitit 1979 (rastësi e cuditshme me moshën 79 kur ai na la, pas një sëmundjeje të rëndë), të marrë fiks një vit, pas rolit të tij madhor dhe ndoshta krijimit të personazhit më popullor kinematografik në filmin ndoshta më të bukur, më të ndjekur shqiptar të të gjitha kohërave, Kapedani, me regji të Fejzos dhe Hoshafit, gati 40 vjet më parë.

 

Pakkush e di, se kur luajti rolin e plakut gërnjar tek ai film, Vërria ishte vetëm 38 vjec, moshë sot, kur meshkujt nisin palestrën për të ulur barqet e shëmtuara rrumbullake, zënë dashnore adoleshente dhe blerë pastaj makina Smart dhe kur gratë pastaj gjoja për hakmarrje, bëjnë cica të reja, tërbohen pas cunave të rinj dhe u blenë atyre ora të shtrenjta Panerai. Por Albert Vërria, që i përkiste një brezi dhe një epoke tjetër, në këtë moshë, krijoi personazhin kryesor të një galerie të madhe të kinematografisë shqiptare, që nga Tana e Tuc Maku e deri tek ‎cifti shqiptar Romeo e Zhuljeta,  Eva dhe Ndricim, nga Kapedani e caporal Pellegrini, e deri tek “modernizmat” naive të garave me motora të Mirush Kabashit tek “Dora e Ngrohtë”. Ose filmi i fundit për të cilin njerëzit “vriteshin” në radhë për bileta në fund të viteve 80.

Sot, kur gjigandët e kinemasë po shuhen qetë dhe në heshtje për shkak të moshës, sot kur mediat shqiptare ende nuk e dinë mirë nëse Demir Hyskja është apo jo gjallë, (dyshoj se kujtojnë qoftë edhe një rol të tij), sot kur shoku im Gaz Paja është më i njohur sesa aktori gjigand që është babai i tij, sot në kohën e Portokallisë dhe mediave online, që kanë shpërthyer pa fund dhe rrisin temperaturat artificialisht, fiks si pucrrat e rubeolës, e kemi shumë të lehtë të kuptojmë se cfarë trashëgimie na lënë gjigandët e artit skenik, duke ikur.

Thjesht të mendosh filmin Kapedani, i vetmi film që Partia nuk e futi dot në arkiv, megjithëse do donte shumë, për shkak se në të, luante edhe një tjetër portret gjenial i komedisë shqiptare, Nikolin Xhoja. Të cilin e dënoi me internim dhe mosinterpretim, por me një përjashtim: Kur shfaqej me Kapedanin.‎ Ai film nuk mund të censurohej, nuk mund të rimontohej, nuk mund të rixhirohej. Ishte thjesht një kryevepër përballë të cilës, dorëzohej Drejtoria e Censurës dhe vetë Byroja Politike.

 

Sot kur sheh varfërinë e personazheve të krijuara në kinemanë shqiptare pas viteve 90 (mua më kujtohet vetëm Timo Flloko dhe një kalë i bardhë, edhe ai, i Petrit Dumes), kur aktorët e brezit të ri shqiptar ose bëhen të njohur kur bëjnë reklama sallamesh, ose kur flirtojnë me ambasadorë të huaj, sot kur drejtori i teatrit nacional quan përparim, që atij nuk i ka rënë asnjë telefonatë politike (???) por i duhet njëkohësisht të mbrojë dhe të lavdërojë dramën e vëllait të Ministres së Kulturës si më e mira e vitit, atëherë ti e kupton, se cfarë boshllëku na la dje Plaku Gërnjar, Kapedan Vërria, kur vendosi në qetësi të na bëjë dalje dhe të vazhdojë rrugëtimin në Botën Tjetër.

 

Unë sot nuk qaj Albert Vërrinë. Të gjithë vijmë, të gjithë do të ikim një ditë prej Këtej. Bile Berti, ndryshe nga shumica anonime, iku duke lënë statujën e tij në piedestal. Iku, por na la përjetesisht Kapedanin. Po të duam, edhe Caporal Pellegrinin. Ndaj unë sot buzëqesh kur kujtoj Albert Vërrinë. Por unë qaj “me llahinga” trashëgiminë kulturore të këtij vendi, që‎ sa vjen e bëhet më anonim, më bosh ndërsa i drejtohet garës kulturore me kombet e qytetëruara, sy mbyllur dhe i papërgatitur.

 

Një boshllëk që nuk e mbushin dot as reklamat e sallamit dhe as shalët e Olta Gixharit.

 

Next Post

Pas Cozman, Tuna i “hipën” edhe Olta Gixharit (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mali i Zi drejt fundit të procesit të anëtarësimit europian, Marta Kos: Një hap i madh, vendi juaj brenda BE-së po formësohet

Kos: Shqipëria, basti im! Integrimi i saj, brenda mandatit tim

May 13, 2026
“Lufta nuk ka mbaruar kurrë” Pse Izraeli godet me intensitet palestinezët?

“Lufta nuk ka mbaruar kurrë” Pse Izraeli godet me intensitet palestinezët?

May 13, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 14 Maj 2026

May 13, 2026
60-vjetori i Universitetit të Arteve, Zaho Rama merr Certifikatën e Mirënjohjes për gjyshin e tij

60-vjetori i Universitetit të Arteve, Zaho Rama merr Certifikatën e Mirënjohjes për gjyshin e tij

May 13, 2026
Surroi: Kosova dhe Serbia rrezikojnë të sjellin luftën e re të ftohtë në kufinjtë mes tyre

Pse nuk u pavarësua Serbia

May 13, 2026
“Integrimi nuk ka ngecur”, Kuko: Disa shtete janë skeptike, në Europë janë rritur forcat e ekstremit të djathtë

“Integrimi nuk ka ngecur”, Kuko: Disa shtete janë skeptike, në Europë janë rritur forcat e ekstremit të djathtë

May 13, 2026
As 50 mijë euro garanci pasurore nuk bëjnë punë, Apeli i GJKKO-së lë në burg Metën

“Më duhen 200 mijë”, Meta sqaron mesazhin me Ismailajn: Imagjinatë e prokurorëve dhe…

May 13, 2026
Sot në 12:00 skadon afati për kandidaturat, Berisha ‘garon me veten’ për kreun e PD-së

Zgjedhjet në PD, kriza vazhdon

May 13, 2026
Bordi i Transparencës rrit sërish çmimet! Nafta shkon 201 lekë/litri, benzina 187 lekë

Bordi i Transparencës rrit sërish çmimet! Nafta shkon 201 lekë/litri, benzina 187 lekë

May 13, 2026
Starmer përballë sfidës më të madhe, fjalimi i Mbretit zbehet nga përplasjet politike

Starmer përballë sfidës më të madhe, fjalimi i Mbretit zbehet nga përplasjet politike

May 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In