• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Edmond Dantes është shqiptar

by Sokol Balla
17/06/2016 00:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Sokol Balla

Imagjinoni Kombëtaren tonë në finale të Europianit. Imagjinoni sikur përballë të kemi Francën. Imagjinoni sikur Memushaj shënon dhe jo i bie shtyllës, sikur Sadiku godet në shenjë dhe jo jashtë. Imagjinoni… Por vend për imagjinatë nuk ka. Mendoj se nuk ka as për shpresë. Tashmë jemi zyrtarisht ende në garë për një vend të tretë dhe formalisht ende në lojë për të qenë një nga katër të tretat më të mira që do kualifikohen. A ka ende shpresë? Kështu më pyesin gjatë një lidhjeje live me TV5 Monde në 11 të mëngjesit nga Velodrome i Marseille. Por unë që dje kam të njëjtën përgjigje për të gjithë:

Ne pardje luajtëm finalen tonë…

Nuk kemi pse të kemi asnjë pishman. Nuk mund të presësh më shumë nga kjo kombëtare. Me zemer po, por sërish shifrat janë kokë forte. 22 gjuajtje në portë ata, 8 Shqipëria. 59 perqind mbajtje topi ata, 41 përqind Shqipëria. Diego Simeone do të thoshte se kjo nuk ka shumë rëndësi. Dakort, por Simeone ka në skuadër një Griezmann, macen e zezë të kombëtares sonë, kurse ne kemi Sadikun, që luan me Vaduz. Borxh është edhe aty. Vaduz është kryeqyteti i Principatës së Lihtenshtejnit. Afër Bazel dhe ngjitur me kufirin austriak. Eshtë një parajsë fiskale dhe zyrtarisht regjimi klasifikohet si diktatorial. Me makinë në rrugën kryesore, kalohet nga fillimi në fund, dicka 20 sekonda më shumë sesa Vora. Qesharake apo jo?

Marseja të enjten fliste sërish shqip. Në portin e vjetër, ashtu si marinarët para nisjes, shqiptarët bëjnë xhirot dhe fotot e fundit. Për t’u nisur pastaj në destinacionet e tyre. Por jo pa vizituar të gjithë Chateau D’If. Kështjella që shkrimtari i famshëm Aleksandër Dyma’, e bleu me fitimet e tij të mëdha që nxorri nga shitja, vecanërisht e “Kontit të Monte Kristos”. Kështjella, ish burg për të dënuarit politikë “pa të drejtë kthimi”, u bë teatri ku ai vendosi heroin e tij Edmond Dantes, kontin që u la në harresë nga armiqtë, derisa ai ftohtë përgatit hakmarrjen e tij.

Kështu në ishullin e Edmond Dantes të enjten u fol shqip. Tre djem që kishin ardhur me makinë nga Shqipëria, dy të tjerë nga Nju Xhersi, dy cifte nga Anglia dhe dy shokë nga Prishtina. Të gjithë të dëshpëruar. Mendojnë për fatin e keq që i ka gjetur lojtarët që humbën sërish në minutë të fundit. Më pas në anije dy kosovarët futen në një debat paksa me delikat me tre tiranasit. Të cilët mbrojnë Lilën ndërsa prishtinalinjtë mbrojnë Kukelin. Ndërhyj sikur t’i kem në emision dhe u sugjeroj se lojtarët janë të gjithë njësoj kur veshin bluzën e kuqe. Se kur i lavdërojmë, i lavdërojmë njësoj, kur i kritikojmë, i kritikojmë njësoj. Se nuk duhet të kemi kompleksin të kritikojmë Berishën i cili këto ndeshje, nuk është Berisha që ne duam. Që Xhaka e meriton bluzen e Shqipërisë, këto dy ndeshje vetëm sepse ka inat shqiptari, që Lila ishte për të qarë hallin, në duelin e tij të humbur për 90 minuta me Evra, se Hansi Agolli dhe Elseid Hysaj, janë dy lojtarët që po mbajnë mbrojtjen dhe se Abrashi është i vetmi, (deri diku dhe Kukeli) që jep garanci kur e prek topin. Këtu debati nxehet sërish dhe bëhemi të gjithë De Biasë. “Bile De Biasi duhet të iki”, thotë një nga dy prishtinalinjtë. “Koha e tij ka mbaruar”.

Ndoshta e ka kuptuar këtë edhe vetë ai. Por a do të shkojë Gianni tek sheikët e Al Nasrit, apo do të vazhdojë aventurën kuqezi? Një gjë është e sigurt: të mërkurën në Velodrome në mungesë të Lorik Canës, emri i De Biasit brohoritet më shumë nga të gjithë. Brohoritet nga 13 mijë tifozët shqiptarë, ata që po kthehen në të preferuarit e Europianit, aq sa Uefa i bëri pyetjen nëse kishin një tjetër surprizë në Marsejë. Surpriza ishte sërish flamuri që pushtoi kësaj radhe Fan Zone në Plazhin Prado.

