• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Më mirë sirian apo europian?

by
03/09/2015 23:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Enkel Demi/

Nganjëherë duhet një foto që ndërgjegjet e dixhitalizuara të qytetërimit të tronditen, e realiteti të shihet më me vëmendje se shfletimi i lajmeve në një aparat celular.

Një pjesë e shqiptarëve e njohin bukurinë e bregdetit të Bodrumit falë paketave turistike, ndaj kufoma e fëmijës kishte madhështinë e ngjarjes në harmoni të plotë me bukurinë natyrore, vlerën e pamohueshme të shkundjes ekzistenciale. Megjithatë, skena e Bodrumit nuk erdhi nga qilarët e një bote e cila për ne është e pazbuluar. Lufta civile në Siri ka pesë vite që shkakton tragjedi njerëzore të papërshkruara, por Ajlani dhe vëllai i tij, Galipi, janë therës sepse janë si gjithë fëmijët e Europës. Janë të veshur njësoj, janë me të njëjtën bardhësi të cipës, janë rritur me të njëjtat ledhe, me të njëjtët arinj pellushi, janë njësoj si Gencë, Davidë, Marko, Filipë, Hansë, Mihalë e Xhorxhë të kontinentit. Ata dy fëmijë nuk kanë asgjë të ndryshme për fat të keq, as në pamjen e jashtme. Ndaj, kur u përcollën ato pamje, ne, sa i pamë, të parën gjë që bëmë, mblodhëm fëmijët tanë si klloçkat.

Kjo është tragjedia siriane! Eshtë sikur të na ndodhë t’u qenë mirë e bukur në shtëpi tënde. Nuk do shumë fantazi ta kuptosh nga intervistat që japin refugjatët. Me një anglishte të mirë, ata shpjegojnë se janë inxhinierë, mësues, mjekë, punëtorë, studentë, që lënë një vend në luftë. Kishin krijuar jetët e tyre, zakonet e tyre, banalitetet e bjerrjes së ditës, të cilat i kemi të gjithë, dhe në çast dikush i detyron të shkojnë nga sytë këmbët. Përse nuk erdhën më parë në Europë, pasi kishin krijuar mikrobotët e tyre në qytetet e katundet e Sirisë? Erdhën tani, pasi kanë kaq vjet që mbijetojnë me Asadin, që tregojnë mizoritë që shkaktonte opozita ndaj Asadit dhe prej shumë kohësh llahtarët e ISIS-it, që fillimisht mori financime perëndimore për të përmbysur diktatorin. E njëjta skemë si me talebanët. U financuan për të larguar rusët, më zi e bënë kur erdhën vetë. Tek Rambo 2, talebanët janë shokët më të ngushtë të heroit të Stalones.

Sot sirianët po ikin, pasi nuk kanë ku të rrinë më. Perëndimi shekullarist i pret buzë detit, sepse, për fat, gjysmat mbyten si Ajlani e Galipi. Më pas i lë në mëshirë të fatit, duke e ndjekur si reality show atë rrugëtim eksodik nëpër Ballkan, Hungari, Gjermani. Tek dëgjon politikanët magjarë që ankohen, apo sheh lodhjen e Bashkimit Europian, kupton se jetojmë në një kontinent që i ka humbur të gjitha vlerat morale dhe të besimit mbi të cilat u hodhën themelet e Unionit. Të gjithë po tentojnë t’ia lënë shoqi-shoqit kopilin në derë, dhe janë duke dhënë një shfaqje bjerrëse, e cila i nxjerr udhëheqësit e faktorët politikë europianë do njerëz të vegjël, të pashpirtë, kopracë, legenë, të paditur.

Të majtët kanë humbur parimin e famshëm të solidaritetit, konservatorët besimin e vullnetit të epërm, i cili të çon tek mëshira, bamirësia. Janë të njëjtët udhëheqës që ngrenë zërin për racizmin, homofobinë, të drejtën e bashkëjetesës, pakicave etnike e kulturore, shpenzojnë para, frymë, për këto qëllime, dhe shënojnë refugjatët me numra në krah, si në kohën e nazizmit.

Europa e sotme po rrëfen se nuk ka vullnet të përballojë një krizë humanitare; ngjan me një shushkë që nuk i jep dum punës. Pamjet e ndalesave të trenit në Shkup, Budapest e Çeki bëjnë me turp pikërisht këtë dorë udhëheqësish, të cilët kanë humbur në lapsin e llogarive.

