• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, July 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sokol Balla/ Brek-sit

by Java News
14/06/2016 15:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjithmonë është një emocion i posacëm të shkosh në Britani. Te Ishujt më saktë sic pëlqejnë t’i quajnë vetë britanikët. Ata mendojnë se janë vërtet një ishull krahasuar më botën. I kanë dhënë Europës ndër shumë të tjera, edhe dy gjëra të mëdha: Demokracinë dhe Futbollin. Paradoksi është se ‎sot nga njëra duan të dalin, e nga tjetri (nga Europiani), duan t’i nxjerrin.

Paradoksi eurobritanik është më i dukshëm kur i hipën trenit Eurostar për në Londër. Nga Lille ku nisem në mëngjesin e së hënës, stacioni londinez i St.Pancras është dicka më shumë se një orë larg. Por treni TGV kalon ndërkohë Calais, Tunelin e më pas Dover e Londër. Kalon vendqëndrimin e dikurshëm të mijëra refugjatëve të përzënë, kanalin miliarda paundësh, krenarinë dhe njëkohësisht simbolin e aferave korruptive euro britanike dhe Doverin, ose murin e parë të ishujve britanikë që gjermanët nuk arritën ta kalonin kurrë. Sot, supershteti europian i drejtuar nga Berlini, po humbet sërish një betejë me Londrën, atë për ta mbajtur atë ne Europë. Të martën sondaxhet treguan se mbështetja për të dalë nga Europa është 6 pikë para mes britanikëve.

Në stacionin e trenit Lille Europe (si një shenjë parandjellëse se aty shumë shpejt do jetë kufiri mes saj dhe britanikëve mendjendryshuar), janë dy postoblloqe. I pari francez i Schengen e më pas të presin policët anglezë. Vdes kur shohin të dyja palët pasaportën dhe habiten me paradoksin e kapakut dhe asaj që shohin brenda dhe mezi mbajnë pyetjen për udhëtimet e shpeshta, që janë sigurisht në pjesën më të madhe për punë. Por ajo që më habit sa herë në Londër shkoj me tren, është se sa më shumë afrohet distanca kohore që i ndan, aq më larg duken dy botët që i ndan në mes një kanal, pak më i gjerë se ai i Otrantos.

Tani, ashtu si dikur në Otranto, shqiptarët kanë filluar të bëjnë popullorë gomonet, ndërkohë që ne jemi kthyer në targetin‎ e preferuar të atyre që mbështesin Brexit, ose Britain Exit from Europe, një nga dy alternativat që këtu do votohen javën e ardhshme në 23 qershor. Sot gazeta më popullore në vend The Sun, ka dalë publikisht në mbështetje të Brexit, me titullin capken: “Be Leave in Britain”. Një gazetë e njohur për tituj të tillë, (Be Leave – largohu – shqiptohet Biliv, ose njëlloj si believe – besoj‎ – pra besoni tek Britania dhe tek ikja e saj nga Europa është qëllimi i lojës së fjalëve) ajo merr guximin qytetar sot, për të mbajtur një qëndrim sa politik aq edhe patriotik. Shpjegon në pak rreshta se ka ardhur koha që gabimi i 43 viteve më parë të korigjohet. Fton qytetarët të mos tremben nga ata që po i frikësojnë se ekonomia britanike do rrënohet nga ikja nga Europa. I kujton referendumin e 15 viteve më parë kur britanikët i thanë JO euros. Dhe ja ku janë sot. Britania ekonomia e pestë në botë, e vetmja në Europë me këtë rritje dhe shkallë të ulet papunësie. Gjithë pjesa tjetër e Europës në krizë.

Ndërkohë hakmarrja e Europës ka filluar. Një ditë më parë UEFA kërcënon Anglinë për përjashtim nga Europiani. Dhuna ka qënë e tifozëve rusë por kjo ka pak rëndësi. Vendi që shpiku futbollin mund të përjashtohet. Ndryshe nga politikanët, Rooney dhe Hodgson i luten tifozëve të mos prishin punë: “Kemi punuar fort të vijmë deri këtu, dhe nuk duam të ikim” thotë traineri i Luanëve në një videomesazh.

Ky, ishte Brexit sot!

Ndërkohë tre mijë kilometra nga Londra, në Tiranë, një gjerman paralajmëroi politikanët atje se po linin jashtë Europe vendin e tyre për shkak të bllokimit të reformës në drejtësi.

Një parti politike sulmon një media se nuk i kanë pëlqyer titrrat.

Një kombëtare, ajo e Shqipërisë është prej katër ditësh në Europë. Ndryshe nga parlamenti i saj që përpëlitet me brekë nëpër këmbë mes të shkuarës dhe së ardhmes.

Ky, ishte Brek-sit sot!

‎Bye bye!

Posaçërisht për Javanews

Next Post

Qendra e Gjakut me sistem të ri testimi​, Beqaj: Siguri më e lartë për analizat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ministri izraelit kërkon krokodilë rreth burgjeve ku mbahen të burgosurit palestinezë

Ministri izraelit kërkon krokodilë rreth burgjeve ku mbahen të burgosurit palestinezë

July 18, 2026
Numri i turistëve u rrit në korrik, INSTAT: 2.7% më shumë se i njëjti muaj i vitit të kaluar

Travel of Path: Shqipëria, destinacioni që po ndryshon Evropën

July 18, 2026
Irani vret dy ushtarë amerikanë pas sulmeve me raketa, një tjetër i zhdukur

Irani vret dy ushtarë amerikanë pas sulmeve me raketa, një tjetër i zhdukur

July 18, 2026
VIDEO / Kuvendarët e protestës nxjerrin me dhunë nga salla ish-deputetin: Do të çoj në Polici…

VIDEO / Kuvendarët e protestës nxjerrin me dhunë nga salla ish-deputetin: Do të çoj në Polici…

July 18, 2026
Kaos në Parlament! PS voton ministrat e rinj, Berisha dhe deputetët e PD bllokojnë foltoren

Frikacakët e politikës, “mulizmi” dhe kështjella e Berishës

July 18, 2026
Zjarret në vend, Policia bën bilancin: Në më pak se tre muaj identifikuam 137 autorë, 46 u arrestuan

Zjarri mund të shuhet, por pasojat e tij vazhdojnë të mbeten në ajër

July 18, 2026
Ndërtimi i anijeve kozmike, Pentagoni jep 7.1 mln dollarë për prodhimin e xhamit special

Ndërtimi i anijeve kozmike, Pentagoni jep 7.1 mln dollarë për prodhimin e xhamit special

July 18, 2026
“Opozita nuk vjen në pushtet me kryetarin non grata”, Martin Leka: Ja pse Trump nuk e ndryshon vendimin për Berishën

Sherr në Kuvendin e protestës, Leka: Degradimi nisi me pjesëmarrjen e vijoi me fjalorin dhe dhunën

July 18, 2026
Atentati në Sarandë, Thimjo Rubati jashtë rrezikut për jetën, detaje nga spitali i Janinës

Atentati në Sarandë, Thimjo Rubati jashtë rrezikut për jetën, detaje nga spitali i Janinës

July 18, 2026
Ngjarja e rëndë/ Gjendet e pajetë 74 vjeçarja, dalin detajet e para

Gruaja vret burrin në bashkëpunim me të dashurin e saj, e inskenuan si pickim gjarpri

July 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In