• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Softa: Larjet e hesapeve po bëhen në Belgjikë. Ja pse erdhi prokurorja belge në Tiranë!

by A R
12/11/2024 08:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Eksperti për çështjet e sigurisë, Fatjon Softa ka deklaruar në studion e emisionit “3D” të moderatorit Alban Dudushit, në RTSH1 se larjet e hesapeve po bëhen në Belgjikë, ndërsa shpjegoi se pse erdhi prokurorja belge në Tiranë.

“Së pari, Belgjika është vendi ku aplikacioni Sky Enchrochat është zbërthyer dhe ka informuar SPAK-un me dosje dhe ku ka ndihmuar shumë nga zbardhja e këtyre përgjimeve për të krijuar te SPAK-u një lloj procedimi ndaj grupeve kriminale.

E dyta, është rritja e agresivitetit të grupeve kriminale dhe shqetësimit ndaj tyre sepse edhe larja e hesapeve po i bëjnë në këto territore. E treta, është një linjë bashkëpunimi midis Shqipërisë dhe Belgjikës, të cilët kanë një aktivitet kriminal të avancuar. Shqipëria është sot vendi ku ka pastrim parash.

Kujtojmë që edhe Toyota Yaris erdhi nga ai vend dhe në atë kohë kemi pasur një vizitë të prokurorëve belgë ku janë takuar me ish-kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha që bëri atë deklaratë, pak të çuditshme në Parlament. Mënyra se si dekonspirua dhe u tha, nuk kemi ne informacion. Mendoj se çështjet vazhdojnë”, u shpreh Softa.

Ai vuri në dukje se midis Shqipërisë dhe Belgjikës janë ngritur grupe të përbashkëta hetimore për të luftuar krimin e organizuar.

“Janë ngritur grupe të përbashkëta hetimore midis atyre shqiptare dhe belge në luftën e përbashkët ndaj grupeve kriminale që ushtrojnë aktivitet në territorin belg por jo vetëm, por edhe pastrimi i parave, apo paratë që ato sjellin nga Belgjika dhe aktivitetet që ato kryejnë të lidhura me bandat dhe grupet e huaja që veprojnë në ato territore. Kjo lloj linje është e rëndësishme për të luftuar bashkërisht krimin e organizuar që po godet edhe këtë vend të Bashkimit Evropian”, tha Softa.

/a.r

Next Post
“Nuk mund të dal në Tiranë i veshur kështu”, rikthehet Elton Ilirjani: Shqipëria, vend i pasigurtë për mua

“Nuk mund të dal në Tiranë i veshur kështu”, rikthehet Elton Ilirjani: Shqipëria, vend i pasigurtë për mua

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

March 3, 2026
Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

March 3, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse na vlerëson Komuniteti i Energjisë?

March 3, 2026
Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

March 3, 2026
Ulet nafta dhe benzina! Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja për karburantet

Lufta prek naftën/ Ngrihet lehtë çmimi edhe në Shqipëri, ekspertët kërkojnë ulje të taksave dhe fiksim të çmimit

March 3, 2026
Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

March 3, 2026
Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

March 3, 2026
“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

March 3, 2026
Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

March 3, 2026
Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In