• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

SOKOL BALLA/ Fallet e një vere të gjatë

by
03/09/2015 23:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shpeshherë ne gazetarët akuzohemi se shtijmë fall. Domethënë si ato gratë që hapin letrat dhe bëjnë sikur të parashikojnë fatin në të ardhmen. Ose së paku ta parathonë atë. Bile ndonjë gazetareje shumë politikanë i kanë vënë prej kohësh nofkën e Fallxhores. Ndaj dhe deri diku ata që na akuzojnë kanë të drejtë, pasi ngjashmëritë ekzistojnë. Mes gazetarëve ka edhe Fallxhore apo fallxhorë, ashtu siç edhe mes politikanëve ka ndonjëherë edhe ndonjë çun të mirë. Puna është se ajo që ndan një gazetar nga një fallxhor, nuk është ku i pret letrat që hap, sesa tek hapja e letrave të duhura.

 

Këtë verë ne shkruam për shembull për klimën jo të mirë mes Metës dhe Ramës pas zgjedhjeve lokale, një klimë që paradoksalisht u acarua nga ajo që duhet ta zbuste: fitorja e dytë plebishitare në zgjedhjet lokale, të së majtës unike. “Ja. Duan t’i hedhin benzinë zjarrit. Ja. Duan të ngrohen në sherre inekzistente”.  Filluan pastaj dhe lehjet e turmave online që kur u ngacmohet lideri, acarohen më shumë sesa kur ngelen pa bukë.

 

Sigurisht që para se t’i hapim, i konfirmojmë ato që fshehin letrat. “Falli” ynë lidhet me detyrën që kemi: t’i bëjmë publikut të njohur, atë që për të mbahet e fshehtë. Analiza e klimës mes dy liderëve nisej nga mënyra sesi reaguan ndaj disa shifrave në zgjedhjet lokale, e deri tek fakti se këtë verë për shembull Edi Rama, është takuar më shumë me Aleksandër Vuçiç sesa me Ilir Metën. “Jemi larë në të njëjtin det këtë verë”, thoshte Meta. Duke provuar pikërisht krahasimin e mësipërm. “Takim me Ilir Metën? Patjetër, ja sa të fillojë parlamenti”, përgjigjej Edi Rama. A thua se Ilir Metën duhet ta vizitonte në takim me Prindër, kur të duhet të shkosh, megjithëse nuk ke dëshirë.

 

Pastaj folëm dhe shtimë “fall” këtë verë, se reforma në drejtësi jo vetëm do të provojë balancën Brenda të majtës, por do ta testojë fort atë sidomos tek ndryshimi i pritshëm i mënyrës sesi do votohet. Që nga presidenti i republikës, e deri tek ndryshimi i sistemit me prim. “Broçkulla”, lehte njëri në facebook. “Kol Balla s’di ça thotë. Lideri ynë “maximo” nuk merret me këto punë”. Por pastaj doli Rama te Met Veliu dhe tha: “Votimi me prim? Eshtë thjesht një çështje teknike”. Pra jo vetëm e pranoi se do tentohet ky ndryshim, por tentoi ta quajë një çështje teknike, pikën delikate që mund të kthehet në varrin elektoral të forcave të treta, qenësisht të LSI.

 

Pastaj “93 votat i kemi për reformën”, tha Rama. Duke lënë të kuptohet, sipas ne “fallxhorëve”, se reforma në drejtësi do të votohet edhe nga PD. Një reformë për drejtësi, për të cilën ministri i Drejtësisë (nga LSI), ka dijeni më pak sesa djali im dhjetëvjeçar dhe që mesa duket do jetë pjesë edhe e një marrëveshjeje PD PS. Ne e thamë, por në fakt e konfirmoi pak ditë më parë edhe Lulzim Basha në një intervistë, siç e përsërit nëpër kafe edhe sekretari i përgjithshëm i partisë së tij. LSI po anashkalohet kështu nga PS dhe kryeministri? Po. Deri në pikën që edhe kalimi i një klinike në varësi të një institucioni tjetër, në LSI merret vesh nga lajmet e televizioneve. Nëse nuk më besoni mua, besojini fytyrës së mërzitur të Petrit Vasilit dje në deklaratën për shtyp. Dhe ai nuk është dosido. Eshtë kreu i grupit parlamentar të LSI, nënkryetar i parë i Partisë dhe altoparlanti medial i Ilir Metës.

Ja pra që “krisma pati”. Kush deshi t’i dëgjojë, i dëgjoi. Kush nuk deshi, vazhdon të ngrohet në gjirin e Lalzit. Si ai ushtari japonez që e mori vesh se lufta mbaroi dy dekada më vonë. Fallet ndonjëherë dalin. Sidomos kur të thonë të vërteta që i di dhe Nard Ndoka: se vera mbaroi.

 

Dhe në vjeshtë fillon shiu.

Next Post

Më mirë sirian apo europian?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Për të gjithë ata që mendojnë se po “vetëposhtërohemi” në Izrael

January 27, 2026
Kryeministri i futet komedisë, Starmer përqesh Macron dhe del në skenë me syze

Kryeministri i futet komedisë, Starmer përqesh Macron dhe del në skenë me syze

January 27, 2026
“Drejt meje hodhën gurë e plumba, nuk pranova të largohesha nga zyra”, Berisha për 21 Janarin: Rama përgjegjësi kryesor…

Berisha ankohet për censurë, monitorimi i AMA-s: PD mori 80% të kohës televizive gjatë dhjetorit! Kryedemokrati më shumë se Rama në TV

January 27, 2026
Rritet bilanci i viktimave nga i ftohti në SHBA, shkon në 34 numri i të vdekurve…

Rritet bilanci i viktimave nga i ftohti në SHBA, shkon në 34 numri i të vdekurve…

January 27, 2026
Arrestimi i Erion Veliajt, e çara që rrezikon Ramën (dhe politizimi i SPAK)

Pse nuk eci dhe do ngecin protestat!

January 27, 2026
Ekskluzive nga CNN, CIA punon në fshehtësi për të vendosur Amerikën në Venezuelë

Ekskluzive nga CNN, CIA punon në fshehtësi për të vendosur Amerikën në Venezuelë

January 27, 2026
“Teza historike e Berishës bazohet te ndasia veri-jug”, Meçe: Aksioni në Theth kundër paligjshmërisë, nuk lidhet me…

“Republika e Prokurorëve të tërhiqet, SPAK po shihet si i orientuar politikisht”, Meçe: Partitë e vogla, pa funksion dhe imazh!

January 27, 2026
Incident gjatë ceremonisë së pritjes në Ankara, presidenti humbet ekuilibrin dhe rrëzohet! “E mbajnë nga krahët”(VIDEO)

Incident gjatë ceremonisë së pritjes në Ankara, presidenti humbet ekuilibrin dhe rrëzohet! “E mbajnë nga krahët”(VIDEO)

January 27, 2026
“Babua një ditë më quajti “aset pozitiv””, Gjekmarkaj i përgjigjet me satirë Ramës: Punë e madhe, fillova festën e ahengun..

“Babua një ditë më quajti “aset pozitiv””, Gjekmarkaj i përgjigjet me satirë Ramës: Punë e madhe, fillova festën e ahengun..

January 27, 2026
Hapja e Qeverisë amerikane, reagon Ambasada e SHBA në Tiranë: I rikthehemi bashkëpunimit normalisht

Ambasada e SHBA-ve përkujton viktimat e Holokaustit: Shqipëria ndër vendet e pakta ku hebrenjtë gjetën strehim!

January 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In