Nuk duan refugjatë, por nuk duan as të ndërhyjnë ushtarakisht, aty ku vetë e çelën konfliktin. Nuk duan të shpenzojnë asnjë pare për mirëpritje, por duan të përfitojnë nga nafta e luftës, shitblerja e armëve, paqja e minuar. Nuk e duan këtë bezdi në derë, por nuk duan të mbajnë as peshën e mëkatit, ndaj mallkojnë Papën apo këdo që u kthen kokën tek themelet e moralit, besimit.

Shqiptarët nuk janë të izoluar nga këto ngjarje, dhe, sipas mendimit tim, kjo nuk ka të bëjë me ngjashmëritë e krizave të tyre të refugjatëve të viteve ’90, apo të luftës së Kosovës. Shqiptarët janë pjesë e pandashme e këtij kontinenti, dhe kanë shpëtuar nga dyndja e refugjatëve, ngaqë i përdorën shinat e trenit për skrap, por krimi shqiptar po luan pjesën që i takon në trafikun njerëzor. Politikanët tanë nuk kanë krijuar kurrfarë plani solidariteti, mikpritjeje, kurse gëzohen që e kanë larg vetes këtë hall. Merre me mend, autoritetet e Shqipërisë po marrin masa për të shtrënguar kufirin! Ndoshta ka ardhur dita që shqiptarët të thonë me zë të lartë se në cilën Europë po kërkojmë të shkojmë, tek cilat vlera? Në Europën e ateistëve dhe të ndërgjegjeve të dixhitalizuara? Përse duhet të besojmë që neve të Shqipërisë, Kosovës, Ballkanit, do na qasin më me dashuri se dy motakët që i mori deti? /tesheshi.com/

Next Post

Veliaj: PS nuk është trampolina ime, s'mendoj si pasardhës i Ramës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Administronin 6 pika këmbimi valutor pa licenca, 4 të arrestuar dhe  7 në ‘detyrim paraqitje’ në Berat! Ja çfarë u sekuestrua

Administronin 6 pika këmbimi valutor pa licenca, 4 të arrestuar dhe 7 në ‘detyrim paraqitje’ në Berat! Ja çfarë u sekuestrua

July 9, 2026
Në Shqipëri nuk je ai që je, por ai që deklarohesh!

Rreziku i kulteve dhe miteve të reja

July 9, 2026
Një pistoletë e personalizuar, Von der Leyen zbulon si do të veprojë me dhuratën e Erdogan

Një pistoletë e personalizuar, Von der Leyen zbulon si do të veprojë me dhuratën e Erdogan

July 9, 2026
Kërkesa e Veliajt për ndryshimin e masës së sigurisë/ Hidhet shorti në GjL, caktohet gjyqtari i çështjes

Kërkesa e Veliajt për ndryshimin e masës së sigurisë/ Hidhet shorti në GjL, caktohet gjyqtari i çështjes

July 9, 2026
Koncerti i Kanye West/ Policia e Tiranës harton plan masash, rrugët që do bllokohen

Koncerti i Kanye West/ Policia e Tiranës harton plan masash, rrugët që do bllokohen

July 9, 2026
Tekste shkollore falas për diasporën/ Qeveria financon librat shqip, nis shpërndarja në 15 vende

Tekste shkollore falas për diasporën/ Qeveria financon librat shqip, nis shpërndarja në 15 vende

July 9, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Urrejtësit kanë emra

July 9, 2026
Konferenca Botërore të Inteligjencës Artificiale 2026 (WAIC), një mundësi për të nxitur zhvillimin gjithëpërfshirës dhe të dobishëm të AI

Konferenca Botërore të Inteligjencës Artificiale 2026 (WAIC), një mundësi për të nxitur zhvillimin gjithëpërfshirës dhe të dobishëm të AI

July 9, 2026
Sherr mes punonjësve të një lokali në Tiranë, plagoset me thikë një prej tyre

Një i ri plagoset me thikë në Shëngjin, transportohet me urgjencë në spitalin e Lezhës

July 9, 2026
“Do ta vrasim Trumpin”/ Banderolat kërcënuese në ceremoninë mortore të Khameneit, reagon presidenti amerikan

“Do ta vrasim Trumpin”/ Banderolat kërcënuese në ceremoninë mortore të Khameneit, reagon presidenti amerikan

July 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In