Pa folur për Riken nga Milano sigurisht.

Por ndërsa grupi miks i shqiptarëve shpërndahet, ndërsa zbret nga anija që i solli nga Kështjella e Edmond Dantes, më shkon mendja tek libri i Dyma. Edhe personazhi i tij vjen kështu me një anije dhe nis hakmarrjen e tij. Ashtu si shqiptarët, në fushën e Europianit apo në shkalllët e stadiumeve, përmbyllën “hakmarrjen” e tyre ndaj Europës që jo pak i përbuz akoma.

Janë ata shqiptarët, në fushën e Velodrome dhe në shkallët e saj që respektuan dhe duatrokitën viktimat e Orlandos. Shqiptarët, ata myslimanët e Ballkanit, që i tregojnë botës se Islami i tyre pranon jo vetëm fetë e tjera, por edhe lirinë seksuale dhe për më shumë, lirinë e jetës.

Dhe më kujtohet sërish Aleksandër Dyma, autori i Kontit të Montekristos, që pakkush e di që në fakt ishte me ngjyrë. Dhe kur një ditë një rus arrogant e pyeti nëse ishte zezak, ai i ktheu përgjigjen elokuente: “Eshtë e vërtetë. Babai im ishte mulat, gjyshi zezak, ndërsa stërgjyshi majmun. E shihni? Familja ime fillon, aty ku e juaja mbaron.”

Do doja që Dyma të ishte gjallë e të kishte mundësi të shkruante hakmarrjen e një kombi të cilësuar nga disa “me bisht”. Por në ndihmë më vjen Tuiter. Lajmërimi prej andej i BBC, se dy tifozë rusë ishin dënuar me dy vjet burg, për dhunën kafshërore në Marsejë. Aty ku të enjten shqiptarët festuan humbjen e skuadrës së tyre, duke kënduar së bashku me francezët.

Kohërat kanë ndryshuar, kështu edhe shqiptarët. Të enjten ndryshoi edhe prefiksi në moshën e De Biasit. Po 60 vjetori i tij u festua siç festojnë shqiptarët: me humbje.

Po ç’rëndësi ka? Hakmarrja filloi. Konti i Montekristos doli nga kështjella.

Gëzuar ditëlindjen Mister!

Posaçërisht për Javanews.al

Next Post

Britania pezullon fushatën për referendum pas vrasjes së deputetes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vendimi në GJK për ankimin e Qeverisë, Berisha: Rama donte të krijonte një mur nga gjykata

Berisha: Te Trauma asnjë polic i lënduar. Këlliçi po hante bukë gjatë protestës, policia e procedon

February 11, 2026
Edhe njëherë për Dumanët, Dadot, Gërgurët dhe idiotët e dobishëm të banaqeve

Kërkesa e Veliajt kundër Dados, Gjykata Administrative vendos datën e seancës përgatitore

February 11, 2026
Panairi në Madrid, Rama: Shqipëria në fokusin e tregjeve ndërkombëtare të turizmit

Rama, batuta me ambasadorin Gonzato: Unë jam lart, ti poshtë. Ka edhe më të rëndësishëm sesa ty

February 11, 2026
“Rama donte gjak”, Berisha: Kishte përgatitur vrasjen me snajper të protestuesve! Njërin e qëlluan në ballë…

“Rama donte gjak”, Berisha: Kishte përgatitur vrasjen me snajper të protestuesve! Njërin e qëlluan në ballë…

February 11, 2026
Shkak parakalimi i gabuar, 32-vjeçari shqiptar vdes në Itali pas përplasjes me kamionin

Shkak parakalimi i gabuar, 32-vjeçari shqiptar vdes në Itali pas përplasjes me kamionin

February 11, 2026
Kosovë, presidenti “pezull”/ Afati kushtetues drejt fundit, LVV ende pa hapa konkretë për zgjedhjen e kreut të shtetit

Shtyhet seanca konstitutive e Kuvendit të Kosovës, shkak gjyqi për ish-krerët e UÇK-së

February 11, 2026
Kandidon për deputet në Vlorë, Ardit Bido emëron zëvendësuesin e tij tek Drejtoria e Arkivave

“Azem ti je gjallë”, deputeti i PS për Berishën: Vjen një moshë që njeriu nuk mundet ta…

February 11, 2026
“Dumani kërkoi të vrasim biznesmenin për të gjetur të birin”, zbardhet dëshmia e të pandehurit Henrik Hoxha

Porosia 150 mijë euro, Hoxha: Do i vrisnim babain, që i biri të shfaqej në varrim

February 11, 2026
Deputetet e PD kërkesë Presidentit Begaj: Mos dekreto ligjin për barazinë gjinore

9 viktima dhe 25 të plagosur nga të shtënat në Kanada, Begaj: Dënojmë çdo akt dhune që merr jetë njerëzore

February 11, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 12 Shkurt 2026

February 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In