• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sokol Balla: Detaje të vogla të dy ditëve jo të zakonshme

by Java News
11/05/2016 16:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Javanews/ “Eshtë takim i pazakontë, por ju premtojmë se nuk do ta kalojmë vizën e kuqe”. Ambasadori amerikan Lu, bëri çmos që të dukej konstruktiv para se të hynte në mbledhjen e demokratëve, por kjo nuk e ndihmoi shumë. Pasi pak ditë më parë ai kishte shkuar shumë larg, kur në mbledhjen e Komisionit për Reformën e cilësoi PD si parti të vërbrish dhe kryetarin e saj si shurdh. Ai sot tentoi të rikthehej brenda vijës së kuqe që e kishte shkelur, por pa sukses.

Sot ai gjeti vëmendjen maksimale të demokratëve, të cilët ja kthyen atij reston sipas mundësive. Sali Berisha me mungesë me arsye, Genc Ruli me batuta dhe mungesë pa arsye, Genci tjetër me Regime konvencionale dhe Jozefina Topalli me ikje jo konvencionale.

I vetmi që u duk se tentoi t’i mbante anën ambasadorit Lu ishte kryetari Basha, i cili deklaroi gjëra më të buta sesa dy ditë rresht dhe nuk e përmendi më fjalën kusht, kur foli për reformën në drejtësi. Por duket se kjo nuk është mjaft për të mos arritur në përfundimin se demokratet janë në fakt, problemi i kësaj reforme.

Mjaft të kujtosh se një ditë më parë, mbledhja e grupit socialist, ishte thjesht një formalitet. Në të i vetmi lajm ishte se nuk mori pjesë Blushi që ashtu si Ruli e kishte quajtur turp një takim të tillë. Nuk e quante turp ndërkohë kur në shtator të 2009 takonte me Kaçin zëvendësndihmës sekretarin e Shtetit te Sofra e Ariut, kur i duhej suporti për t’i dalë Ramës kundër pas humbjes së zgjedhjeve. Por së paku i qëndroi asaj që tha dhe nuk ishte të martën në takimin e “turpshëm” me Lu. Ruli që tha të njëjtën gjë, zgjodhi sharmin e Shalsit dhe të komisionit të veprimtarive prodhuese para sharmit të Romana Vlahutin dhe rëndësisë së fjalëve të Lu. Por edhe të deklaronte ama si sovraneist se ky takim ishte një butafori dhe se reformën duhet ta bëjnë shqiptarët.

Berisha zgjodhi të mos vinte dhe të krijonte një distancë që ende nuk është e qartë, nëse është me ndërkombëtarët apo me vetë PD, por sidoqoftë JozefinaTopalli nxitoi ta theksonte dyshimin se diferenca është në fakt as me njërin e as me tjetrin por me vetë Reformën.

Në një tjetër detaj të rëndësishëm krahasues, mbledhja me socialistët zgjati as një orë. Foli për qokë Gramozi dhe për kortezi, Rama. Mbledhja me demokratët shkoi gati tre orë dhe aty foli deri edhe Genc Pollo, ndërsa Topalli pati luksin edhe të një ikjeje teatrale.

Takimi me LSI zgjati më pak, por ishte gjithashtu i çuditshëm. Aty mungoi Meta por ishin gjithë të tjerët. Por ne e dimë që LSI është Iliri, dhe jo Petrit Vasili. Dhe se me LSI nuk ka dilema. Dhe as mund të spekullosh dot me to. Ilir Meta nuk ka dilema. Thjesht veprimet i bën në minutë të fundit.

Tani këtu ka vetëm një dilemë: me kë është Lulzim Basha? A është ai kryetari që do të tërheqë partinë drejt kësaj reforme? Apo thjesht do ngrejë supet e do lërë të kuptojë se ai nuk është shurdh por memec dhe nuk ka çfarë t’i bëjë Atij? A do marrë ai përsipër përgjegjësinë historike për të votuar reformën dhe radhitur partinë e tij në panteonin europianist të vendit, apo do përfundojë ana tjetër e së njëjtës medalje, pjesë e një taktike dinake të policit të keq të partisë së tij?

