• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sociologu i njohur: Oligarkët?! Pa borgjezi nuk ka demokraci

by A R
04/01/2020 16:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shoqëria shqiptare është e dy polarizuar mes të pasurve dhe të varfërve. Sociologu Gëzim Tushi i ftuar në studion e lajmeve në Ora News është i mendimit se njerëzit e pasur i duhen shoqërisë. Ai thotë se nuk është dakord me termin oligark, pasi siç shprehet pa borgjezi nuk ka demokraci.

Gëzim Tushi: Është bërë një stratifikim i shpejtë i shoqërisë, një polarizim i shpejtë i shoqërisë. Kjo ka krijuar dy pole, ka një pol të të pasurve, ne nganjëherë themi oligarkët megjithëse unë nuk jam dakord me këtë termin që të anatemojmë njerëzit e pasur që janë të suksesshëm me punën e tyre, sepse e kam thënë dhe e them, pa borgjezi nuk ka demokraci. Ata i duhen shoqërisë, janë vlerë e madhe dhe duhen mbështetur dhe jo ti vëmë  pas murit dhe ti godasim, me të drejtë dhe pa të drejtë, natën dhe ditën duke ia nxirre jetën atyre sipërmarrësve. Nuk po them për ata që janë të korruptuar, që atë e bëjnë me favore qeveritare, apo që pasurinë e vënë në rrugë të paligjshme. Unë nuk di ndonjë mënyrë tjetër, atëherë rruga tjetër është të kthehemi prapa, të shkojmë tek ekonomia e planifikuar, me industri shtetërore, me kooperativa bujqësore etj. Kjo pjesa e pasur e njerëzve është njëra anë. 

Tushi po ashtu ngre shqetësimin për shtimin e njerëzve të varfër.

Gëzim Tushi: Por nga ana tjetër është shtuar shumë edhe shtresa e njerëzve të varfër, të marxhinalizuar e atyre që jetojnë në nivelin e varfërisë. Duhet ta pranojmë që niveli i varfërisë në shoqërinë shqiptare është shumë i lartë. Numri i familjeve që marrin ndihmë ekonomike edhe pse është reduktuar, në 1998 filloi me 151 mijë familje në skemën e ndihmës ekonomike, sot ka vajtur 50-60 mijë. 

Për të ulur varfërinë, por edhe për të ndikuar të ata që janë shumë të pasur, Tushi thotë se duhet të investojmë më shumë tek shtresa e mesme.

Gëzim Tushi: Ajo që mua me shqetëson është hollimi i shtresës së mesme qytetare në shoqëri. Ekzistenca e shtresës së mesme qytetare, ku bëjnë pjesë nëpunësit, të punësuarit, intelektualët, njerëzit e biznesit të vogël, të shërbimit social e mjekësor është shumë e rëndësishme të forcohet sepse është baza e qytetërimit urban. Nëse duam të rregullojmë jetën tonë duhet të bazohemi fort te kjo shtresë sepse ajo ka vlerat e saj dhe është sistem referimi për dy polet e tjera, edhe për të pasurit e shumtë, edhe për të varfrit.

/a.r

Next Post
Lejoi kalimin e falsifikatorit, e pëson kontrollorja në Kapshticë

Ulet trau në Kapshticë, ja mjetet që ndalohen të kalojnë në 5 dhe 6 janar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

March 27, 2026
Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

March 27, 2026
Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

March 27, 2026
“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

March 27, 2026
Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

March 27, 2026
Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Rezart Kthupi: Statuti i PD është ai që thotë Sali Berisha, jo ai i regjistruar në gjykatë

March 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etika e Frashërit dhe Gjadrit për ambicien?!

March 27, 2026
Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

March 27, 2026
Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

March 27, 2026
Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In