• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Soderbergh, producent i filmit për “Panama Papers”

by Aalison Pearse Stevens
09/07/2016 10:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Steven Soderbergh ka marrë përsipër të bëjë filmin për raportimet e fundit nga “Panama Papers”, shkruan Koha Ditore.

Kineasti i cili kohëve të fundit është rikthyer si regjisor i filmave artistikë, është vënë në cilësinë e producentit të këtij filmi, por ende nuk është bërë e ditur nëse ai do ta bëjë edhe regjinë e këtij produksioni që do të trajtojë rrjedhjen më të madhe të informacioneve që ka ndodhur në histori.

Filmi i Soderbergh, sipas The Guarduan, do të bazohet në librin “Secrecy World”, me të cilin reporteri hulumtues, Jake Bernstein, mori çmimin “Pulitzer”.

Ai ishte njëri nga gazetarët e Rrjetit Ndërkombëtar të Gazetarëve Hulumtues, që nxori në dritë të dhënat nga “Panama Papers”. Adaptimin për skenar filmi pritet ta bëjë Scott Z. Burns, i cili është autor i skenarëve “Contagion”, “Side Effects” dhe “The Informant”.

“Panama Papers” ka zbardhur 11.5 milionë dokumente që ishin nxjerrë nga “Mossack Fonseca” në Panama, njëra nga kompanitë më të mëdha “offshore” në botë.

Dokumentet kanë nxjerrë në pah se si biznesmenë e politikanë të njohur nëpërmjet vjegëzave ligjore mundohen t’u ikin tatimeve. Liderë botërorë, përfshirë presidentin rus Vladimir Putin, kryeministrin pakistanez, ashtu sikurse edhe kinematografë si Pedro Almodóvar, janë të përfshirë në listën e atyre që kanë përfituar fonde në këtë formë.

Të dhënat janë publikuar nga një burim anonim në gazetën gjermane “Süddeutsche Zeitung” dhe prapa tyre ka qëndruar Rrjeti Ndërkombëtar i Gazetarëve Hulumtues. Ky rrjet më pas ka publikuar të dhënat edhe në një rrjet ndërkombëtar të bashkëpunëtorëve, përfshirë edhe mediat si “The Guardian” dhe BBC. Në vitin 2009, Soderbergh kishte thënë se ndoshta do të heqë dorë nga regjia. Kishte treguar për “The Guardian” se “po e shesh fundin e karrierës”.

Por në fund të fundit tash rezulton se kjo ishte vetëm një pauzë. Pas regjisë në seritë kritike në televizion si “The Knick”, adaptimit të filmit “The Girlfriend Experience” dhe të qenit pjesë e filmit “Magic Mike XXL”, Soderbergh është duke iu kthyer regjisë së filmit artistik bashkë me Logan Lucky për një triler në skenën e garave “Nascar”. Aty do të jenë edhe yjet Channing Tatum, Adam Driver, Katherine Heigl dhe Seth MacFarlane.

Folegjenda: Steven Soderbergh do të jetë në cilësinë e producentit të filmit për “Panama Papers” dhe ende nuk është konfirmuar nëse ai do ta bëjë edhe regjinë. (b.an)

Next Post

Gjukanoviç: Në Ballkan ende ekzistojnë vatra për konflikte

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“E veçantë, ka gjithçka!”, media britanike liston 12 vendet më të mira për t’u vizituar në Shqipëri gjatë 2026-ës

“E veçantë, ka gjithçka!”, media britanike liston 12 vendet më të mira për t’u vizituar në Shqipëri gjatë 2026-ës

March 28, 2026
Prezantohej si zyrtar i shtetit dhe mashtroi mbi 35 biznese, në pranga 26-vjeçari nga Saranda!

Prezantohej si zyrtar i shtetit dhe mashtroi mbi 35 biznese, në pranga 26-vjeçari nga Saranda!

March 28, 2026
Aeroplanmbajtësja amerikane “George Bush” niset drejt Lindjes së Mesme

Aeroplanmbajtësja amerikane “George Bush” niset drejt Lindjes së Mesme

March 28, 2026
“Game over 3”, u kapën duke vënë baste sportive online, arrestohen 2 persona në Krujë, 1 i proceduar

“Game over 3”, u kapën duke vënë baste sportive online, arrestohen 2 persona në Krujë, 1 i proceduar

March 28, 2026
Rrëshqiti nga shkëmbi, humb jetën i moshuari në Klos

Sherr me thika mes 4 personash në një servis makinash në Korçë, 1 i plagosur

March 28, 2026
Aksident i trefishtë në aksin Thumanë-Fushë Krujë, plagosen dy persona

Aksident i trefishtë në aksin Thumanë-Fushë Krujë, plagosen dy persona

March 28, 2026
Analiza: Si po e detyron lëvizja Maga Donald Trump të ndryshojë kurs

Analiza: Si po e detyron lëvizja Maga Donald Trump të ndryshojë kurs

March 28, 2026
Hyn në fuqi “Bordi” për karburantet, në mbledhjen e parë përcaktohen çmimet tavan

Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e naftës

March 28, 2026
Nga nesër rikthehet ora verore, akrepat do të zhvendosen 60 minuta para

Nga nesër rikthehet ora verore, akrepat do të zhvendosen 60 minuta para

March 28, 2026
Tajlanda arrin marrëveshje me Iranin për kalimin e naftës në Ngushticën e Hormuzit

Tajlanda arrin marrëveshje me Iranin për kalimin e naftës në Ngushticën e Hormuzit

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In