Shpesh kam qënë skeptik ndaj veprimtarisë së ndërkombëtarëve, sidomos të ambasadorit Lu dhe manares europiane që i shkon nga pas, por shoh nga zhvillimet e dy ditëve të fundit se taktika e tij është rezultative: tashmë ai ka arritur të identifikojë emrat të cilët nuk i dolën atij para për t’i dhënë premtimin se reforma do të kalojë. Si një mesus i rreptë gjimnazi, ai shkoi klasë më klasë dhe bëri apelin. Dhe në këtë apel këto dy ditë, mungesat ishin pak, por të qarta: Ilir Meta, Sali Berisha, Ben Blushi, Jozefina Topalli dhe Genc Ruli. Secili ama mungoi me arsyet e veta.

Të gjithë të tjerët tashmë rrezikojnë nëse nuk votojnë reformën. Dhe nëse pesë guximtarët e morën në sy thyerjen e notës në sjellje, të tjerët duhet të mendohen mirë, nëse Refoma në Drejtësi ngel në klasë. Siç e tha para ca ditësh “përtej”vijës së kuqe ambasadori amerikan: “Populli do t’i ndëshkojë me votë”. Dhe s’besoj se e kishte me ata që njëherë kanë ngelur në klasë.

E ka me të rinjtë, me ata që kërkojnë ende “diplomën” e ëmbël të pushtetit.

javanews/ a.k

Next Post

Kjo bjonde është supermodele, kështu që hapini sytë mirë (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Moti i keq, vijon situata problematike në Kurbin/ Dëme në disa biznese, aksi Mamurras-Laç prej 2 orësh i bllokuar

Moti i keq, vijon situata problematike në Kurbin/ Dëme në disa biznese, aksi Mamurras-Laç prej 2 orësh i bllokuar

January 6, 2026
Moti i keq dhe përmbytjet në Durrës/ “Desh m’u mbyt fëmija’, nëna flet për ngjarjen: E dërgova te fisi që të kujdeset për të. Nuk na strehuan

Moti i keq dhe përmbytjet në Durrës/ “Desh m’u mbyt fëmija’, nëna flet për ngjarjen: E dërgova te fisi që të kujdeset për të. Nuk na strehuan

January 6, 2026
Detaje të tjera nga dhuna në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”! Mjeku kundërshtoi e kapi për fyti dhe e ofendoi kryeinfermieren pas…

Detaje të tjera nga dhuna në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”! Mjeku kundërshtoi e kapi për fyti dhe e ofendoi kryeinfermieren pas…

January 6, 2026
Rrëfimi prekës e plot dhembje i një nëne, tregon historinë e humbjes së pesë fëmijëve: I kërkoja nëpër varreza…

Rrëfimi prekës e plot dhembje i një nëne, tregon historinë e humbjes së pesë fëmijëve: I kërkoja nëpër varreza…

January 6, 2026
Samiti i Koalicionit të Vullnetmirëve për Ukrainën/ Rama pritet nga Presidenti Macron në Francë (VIDEO)

Samiti i Koalicionit të Vullnetmirëve për Ukrainën/ Rama pritet nga Presidenti Macron në Francë (VIDEO)

January 6, 2026
Rinas/ U kapën me dokumente false edhe me mallra kontrabandë, arrestohen në aeroport 6 kinezë dhe një bjelloruse

Rinas/ U kapën me dokumente false edhe me mallra kontrabandë, arrestohen në aeroport 6 kinezë dhe një bjelloruse

January 6, 2026
Nga “tigresha” e Maduros te presidentja e përkohshme e Venezuelës, kush është Delcy Rodríguez

Nga “tigresha” e Maduros te presidentja e përkohshme e Venezuelës, kush është Delcy Rodríguez

January 6, 2026
Tragjedia në Zvicër/ Autoritetet pranojnë: Ka pasur mungesë kontrollesh sigurie, nuk janë kryer verifikime…

Tragjedia në Zvicër/ Autoritetet pranojnë: Ka pasur mungesë kontrollesh sigurie, nuk janë kryer verifikime…

January 6, 2026
“Guxoni t’i kërkoni Berishës largimin”, Flutura Açka kërkon të ikë nga PD: Kur ju vinit pasuri, unë shkruaja libra

“Janë sjellë keq me Lapajn, por edhe me Salianjin”/ Flutura Açka: PD-ja duhet të reflektojë

January 6, 2026
VIDEO-Radhë edhe sot në Kakavijë, ironia e qytetarit: Do na ziejnë këtu se kemi mish të fortë

VIDEO-Radhë edhe sot në Kakavijë, ironia e qytetarit: Do na ziejnë këtu se kemi mish të fortë

January 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In